URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LETĖRSIA
       *****************************************************
       #Post#: 2394--------------------------------------------------
       Letėrsia e vjetėr shqipe
   DIR By: Mondi
       Date: May 7, 2012, 2:52 am
       ---------------------------------------------------------
       Letėrsia e vjetėr shqiptare lindi dhe u zhvillua nė mesjetė, kur
       vendi ynė nėn zgjedhėn osmane, nė kushtet e shoqėrisė feudale,
       ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe
       pėrmbajtja e saj ėshtė kryesisht fetare. Tė nisur nga qėllime
       atdhetare, shkrimtarėt e kėsaj periudhe shkruan edhe vepra
       mėsimore e didaktike, si:
       "Fjalori latinisht-shqip„ i F. Bardhit , "Gramatika„ e Andrea
       Bogdanit, madje edhe krijime tėrėsisht laike si ndonjė poezi e
       Budit, shume vjersha tė bejtexhinjve etj.
       Atė qė s`mund ta bėnte letėrsia e shkruar, e bėri vetė populli
       me letėrsinė gojore, me krijimet e bukura folklorike, qė
       pėrbėjnė njė monument kulture tė pandėrprerė gjatė gjithė qenies
       sė tij, qė nga kohėt mė tė lashta.
       Shkrimi mė i vjetėr shqip qė njohim deri mė sot, i pėrket vitit
       1462 dhe libri i shkruar nė gjuhėn shqipe, me sa dimė deri tani,
       ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut, botuar mė 1555. Ky ėshtė libri i
       parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, por jo libri i parė i letėrsisė
       shqiptare. Letėrsi shqiptare tė shkruar nė gjuhė tė tjera ka
       pasur edhe mė parė. Vepra mė e rėndėsishme e kėtij lloji ėshtė
       "Historia e Skėnderbeut„ e Marin Barletit botuar rreth viteve
       1508-1510.
       Me letėrsi tė vjetėr shqiptare kuptojmė letėrsinė e tre
       shekujve. Nė qoftė se nė shekullin XVI u shkrua vetėm "Meshari",
       nė shekullin XVII ai ndiqet nga librat nė gjuhėn shqipe tė
       Pjetėr Budit, Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj., nė Veri.
       Njė grup tjetėr pėrbėn prodhimi letrar qė u zhvillua nė qendra
       tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme
       si: nė Voskopojė, Elbasan, Gjirokastėr dhe Janinė. Sidomos nė
       shekullin e XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ky
       prodhim pėrfaqėson kryesisht shtresat e zanatēinjve, tė
       tregtarėve dhe tė fshatarėsisė sė lirė dhe lidhet me zhvillimin
       ekonomik e kulturor tė qyteteve tė kėtyre anėve. Kėshtu p.sh.,
       Voskopoja gjatė viteve 1720-1770 ishte njė qytet i begatshėm me
       rreth 20.000 banorė, njė nga qendrat kryesore ekonomike dhe
       kulturore tė vendit. Kėtu lulėzoi njė veprimtari e gjerė
       arsimore, me kisha e shkolla tė shumta; ndėr to edhe njė shkolle
       e nivelit tė mesėm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga
       Bushatllinjtė e Shkodrės. Kishte, gjithashtu, njė bibliotekė dhe
       njė shtypshkronjė, tė njohura pėr kohėn. Rėndėsi tė veēantė jo
       vetėm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos nė kohėn
       e Ali Pashė Tepelenės.
       Shkrimtarėt kryesorė te kėtij prodhimi janė Theodor Kavaljoti
       nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostė Beratasi (nga fundi i
       shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parė e shekullit
       XVIII), trimi suliot Marco Boēari, peshkopi Grigor Gjirokastriti
       etj. Veprat e tyre kanė kryesisht karakter fetar ose mėsimor,
       janė fjalorė disa gjuhėsh ose pėrkthime. Ata vetė kanė njė
       formim greko-bizantin , ndaj dhe nė shkrimet e tyre pėrdorin
       kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i
       Elbasanit, Kostė Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjė tjetėr,
       qė krijuan edhe alfabete tė veēanta tė shqipes, duke dashur tė
       vėnė nė dukje individualitetin e gjuhės shqipe dhe dallimin e
       saj nga gjuhėt e tjera.
       Fakt i rėndėsishėm i jetės letrare tė shekullit tė XVIII dhe
       fillimit tė shekullit tė XIX ėshtė krijimtaria e bejtexhinjve
       (letėrsi shqiptare me alfabet arab) me pėrfaqėsues kryesore:
       Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati:
       Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e
       Shahin Frashėri, nga Frashėri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci,
       nga Shkodra etj.
       Njė degėzim tė veēantė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare pėrbėnte
       letėrsia arbėreshe, prodhim i shqiptarėve tė emigruar nė Itali
       para dhe pas vdekjes sė Skėnderbeut.
