URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: SHĖNDETĖSI
       *****************************************************
       #Post#: 2137--------------------------------------------------
       Epilepsia 
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 25, 2012, 8:03 am
       ---------------------------------------------------------
       Epilepsia ėshtė njė prej sėmundjeve mė tė shpeshta nė
       neurologji. Kjo i takon grupit te sėmundjeve konvulsive, e cila
       manifestohet me ngėrēe tė muskujve dhe ndryshim tė furishėm tė
       vetėdijes (me njė shkallė tė caktuar tė vetėdijes).
       Mr.sc.dr. Isuf Bajrami
       spec. i mjekėsisė emergjente
       Emėrtimi i sėmundjes vjen nga fjala greke ‘epilepsi’ qė
       nėnkupton sulmin.
       Disa prej llojeve tė epilepsisė janė:
       1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes
       abnormale elektrike tė korės sė trurit e cila manifestohet me
       humbje tė shpejtė tė vetėdijes, shtangim tė muskujve tė trupit
       dhe shkumėn nė gojė.
       Shpesh nė fazėn e atakut i sėmuri ka urinim tė pakontrolluar e
       mė rrallė edhe feces.
       Pas kėsaj, pacienti ėshtė pa vetėdije dhe zgjohet gradualisht.
       Pėr njė kohė ndihet konfuz dhe i pėrgjumur, por janė tė mundshme
       edhe lėndimet gjatė rėnies.
       2. Petit mal: ataqe tė vogla, mė tė shpeshta te fėmijėt e
       vegjėl. Fėmija і sėmurė rėndom ka shumė ataqe gjatė 24
       orėve. Sulmet ndodhin mė shpesh nė mėngjes dhe gjatė aktivitetit
       fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet
       kohėshkurtra tė muskujve (rėndom tė fytyrės ose ekstremiteteve).
       I sėmuri nuk e humbė vetėdijen, por meqenėse ndonjėherė vjen
       deri tė ērregullimi i tė folurit merr pamjen sikur ka humbur
       vetėdijen.
       3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultet, ndonjėherė
       ngatėrrohet me psikozėn. Karakterizohet me sjellje tė
       pėrsėritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lėvizje tė
       pakontrolluara tė ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe
       veshja).
       Tė sėmuret herė nuk janė tė qetė, por agresive. Personi ėshtė i
       dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerė, kohės dhe
       hapėsirės.
       4. Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i pėrsėritur.
       Zgjatė mė se paku 30 minuta. E rrezikon jetėn dhe ēdo-herė nė
       njė masė tė caktuar e dėmton edhe trurin.
       Shkaktaret e epilepsisė
       - Ērregullimet e sistemit nervor qendror (ērregullimet natyrale
       gjatė zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sėmundjet e enėve tė
       gjakut, sėmundjet e lindura tė cilat shkaktojnė dėmtimin e
       trurit).
       - Ērregullimet metabolike
       - Lėndimet e kokės
       - Temperatura e lartė
       - Pėrdorimi pa masė i alkoolit ose drogave
       - Stresi emocional
       - Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashėgues)
       Simptomat:
       1. Aura-nėnkupton vėrejtjen, parandien, sikur halucinacion i
       zėrit dhe shikimit, ndjenja e erės sė ēuditshme ose shijes,
       ndjenja e shtangimit, mundimit tė barkut e cila zgjatė disa
       sekonda.
       2. Humbja e vetėdijes
       3. Shtangimet e muskujve dhe lirimi nė ēdo 15 deri 20 sekonda.
       4. Gulēim pas atakut dhe apatia
       5. Ndonjėherė kokėdhembja.
       Ndihma e parė
       1. Tė sigurohet kalueshmėria e rrugėve tė frymėmarrjes me
       rrotullimin anėsor nė pozitė tė krahut.
       2. Tė sigurohet i sėmuri tė mos e godet kokėn nė bazė tė fortė,
       ashtu qė nėn kokė vendoset ndonjė mjet i butė (jastėk, batanije
       etj)
       3. Shpėrthekohet rripi dhe ēlidhet kravata
       4. Largohet e gjithė ajo qė mundė ta lėndoj tė sėmurin nė
       rrethinėn e tij.
       5. Thirret ndihma e shpejtė
       6. Gjithherė pritet nė vendin e ngjarjes qė i sėmuri tė kthehet
       nė vetėdije ose deri sa tė vjen ndihma e shpejtė.
