DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: LAJME NGA KOSOVA
*****************************************************
#Post#: 2322--------------------------------------------------
Dacic hakmerret pėr Limajn pėrmes arrestimeve nė Luginė
DIR By: Mondi
Date: May 4, 2012, 4:32 am
---------------------------------------------------------
Nė njė aksion policor, tė ndėrmarrė sot nė Luginė tė Preshevės,
janė arrestuar gjashtė shqiptarė, tė cilėt, sipas agjencisė
serbe tė lajmeve FoNet, dyshohen pėr krime lufte tė bėra nė
Kosovė. Kjo agjenci citon burime tė Ministrisė sė Brendshme tė
Serbisė, tė cilat pohojnė se aksioni po vazhdon dhe se ministri
Ivica Dacic hollėsitė do ti bėjė publike nė njė konferencė
shtypi, tė paralajmėruar pėr orėn 11.
Tė enjten, duke reaguar pėr aktgjykimin lirues tė Fatmir Limajt,
tė akuzuar pėr krime lufte ndaj serbėve dhe joshqiptarėve nė
Kleēkė, Dacic deklaroi se derisa tė jetė ai nė krye tė MPB-sė do
tė arrestojė secilin qė ka bėrė krime lufte. Sipas tij,
Prishtina pėr kėtė vendim tė turpshėm, siē e citojnė mediat
serbe, nuk do tė presė gjatė pėr pėrgjigjen, transmeton
koha.net.
Kryetari i Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar
pėr Radion Evropa e Lirė aksionin e arrestimeve, por tash pėr
tash, ka thėnė se nuk ka informacione se pėr ēka bėhet fjalė.
/Telegrafi/
#Post#: 2323--------------------------------------------------
Re: Dacic hakmerret pėr Limajn pėrmes arrestimeve nė Luginė
DIR By: Mondi
Date: May 4, 2012, 4:32 am
---------------------------------------------------------
Nė komunėn e Bujanocit, nė fshatrat Tėrnoc i Madh dhe nė
Breznicė, janė kryer aksione pėr arrestimin e shqiptarėve nėn
akuzuat pėr gjoja krime lufte kundėr serbėve, raportojnė mediat
e Beogradit.
Sipas B92, janė kryer sė paku tetė bastisje, ndėrsa sipas
informatave jozyrtare nė mesin e tė arrestuarve ėshtė edhe njė
pėrkthyes i OSBE-sė.
Pėr agjencinė Tanjug ėshtė thėnė se janė arrestuar gjashtė vetė
dhe se gjatė bastisjeve ėshtė sulmuar edhe njė anėtar i
xhandarmėrisė serbe.
Shaip Kamberi, kryetar i Komunės sė Bujanocit ka konfirmuar pėr
B92 se pjesėtarėt e xhandarmėrisė po bastisin shtėpitė e
shqiptarėve dhe se disa persona janė arrestuar.
Sipas tij, nga terreni e kanė lajmėruar se janė kryer sė paku dy
bastisje tė familjeve shqiptare nė Bujanoc, dhe nga tri nė
fshatrat Breznicė dhe Tėrnoc i Madh.
Kryetari i komunės megjithatė nuk ishte nė gjendje tė precizonte
se sa shqiptarė janė arrestuar dhe se cili ishte qėllimi i kėtij
aksioni.
Nga stacioni i policisė nė Vranjė kanė thėnė se momentalisht po
kryhet aksioni i spastrimit tė terrenit dhe se nė ora 11:00 do
ta mbajnė njė konferencė pėr shtyp. /Telegrafi/
*****************************************************
Page 1 of 1