       Kjo letėrsi njohu njė rrugė tė gjatė zhvillimi , qė nga shekulli
       XVI deri nėr ditėt tona. Ndėr autorėt e saj mė tė dėgjuar, mund
       tė pėrmendim Lekė Matrėnga (1560-1619); Niko Katalano
       (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollė Filja
       (1682-1769). Njė etapė tė re nė letėrsinė e vjetėr arbėreshe
       shėnuan veprat e Jul Varibobės (shek XVIII), ku bie nė sy jo
       vetėm origjinaliteti i trajtimit tė materialit, por edhe cilėsia
       e lartė artistike, traditė e qė u ēua pastaj me pėrpara nga
       shkrimtarėt arbėreshė tė Rilindjes Kombėtare (De Rada , Dara (i
       riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
       Ndonėse e kufizuar nė tematikė dhe e pėrfaqėsuar me njė numėr tė
       vogėl veprash, rėndėsia e letėrsisė sė vjetėr qėndron, nė radhė
       tė parė, nė faktin se ajo ėshtė shprehje e vitalitetit tė
       popullit shqiptar, e qėndresės sė tij kundėr pushtuesit e
       kulturės sė huaj. Nėpėrmjet veprave tė kėsaj letėrsie u ruajt e
       gjallė dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe tradita pėr shkrimin e
       saj. /gjuhashqipe.com
       #Post#: 3045--------------------------------------------------
       Re: Letėrsia e vjetėr shqipe
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 13, 2012, 3:22 am
       ---------------------------------------------------------
       MARIN BARLETI (BARLECI)
       Historiani i shquar Marin Barleti ėshtė figura mė e madhe e
       lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekujve XV-XVI. Ai lindi
       rreth vitit 1460 nė Shkodėr. Fare i ri, mė 1478, mori pjesė me
       armė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė lindjes nga rrethimi i
       forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarėve i mbeti nė sy e nė
       mendje, derisa e pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar
       luftrave pėr tė mbrojtur atdheun "nga kujtimi i tė cilit,-
       shkruan ai,- tani pėrtėrihem si pėr mrekulli, por edhe pėr tė
       cilin s'mund tė shkruaj pa lot nė sy". Rėnia e Shkodrės, qė
       ishte njė nga kalatė e fundit tė qėndresės shqiptare pas vdekjes
       sė Skėnderbeut, e detyroi Barletin, si shumė tė tjerė, tė
       mėrgonte nė Venedik me 1504. Por vepra qė i dha emėr Barletit nė
       kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e
       bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe e botuar nė
       Romė rreth viteve 1508-10. Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua
       latisht tri herė, u pėrkthye nė shumė gjuhė evropiane dhe u bė
       burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar, tė
       shkruar nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė nga italishtja,
       spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri nė
       japonisht. F.S.Noli ka shkruar me tė drejtė se vepra e Barletit
       "fitoi kėndonjės anembanė botės dhe e bėri tė pavdekshėm
       kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė".
       Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e
       para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e
       cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet; e dyta
       qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė
       shkruar, njė stil qė tė rrėmben.
       Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut ėshtė, nė rradhė tė
       parė, njė vepėr historike, por e shkruar nga njė dorė mjeshtri.
       Stili i gjallė dhe elegant me tė cilin e ka shkruar Barleti, e
       bėjnė atė njė vepėr edhe me vlerė letrare. Kėto vlera qėndrojnė
       nė gjuhėn e pasur dhe nė figuracionin e pasur, nė mjeshtėrinė
       plastike tė vizatimit tė figurės sė Skėnderbeut, nė frymėn
       patetike dhe vrullin tronditės qė pėrshkon tregimin, si dhe nė
       bukurinė, gjerėsine dhe lehtėsinė e frazės. Vepra e Barletit
       pėrshkruan historinė e luftrave heroike tė shqiptarėve, tė
       udhėhequr nga Skėnderbeu, kundėr hordhive osmane. Atė e pėrshkon
       nga fillimi nė fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit pėr
       vetitė luftarake tė popullit tė vet, dashuria dhe adhurimi pėr
       heroin, qė i dha emrin njė epoke tė tėrė nė historinė e popullit
       shqiptar.
       Vlera mė e ēmuar qė gjen Barleti te bashkatdhetarėt e vet, ėshtė
       dashuria pėr lirinė, pėr trojet amtare, vendosmėria pėr tė dhėnė
       edhe jetėn pėr mbrojtjen e tyre.
       Nuk ka gjė mė tė ēmuar pėr njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrė mė
       tė shenjtė sesa lufta pėr ta mbrojtur atė nga i huaji. Kjo ėshtė
       njė nga idetė e mėdha tė veprės. Kryeni detyrėn ndaj atdheut,
       pėr tė cilin asnjėherė nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur gjak,
       se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria pėr tė ia kalon ēdo
       dashurie tjetėr, shkruan Barleti.
