URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: KRONIKA E ZEZĖ
       *****************************************************
       #Post#: 2139--------------------------------------------------
       Rrėmbejnė tė riun, e mbajnė peng nė bagazh dhe e dhunojnė 
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 26, 2012, 3:11 am
       ---------------------------------------------------------
       Tre tė rinj kanė rėnė nė prangat e policisė sė Durrėsit, pasi
       ndaj tyre rėndonin akuza tė ndryshme, por ata u prangosėn pasi
       kishin rrėmbyer njė person.
       Siē raporton agjencia e lajmeve noa.al, tė ndaluarit janė
       identifikuar si Izmir Allēi (20)me banim nė Manėz, i dėnuar mė
       parė pėr armėmbajtje pa leje dhe vjedhje, Selim Leba (22),
       banues nė Katund i Ri i dėnuar mė parė pėr armėmbajtje pa leje
       dhe 21 vjeēari Albion Lloti, banues nė Rrotull Ishėm.
       Policia thotė se ndalimi i tyre u bė pėr arsye se nga veprimet
       hetimore rezultoi se tre tė rinjtė nė bashkėpunim me
       njėri-tjetrin, pas njė konflikti pėr motive tė dobėta, kanė
       mbajtur nė bagazhin e automjetit tip “Golf” me targa DR 2459 F
       pėr rreth dy orė, duke e transportuar nė fshatrat Shkafane,
       Rrotull e Manėz dhe keqtrajtuar me mjete tė forta nė trup
       29-vjeēarin me iniciale I.B., banor i fshatit Manėz.
       Si rrjedhojė 29 - vjeēari ka pėsuar dėmtime nė trup dhe
       aktualisht ndodhet nė Spitalin e Durrėsit nėn trajtim mjekėsor,
       jashtė rrezikut pėr jetėn.
       Lidhur me kėtė rast pas informacionit pėr veprėn nė fjalė dhe
       identifikimin e autorėve tė saj, janė kryer kėrkime ndaj tre
       rrėmbyesve dhe mė pas ėshtė bėrė kapja e tyre.
       Sakaq nė cilėsinė e provės materiale u bllokua automjeti tip
       Golf me targa DR 2459 F nė pronėsi tė shtetasit Selim Leba.
       Ndaj tė rinjve nisėn hetimet pėr veprėn penale tė heqjes sė
       paligjshme tė lirisė, kryer nė bashkėpunim. /Telegrafi/
       #Post#: 2833--------------------------------------------------
       Re: Rrėmbejnė tė riun, e mbajnė peng nė bagazh dhe e dhunojnė 
   DIR By: KingiaBurrel
       Date: June 9, 2012, 12:48 am
       ---------------------------------------------------------
       sa keq;kjo esht dhunim si fizik edhe psikologjik;dhe te gjitha
       pasojat do te bien mbi te dhunuarin
       *****************************************************
       Page 1 of 1