DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: LAJME NGA MAQEDONIA
*****************************************************
#Post#: 2320--------------------------------------------------
Rrėfime dhe denoncime pėr dhunė dhe terror
DIR By: Mondi
Date: May 4, 2012, 4:28 am
---------------------------------------------------------
Nėnat dhe vajzat e arrestuara nė operacionin Monstėr rrėfejnė
dhe dėshmojnė pėr dhunė dhe terror tė ushtruar gjatė operacionit
"Monstra" tė MPB-sė. Rrėfimet e tyre janė rrėqethėse lidhur me
ndėrhyrjen e njėsiteve speciale nė shtėpitė e tyre nė orėt e
hershme tė mėngjesit tė 1 majit, informon agjencia e lajmeve
INA.
Sureja Hasipi, 20 vjeēarja nga Hasanbegu deklaroi pėr agjencinė
e lajmeve INA se ka qenė e terrorizuar psiqikisht dhe e
maltretuar nga ana e pjesėtarėve tė policisė.
Jam maltretuar dhe kjo ka ndodhur kur disa policė mė kanė
goditur nė trupin tim. Nuk jam nė gjendje tė rrėfejė gjithė atė
tmerr. Nga shumė pyetje provokative gjithashtu kam qenė e
tmerruar. Mė provokonin me pyetje tė ndryshme dhe palidhje, se
pse kam komunikuar me familjarėt e mi nė telefon dhe gjithė ato
biseda kanė qenė tė zakonshme dhe aspak me ndonjė synim, qė siē
e shpjegonin ata. Pastaj ka qenė trishtuese se si nuk pati asnjė
femėr police pėr tė bėrė dorėzimin dhe pėrcjelljen tonė, rrėfen
Sureja.
Familja Hasipi thotė se trishtuese pėr familjen e saj ka qenė
edhe ndėrhyrja nė orėt e hershme tė mėngjesit. Pse tė hyhet
ashtu, kur ka mundur qė tė na dėrgojnė ftesa apo tė ndėrhyjnė nė
mėnyrė tė rregullt, por kjo tregon qėllimin e tyre dhe
prapavijat e caktuara, thekson Mersim Hasipi, i cili shton se
nga shtėpia e tyre ėshtė konfiskuar kompjuteri familjar si dhe
materiale, fletore shkolle, libra tė ndryshėm, qė akoma nuk janė
kthyer nga organet e rendit.
Feride Bilalli, 60 vjeēarja nga fshati Hotėl i Komunės sė
Likovės rrėfen se kishte pėrjetuar njė tmerr gjatė ndėrhyrjes sė
njėsiteve speciale nė shtėpinė e tyre. Ndjejė dhimbje tė madhe
pėr mbesėn time 3 vjeēare e cila kurrė se harron atė trishtim tė
ndėrhyrjes dhe nusja e djalit tim qė ėshtė shtatzėnė dhe tre
javė para lindjes. Kurrė nuk e harrojė atė ditė se si hynė sikur
tė jemi kush e di kush e ēfarė terroristė. Zoti i dėnoftė,
rrėfen Feride Bilalli, e cila thotė se ėshtė ndjerė keq nga
pyetjet e provokimet e policėve dhe gjykatėsve hetues.
Ajo thotė se ndjehet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe se ka
pėrjetuar pėrkeqėsime tė rėnda tė shėndetit gjatė pranisė sė saj
nė gjykatė. Mendova se aty do tė ndėrroja jetė dhe isha shumė
keq, dhe mė nė fund mė lanė tė lirė, por nuk di se ēfarė do tė
ndodhė mė pas, sepse kjo e zezė qė na u shkaktua, asnjėherė nuk
do tė shlyhet nga familja jonė, thekson Feridja, duke apeluar
qė pėrgjegjėsit shqiptarė nė politikė dhe institucione tė mos na
injorojnė dhe tė mos heshtin, por tė flasin pėr kėto padrejtėsi
dhe pafajėsi qė na kanė ndodhur.
Pėrjetime tė njėjta ka rrėfyer edhe familja Demiri nga Haraēina,
ku nė mesin e tė arrestuarave ka qenė edhe Kimete Demiri,
familjare e afėrt e njėrit nga tė dyshuarit pėr vrasjen e
pesėfishtė Halil Demiri.
Jam e tmerruar dhe si nuk kanė pasur mėshirė qė tė na godasin
edhe nė korridoret e gjykatės. Dhunė psikologjike po se po, por
edhe na godisnin nė korridoret e gjykatės, duke na thėnė tė
pranojmė. Nuk u ndalėn derisa dėgjuam njė person me maskė duke i
thėnė se boll goditėt, thekson Kimetja.
Familjarėt do tė kėrkojnė shpjegime se si kanė hyrė nėpėr dhomat
e grave dhe vajzave shqiptare, pa asnjė paralajmėrim.
Rrėfimin e tyre familjarėt theksojnė se do t`ia shpjegojnė
pėrfaqėsive diplomatike nė Shkup, organizatave pėr tė drejtat e
njeriut dhe mediave tė huaja. /Telegrafi/
*****************************************************
Page 1 of 1