       Duke folur pėr qėndresėn e shqiptarėve gjatė shekullit XV,
       Barleti ka vėnė nė qendėr tė veprės sė vet protagonistin dhe
       heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurė ėshtė
       vizatuar me dashuri e ngjyra tė gjalla; ajo ėshtė dhėnė me
       tiparet qė ia njeh historia, pra gjithmonė nė frymėn e
       humanizmit e tė konceptit humanist pėr njeriun dhe luftėtarin e
       lirisė.
       Barleti e jep Skėnderbeun si personifikim tė heroit qė mishėron
       forcėn e njeriut, aftėsinė dhe bukurinė fizike e morale tė kėsaj
       kkėsaj krijese tė mrekullueshme, sipas botėkuptimit humanist.
       Figura e tij del madhėshtore, si njė hero legjendar, simbol i
       ēlirimtarit dhe i mbrojtėsit tė lirisė, prijės i njė populli
       luftėtar e trim , tė dashuruar deri nė dhembje me trojet e veta
       dhe me lirinė.
       Luftėtar i ashpėr dhe prijės me njė zemėr tė madhe njerėzore,
       madhėshtor dhe legjendar - e tillė tė mbetet nė mendje figura e
       heroi , skalitur si me daltė nga pena e Barletit.
       Nė veprėn "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut„ autori
       mbron tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lirė, himnizon
       njeriun dhe forcėn e tij, heroizmin njerėzor dhe dashurinė e
       natyrshme pėr trojet e tė parėve.
       Duke qenė njė vepėr historike, libri i Barletit ka rėndėsinė pėr
       tė dhėnat dhe faktet qė sjell. Pa kėtė vepėr historiografisė pėr
       Skėnderbeun do t'i mungonin burimet e para, qė e kanė ushqyer
       dhe vazhdojnė t'a ushqejnė edhe sot. Nė disa raste, i rrėmbyer
       nga entuziazmi qė i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike qė
       pėrshkruan edhe urrejtja pėr pushtuesin, Barleti i zmadhon
       ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesėmarrėsve nė luftime.
       Por, prapėseprapė, nė thelb dhe nė frymėn e saj tė pėrgjithshme
       vepra i pėrmbahet sė vėrtetės historike.
       Me librin e tij Marin Barleti qėndron nė fillimet e letėrsisė
       shqiptare, e cila e nis udhėn e saj me njė vepėr tė pėrmasave tė
       mėdha. Kjo vepėr ėshtė shkruar nė latinisht, qė asokohe ishte
       gjuha e kulturės nė Evropė, por ajo i pėrket kulturės shqiptare,
       jo vetėm se ėshtė shkruar nga njė shqiptar, por se ėshtė bota
       shqiptare qė i ka dhėnė jetė kėtij argumenti madhėshtor tė
       kulturės sė hershme tė kėtij populli tė lashtė.
       #Post#: 3046--------------------------------------------------
       Re: Letėrsia e vjetėr shqipe
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 13, 2012, 3:22 am
       ---------------------------------------------------------
       GJON BUZUKU
       Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė
       shqiptare. Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė
       pushtimit osman janė tė pakta. Mė e vjetra prej tyre qė ka
       mbėritur deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut
       (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza
       arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė
       ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigjje tė plotė. ndonjė gjė tė
       paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr
       punėn, qėllimin dhe pėr kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e
       vet e mėsojmė vetėm nga pasthėnia e librit. Gjon Buzuku ishte
       njė prift katolik, njė famulltar i thjeshtė, qė, me sa duket,
       punoi nė Shqipėrinė e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprėn e
       tij ndoshta nė trevėn e Ulqinit e tė Tivarit. Siē na thotė vetė,
       veprėn e filloi mė 20 mars 1554
       Dhe e mbaroi mė 5 janar tė 1555, koha qė punoi pėr shqipėrimin,
       ose pėr botimin e saj nuk del e qartė.
       Libri, ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e
       para, por edhe disa tė tjera nėpėr mes. Kėshtu qė, duke mos
       pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij
       tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj. Ėshtė kjo njė fatkeqėsi
       apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte
       kopertinėn ose edhe faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur,
       sepse, me sa duket, ka qenė nė listėn e atyre librave qė kane
       qenė ndaluar nga kisha katolike e Romės.
       Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe
       mbeti vetėm kjo qė ėshtė e gjymtuar. Kjo , ndoshta ėshtė arsyeja
       qė ajo sot gjendet vetėm nė njė kopje, tė fshehur e tė harruar
       qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit.
       Kopja qė gjendet, me sa duket ka qenė pėrdorur shumė. Veē
       fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra
       priftėrinjsh qė, me sa duket , e kanė pasur nėpėr duar.
       Pėrmbajtja e librit ėshtė fetare dhe kryesisht me pjesė
       liturgjie, pjesė qė lexohen e recitohen vetėm prej klerikėve nė
       shėrbesat kishtare. Pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me
       alfabetin latin. Pėr disa disa tinguj tė shqipes, si: q, gj, th,
       dh, z, x, etj; qė nuk i ka gjuha latine, autori pėrdor pesė
       shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit
       cirilik. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė
       Veriore e Perėndimore. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorėt
       pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.
       Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė
       shėrbesat fetare. Jemi nė kohėn kur nė Evropė kishte shpėrthyer
       lėvizja pėr t'u shkėputur nga kisha katolike e Romės, lėvizja qė
       njihet me emrin protestantizėm. Njė nga kėrkesat kryesore tė
       kėsaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhėn
       amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecėn nė kėtė rrugė, edhe pse
       kjo ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Vatikanit. Nga ato qė
       thotė nė pasthėnie, duket se Buzuku nuk hyri rastėsisht nė kėtė
       rrugė.
       Nė rrethanat qė ishin krijuar nė Shqipėri nga pushtimi osman,
       kisha katolike e Romės ishte e detyruar tė bėnte lėshime pėr
       t'i vėnė fre islamizmit tė popullsisė shqiptare. Kėtė gjė e
       kuptoi dhe e shfrytėzoi Buzuku, i nisur jo vetėm nga qėllime
       fetare por edhe atdhetare.
       I ndikuar nga idetė e lėvizjes protestante, Buzuku iu vu punės
       qe besimtarėt shqiptare shkrimin e shenjtė ta merrnin
       drejtpėrdrejtė nė gjuhėn amtare. Nga ana tjetėr, si atdhetar, ai
       desh tė bėnte dicka pėr popullin e vet dhe ėshtė i vetėdijshėm
       se me punėn e tij do t'i shėrbente popullit tė vet, jo vetėm pėr
       tė dėgjuar e kuptuar pėrmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por
       edhe se ajo pėrbėn pikėnisjen e shkrimit tė gjuhės shqipe
       drejtuar masave shqiptare. Me veprėn e tij ai mundohej tė
       afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka
       vetėm meritė letrare, por ėshtė edhe njė hap i guximshėm
       kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim
       e pėrparim. Kėto probleme e kanė munduar pėr njė kohė tė gjatė
       autorin, prandaj ai shkruan nė pasthėnie <<…U Doni Gjoni, biri i
       Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish
       gjo tė tė ndigluom (qė tė jetė dėgjuar) nse shkruomit shenjtė,
       nse dashunit nse botėse, sanė, desha me u dedigune pėrsa mujta
       me ditune, me zbritunė (me ndriēue) pak mendetė e atyne qė
       ndiglojinė …>>
       Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njeri nga
       qėllimet pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku veprėn e tij.
       Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara. Nė Mesharin e tij gjendet dhe
       kjo lutje qė nuk gjendet nė asnjė meshar tė botės: Gjithė
       popullsinė e krishtene, ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė
       lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga tė
       gjitha kėto del qartė se me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi
       tė kulturės shqipėtare dhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit
       osman, kulturė qė te humanistet u pėrfaqėsua me vepra kryesisht
       nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės sė kohės dhe qė u
       pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , nė
       gjuhėn shqipe.
       Qė nga botimi deri mė 1740, gati dy shekuj Meshari ishte njė
       vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur. Mė 1740, atė e zbuloi nė
       Biblotekėn e Propaganda Fides afėr Romės autori gjakovar Gjon
       Kazazi. Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė
       nė gjuhėn shqipe. Pas kėsaj ēėshtja mbeti pėrsėri nė heshtje
       edhe pėr mė tepėr se njė shekull deri mė 190 , kur e rizbuloi
       arbėreshi Pal Skiroi po jo mė nė Biblotekėn Propagada Fides, por
       nė Biblotekėn e Vatikanit, nė Romė, ku gjendet edhe sot. Me 1932
       libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet nė
       Biblotekėn tonė Kombėtare. Mė 1968 gjuhėtari ynė i shquar Eqerem
       Cabej, bėri njė botim shkencor tė veprės sė Buzukut, duke e
       shoqėruar me njė studim mė tė gjerė pėr gjuhėn dhe meritat e
       autorit.
       Gjuha e pasur e librit dhe drejtėshkrimi pėrgjithėsisht i
       ngulitur dėshmojnė se kjo vepėr duhet te jetė mbėshtetur nė njė
       traditė tė mėparshmee tė shkrimit tė shqipes kishėtare, traditė
       qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, me sa
       duket e kanė marrė me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji
       padyshim njė traditė pėr autorė qė erdhėn pas tij. Tė shkruaje
       nė shqip njė libėr fetar nė njė kohė kur kjo gjuhė nuk ishte
       lėvruar si gjuhė kulture, nuk ishte e lehtė. Buzuku ia doli
       mbane veē tė tjerash edhe pse shfrytėzoi pasurinė e gjuhės
       pupullore si dhe mjaft fjalė tė lashta, qė ndoshta, i pėrkisnin
       traditės sė shkrimit tė shqipes para tij.
       Gjuha e veprės ka nė bazė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore,
       por tė bie nė sy pėrpjekja pėr ta ngritur atė mbi dialektin nga
       ėshtė nisur. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė
       njė proze tregimtare, tė njė proze me vlera letrare, qė dallohet
       pėr mjeshtėrinė e pėrdorimit tė fjalės, dhe sigurinė e
       ndėrtimeve gjuhėsore pak a shumė tė qėndrueshme. Meshari i
       Buzukut ka rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė gjuhės sė
       shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhėn e Buzukut me shqipen e
       sotme, vėrehen zhvillime tė ndryshme qė ka pasur gjuha jonė qė
       nga shekulli XVI e deri mė sot, gati pėr pesė shekuj.
       #Post#: 3047--------------------------------------------------
       Re: Letėrsia e vjetėr shqipe
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 13, 2012, 3:23 am
       ---------------------------------------------------------
       FRANG BARDHI
       Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare
       ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe,
       Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e
       paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė
       letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa
       mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten
       tė pabotuara dhe
       humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė
       kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian,
       folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė
       sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe
       "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me
       humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė
       shekujve XVI-XVII.
       Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė
       dhėna. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe
       Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės
       nuk u rreshtuan me pushtuesit.
       Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė
       atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes (
       Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė
       rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u
       cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit
       dhe tė gjuhės shqipe.
       Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira
       dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo
       robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo
       duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja
       si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe
       poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė
       krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose
       pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e
       krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn
       gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se
       nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia
       pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė
       lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė
       mbrapshta …"
       Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr
       gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij
       etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė
       vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me
       klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė
       cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė
       mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė
       letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė
       Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė
       nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė
       me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė
       gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.
       Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė
       misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė
       shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė
       viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar
       shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj
       shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė
       mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė
       Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin
       e kėtyre shkollave.
       Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune
       nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes
       shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit
       tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė
       tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej
       mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite
       lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė
       kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur
       nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr
       tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq
       fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė
       ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė
       kulturės shqiptare.
       Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė
       kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy
       vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e
       Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur
       ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e
       shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e
       po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu
       shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos
       humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe
       nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė
       qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė
       shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė
       pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe
       ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine
       nė atė kohė.
       Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė
       fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė
       pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill
       leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe
       leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe.
       Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe
       material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra
       farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė
       Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi
       si dhe njė dialog tė shkurtėr.
       Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes
       shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe
       113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera.
       Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta
       patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė
       dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė,
       veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek
       shkel turku, nuk mbin bar„ etj.
       Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj
       si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė
       mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.
       Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut",
       botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė
       ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht
       Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve,
       u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang
       Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i
       bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar,
       prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr
       autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė
       e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė
       mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte
       Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko
       Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu
       nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga
       familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė
       mprehtė polemike dhe njė stil energjik. Kėtė falsifikim Bardhi e
       quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė
       heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra
       , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por
       fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo
       ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i
       japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė
       tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte
       vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij.
       Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe
       madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr
       kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė
       tė qes para syve tė tu
       (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka
       nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".
       Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr
       historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė
       idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn.
       Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i
       pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė
       veprės dhe tė vetė autorit.
       Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga
       argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar
       gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike
       tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet
       historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si
       argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė
       njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė
       vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri
       tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe
       kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.
       "Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, -
       bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė
       trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me
       emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė
       qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".
       Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet,
       krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr
       heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė
       veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori ,
       si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e
       mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e
       kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė
       polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me
       kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke
       vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe
       duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve
       etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės
       shqiptare tė shekullit XVII.
       #Post#: 3048--------------------------------------------------
       Re: Letėrsia e vjetėr shqipe
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 13, 2012, 3:24 am
       ---------------------------------------------------------
       PJETĖR BOGDANI
       Pjetėr Bogdani ėshtė figura mė e shquar e letėrsisė sė vjetėr
       shqiptare. Ai shquhet jo vetėm si klerik i lartė, por edhe si
       atdhetar, me njė dashuri tė pakufi pėr gjuhėn shqipe e pėr
       popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftėtar i
       paepur pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe pėr
       zhvillimin e pėrparimin e tij kulturor. Me veprimtarinė e tij
       politike 40-vjeēare, sidomos me rolin qė luajti si udhėheqės i
       kryengritjes ēlirimtare tė vitit 1689 dhe me veprėn e vet "Ēeta
       e profetėve", Pjetėr Bogdani me tė drejtė ėshtė quajtur
       pararendės i hershėm i lėvizjes sė Rilindjes sonė Kombėtare.
       Lindi nė Gur tė Hasit, njė fshat i Kukėsit, rreth vitit 1625,
       Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartė (kryepeshkop
       i shkupit), ishte marrė me lėvrimin e gjuhės sonė, kishte
       hartuar nė gjuhėn shqipe edhe njė gramatikė tė latinishtes,
       madje kishte mbajtur nė Kosovė edhe njė shkollė ku mėsohej gjuha
       shqipe.
       Mbasi kreu studimet e mesme fetare nė Kolegjin e Loretos dhe
       punoi disa kohė si meshtar nė Pult e Prizeren, me shpenzimet e
       tė ungjit kreu edhe studimet e larta nė Kolegjin e Propaganda
       Fides dhe nė 1655 mori dy dekorata, njerėn nė filozofi dhe
       tjetrėn nė teologji, ēka ishte gjė e rrallė sidomos asokohe pėr
       njė tė ri shqiptar.
       Mė 1656, nė moshėn 31-vjeēare, emėrohet peshkop i Shkodrės ku
       shėrben pėr 21 vjet (1657-1677), duke qenė i ngarkuar
       njėkohėsisht edhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit,
       12 vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi si kryepeshkop i
       Shkupit.
       Atij ju desh tė luftonte njėherazi nė tri fronte kryesore: edhe
       kundėr zgjedhės sė huaj, qė nė mesin e shekullit XVII ishte
       rėnduar shumė, edhe kundėr kishės ortodokse dhe sidomos
       patriarkanės serbo-ortodokse tė Pejės, qė i kishte shtuar
       pėrpjekjet e vjetra pėr tė mos lejuar shpėrthimin e
       kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundėr politikės
       qė ndiqte vetė kisha katolike e Romės nė Ballkan.
       Kudo qė punoi , qoftė si peshkop i Shkodrės dhe administrator i
       kryepeshkopatės sė Tivarit, qoftė si kryepeshkop i Shkupit, tė
       gjitha kėto detyra Bogdani i kreu jo vetėm si klerik, por edhe
       si patriot. Bashkė me predikimin fetar dhe nėn petkun e klerikut
       ai edukonte te besimtarėt edhe ndjenjėn e dashurisė pėr liri e
       pėr atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesėve osmane, nxiste dhe
       organizonte qėndresėn kundėr tyre dhe, jo rrallėherė, ka marrė
       pjesė drejtėpėrdrejt nė kryengritjet antiosmane qė shperthyen nė
       atė kohė.
       Gjatė luftės turko-veneciane (1664-1669), ai u pėrpoq qė tė
       organizonte veprime tė pėrbashkėta me venecianėt kundėr
       pushtuesve osmane. Po kėshtu edhe nė konfliktin turko-austriak
       (1689) Pjetėr Bogdani mori malin pėr tė organizuar kryengritjen
       e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, me ta
       u bashkuan edhe rreth 500 luftėtarė tė cilėt kronisti austriak i
       cilėson "arnautė", d.m.th. shqiptarė. Bogdani ishte faktori
       vendimtar i kėtij bashkėveprimi, aq sa kronisti i mėsipėrm, kur
       vdiq, mė 6 dhjetor 1689, nė mėnyrė lakonike shkruan se "me
       vdekjen e Pjetėr Bogdanit iku edhe fati ynė nė tokė". Dhe me tė
       vėrtetė, ushtria austriake filloi tė pėsonte disfata tė
       pėrditshme. Frytet e punės politike tė Bogdanit pėr afrimin e
       shqiptarėve myslimane e katolike kundėr zgjedhės shekullore,
       sidomos simpatinė qė gėzonte ai tek shqiptarėt myslimanė, e
       dėshmon edhe suksesi qė pati mė 1680, kur pajtoi brenda tri
       orėve fiset e Krasniqit dhe tė Gashit, qė ishin nė gjakmarrje.
       Pėr t'u shpėtuar kėtyre ndjekjeve, atij i ėshtė dashur
       shpeshherė tė merrte udhėt e maleve. Madje edhe sot nėpėr vendet
       ku ka kaluar ka shpella qė mbajnė emrin e tij e qė tregojnė se
       ai ėshtė fshehur nė to pėr t'u shpėtuar operacioneve ushtarake
       turke. Gjatė kėtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete
       biblotekėn personale, ose , tė paktėn, dorėshkrimet e vyera,
       sepse sikurse e thotė vetė me keqardhje, gjatė kėtyre
       shtegtimeve tė detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa
       nd'ujėt-shkruan ai) dorėshkrimi i gramatikės sė tė ungjit.
       Pjetėr Bogdani ka hyrė nė historinė e patriotizmit shqiptar dhe
       tė kulturės shqiptare jo vetėm me veprimtarinė e vet kombėtare
       pėr tė organizuar kryengritjen e pėrgjithshme antiosmane, por
       edhe me veprėn e tij diturore-letrare "Ēeta e profetėve" (Cuneus
       profhetarum), qė e botoi nė Padovė, mė 1635 me ndihmėn e njė
       miku tė vet.
       Me kulturėn e tij tė gjerė enciklopedike, me mendimet e tij
       pėrparimtare iluministe e atdhetare, me punėn e gjatė
       kėmbėngulėse mė se tridhjetėvjeēare, Bogdani i dha letėrsisė
       shqiptare dhe popullit shqiptar njė vepėr madhore, qė kurorėzoi
       traditėn e mėparshme letrare e kulturore dhe qė paralajmėroi njė
       periudhe tė re tė zgjimit gjithkombėtar.
       Bogdani ėshtė njė njeri erudit. Nga leximi i veprės sė tij
       mėsojmė se pėrveē gjuhės amtare, ai dinte edhe italishten,
       latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten,
       hebraishten, dhe sirishten.
       Por mė tepėr se doktorata qė mori edhe gjuhėt qė dinte, pėr
       vlerat e shquara tė Bogdanit flet vepra e tij, " Ēeta e
       profeteve„ ėshtė shkruar me njė kulturė tė gjerė, nė tė ka
       informacion tė pasur nga historia e popullit tonė, nga filozofia
       dhe shkencat e natyrės. Vepra e tij nuk ėshtė pėrkthim.
       Legjendat biblike qė janė nė themel tė saj, ai i ka pėrpunuar nė
       mėnyrė tė lirė dhe herė pas here fut ide, arsyetime dhe
       argumentime me karakter filozofik, historik, politik,
       shkencor-natyror etj, qė s'kanė tė bėjnė fare me legjendat
       biblike dhe qė i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit
       nuk ėshtė thjesht njė tekst pėr shėrbesat fetare, as pėr mėsimin
       e fesė, siē ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo ėshtė njė vepėr
       teologjike-filozofike, me elemente tė shumta enciklopedike qė
       pėrshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe pėr popullin
       shqiptar dhe gjuhėn shqipe, nga dėshira pėr tė ndihmuar
       zhvillimin dhe pėrparimin e kulturės shqiptare dhe nga urrejtja
       pėr pushtuesin. Vepra pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė
       trajtohen probleme teologjike e filozofike tė doktrinės sė
       krishtere, kurse nė pjesėn e dytė jetėshkrimi i Krishtit. Po
       autori del jashtė ketyre caqeve. Nė pjesėn e parė trajtohen edhe
       shumė probleme tė shkencave natyrore, si tė gjeografisė,
       astronomisė, fizikės, matematikės etj, por edhe tė shkencave
       shoqėrore si tė teorisė sė letėrsisė etj. Duke goditur besimet e
       kota, ai nė veprėn e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa,
       breshri, bora, vetėtima etj., ē'janė tėrmeti, eklipset e diellit
       e tė hėnės, baticat e zbaticat, flet pėr njohjen e botės
       nėpėrmjet shqisave etj Meritė e tij ėshtė se gjithcka e trajton
       nė nivelin e mendimit mė tė pėrparuar tė kohės kur jetoi. Nė
       pjesėn e dytė, duke pėrshkruar jetėn e Krishtit etj., ai solli
       nė letėrsinė tonė llojin e jetėshkrimit, realizmin nė
       pėrshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke pėrdorur me
       mjeshtėri rrėfimin artistik nė njerėz tė ndryshėm. Ndihmesa e
       tij ėshtė e rėndėsishme sidomos nė formimin e prozės shkencore
       shqiptare.
       Me interes tė veēantė janė idetė e tij patriotike qė parashtron
       jo vetėm nė parathėnien e veprės, por edhe gjatė shtjellimit tė
       materialit. Sa herė i bėhet e mundshme, ai gjen rast tė pėrmendė
       qėndresėn burrėrore tė shqiptarėve. Me admirim flet p.sh., pėr
       qėndresėn e kelmendasve "Kush mundetė me i ra mboh se ma i
       vobekje Vuca Pasha, i silli pėr tė mbledhė njė ushtri 12.000
       vetėsh, nuk i mjaftuan shumė milion ar, se kelmendasit tanė, tė
       sijtė, me nji zan. "Eja kush ashtė trim„ mbledhunė afėr 500
       vetė, vranė Vuca Pashėn, vjetit tė Krishtit 1639„ …etj.
       Bogdani njeh mirė historinė e Shqipėrisė dhe shkrimet e pėr tė
       prandaj, kur i vjen rasti, ai pėrmend me krenari vlerėsime
       pozitive qė kanė bėrė historianė tė huaj pėr vendin dhe popullin
       tonė. Diku ai pėrmend thėnien e Herodotit: Cezar Augusti
       "Dėshironte fort me pasun ndė ushtritė tinė t'arbėreshėtė. Pėrse
       thonj pėsonjėnė shumė e nuk druhen pėr hu e pėr het, se janė mė
       zemėrorė se tė tjerėtė„ .
       Karakteristike tjetėr e personalitetit tė Bogdanit ėshtė mendimi
       i tij iluminist. Nėpėrmjet pėrhapjes nė popull tė dijes dhe
       kulturės nė gjuhėn shqipe, ai shikonte njė nga rrugėt pėr tė
       shpėtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinė (nė parathėnien e veprės
       sė vet) ai e quan njė nga shkaqet kryesore tė mjerimit dhe tė
       skllavėrisė sė popullit.
       "Prashtu dergjet e dheu ndė robi t'errėtė e verbuem me dy palė
       niegulla tė zeza mbi faqe, qė janė mkati i tė paditunitė, perse
       u dvua dieja e urteja. E tue kjanė dheu i Arbėnit ndė mjedistė
       t'pafevet„ …
       Pra, autorit i qan zemra qė populli i tij dergjet nėn zgjedhė tė
       huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palė mjergulla, qė janė mėkati
       e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbėrit ndodhet mes tė tė
       pafeve, d.m.th. tė pushtuesve osmanė.
       Lėnda qė trajton Bogdani nė veprėn e tij, ėshtė e vėshtirė,
       sepse pėrmban koncepte e nocione abstrakte tė fushave tė
       ndryshme tė dijes. Prozės shqiptare nė atė kohė i mungonte
       tradita pėr tė shprehur kėto nocione. Por Bogdani asnjėherė nuk
       u pėrkul e nuk u ligėshtua para vėshtirėsive, sepse kishte besim
       tek thesari i pasur i gjuhės shqipe. Me pėrpjekje kėmbėngulėse,
       duke mbledhur me kujdes fjalė tė lashta e tė rralla nga visari i
       gjuhės popullore e duke i pėrdorur ato me kuptim tė
       drejtpėrdrejtė ose tė figurshėm, ai e ngriti gjuhėn shqipe nė
       nivele tė reja, tregoi aftėsitė e saj pėr tė fituar mundėsi tė
       larta shprehjeje e stili. Ai ėshtė i vetėdijshėm se nė kėtė punė
       mund tė ketė edhe tė meta e mangės , prandaj ne fjalėt e fundit
       tė parathėnies sė veprės ai i drejtohet lexuesit: "Tė lutemi
       pra, litari em i urtė, tė mė ndijeēė nė gjeē fjalėzė, qė tė
       trazon veshėtė. Pėrse as dielli pa hije as hėna pa mjegullore
       mbi faqe nuk anshtė..."
       "Ēeta e profetėve„ pėrmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetė
       autori ose nga tė tjerė. Nga kėto, me interes tė veēantė si pėr
       formėn, ashtu edhe pėr idetė e saj, ėshtė njė vjershė e Lukė
       Bogdanit. Ajo na sjell tė gjallė deri nė ditėt tona kujtimin pėr
       Skėnderbeun dhe mbresat e autorit pėr bukurinė dhe madhėshtinė e
       vendlindjes sė poetit dhe veēanėrisht tė viseve ku ka jetuar e
       punuar poeti.
       Me sa duket, me kėrkesė tė Vatikanit (ndoshta pėr tė kontrolluar
       pėrmbajtjen para se tė jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh
       qė veprėn e tij ta pėrkthente nė gjuhėn italiane. Nė kėtė mėnyrė
       shqipja ballafaqohet me njė gjuhė evropiane tė zhvilluar pėr
       kohėn dhe veprės se Bogdanit i takon fati qė tė jetė e para
       vepėr e pėrkthyer nga shqipja nė njė gjuhė tjetėr, dhe autorit
       merita qė tė jetė i pari pėrkthyes i letėrsisė shqiptare nė
       gjuhė tė huaj. Vepra e Bogdanit me pėrmbajtjen dhe me gjuhėn e
       saj e ēoi shumė pėrpara traditėn e shkrimit tė shqipes e sidomos
       tė lėvrimit tė prozės origjinale. Me veprimtarinė e tij
       patriotike, duke bashkuar ndjenjėn fetare me ndjenjėn kombėtare,
       me personalitetin dhe me veprėn e tij, Pjetėr Bogdani i siguroi
       vetes njė vend tė veēantė nė historinė e patriotizmit shqiptar e
       tė kulturės sonė kombėtare.
       *****************************************************
       Page 1 of 1