       Ndihma e shpejtė nuk nevojitet:
       * Nėse ataku ka kaluar brenda 5 minutave
       * Nėse nuk ka ataqe te reja
       * Nėse i sėmuri nuk ėshtė i lėnduar gjatė rėnies
       Veni re?
       * Nė atak, gjuha nuk preket pasi qė mund tė lėndohet pas
       ngėrēeve tė muskujve tė fytyrės ose nofullės
       * Nuk tentohet me forcė tė ndėrpriten ngėrēet
       * Vendosja e gjėsendeve metalike nė dorė si p.sh. ēelėsave nuk
       ka arsyetim mjekėsor
       * Nuk vendoset asgjė nė gojė (p.sh. luga, shpatulla etj.)
       * Nuk i jepet pacientit kurrfarė lėngu nė gojė nė fazėn e atakut
       deri sa nuk kėndellet.
       Shumica e fėmijėve me epilepsi, prej tyre rreth 90%, shkojnė nė
       shkollė dhe mund tė inkuadrohen nė ēerdhe. Ėshtė me rėndėsi qė
       prindėrit ose kujdestari ta informojnė ekspertin pėr pranin e
       sėmundjes qė tė ketė kujdes e nė rast nevoje tė reagohet me
       kohė.
       Gjendja pa vetėdije
       Deri te humbja e vetėdijes mund tė shpijnė shumė sėmundje dhe
       gjendje nga tė cilat disa janė shtegdalje (psh. rėnia kalimtare
       e tensionit) e disa shumė tė rėnda (psh. ndalja e punės sė
       zemrės). Thellėsia e humbjes sė vetėdijes mund tė jetė e
       ndryshme dhe mund tė ndryshoj tė i njėjti pacient.
       Si ta konstatoni se a ėshtė personi pa vetėdije?
       Nėse hasni nė personin i cli nuk lėviz ėshtė i shtrirė ose nė
       pranin tuaj papritmas ėshtė shtrirė nė tokė, lehtas e tronditni
       nė krah ose drejtoni disa pyetje, psh: “Ēka ka ndodhur? A po mė
       dėgjon? Si quheni?”
       Te humbjet sipėrfaqėsore, tė i pavetėdijshmi mund tė lėviz disa
       pjesė tė trupit ose tė vjell. Nėse nuk ka kurrfarė reaksioni,
       atėherė personi ėshtė nė gjendje tė humbjes sė thellė tė
       vetėdijes (koma).
       Veprimet
       * Thirrni mjekun pėr ndihmė, nėse ėshtė e mundur, sa mė shpejtė
       pa humbur kohė.
       * Kontrolloni frymėmarrjen, qarkullimin dhe sipas nevojės
       filloni me veprimet e ringjalljes.
       * Nėse i pavetėdijshmi merr frymė, kthejeni nė pozitė tė krahut.
       Herė-herė kontrolloni frymėmarrjen.
       * Mbuloje tė pavetėdijshmin qė tė evitoni mėrdhirjen.
       * I pavetėdijshmi guxon tė transportohet vetėm nė pozitė tė
       shtrirė (nė krah) .
       * MOS tentoni tė pavetėdijshmit t’i jepni ushqim ose pije.
       * MOS e leni tė pavetėdijshmin pa mbikėqyrje.
       Pacienti pa vetėdije
       Tė pyetet dėshmitari...
       1. A mund tė bėhet fjalė pėr helmim?
       2. A ėshtė lėnduar mė herėt?
       3. A ėshtė pacient kronik?
       Simptomat dhe ekzaminimet
       1. era (si e acetonit, alkoolit, dheut tė lagėsht, urinės)
       2. lagėshtia e lėkurės
       3. shenjat e lėndimit (njolla elektrike, gjakderdhja, gjurmėt e
       injeksioneve)
       4. tonusi i muskujve (hemipareza, hemiplegjia)
       5. pėrgjigjja ndaj ngacmimeve tė dhembjes-shpimi (hemipareza,
       hemiplegjia)
       6. shenjat meningjeale
       7. frymėmarrja
       8. bebėza e syrit (shikimi nė drejtim tė lėndimit: ICV; mioza:
       morfina, gjakderdhjet ne pons; midriaza: atropin)
       9. pulsi, TA, (kriza hipertenzive, shoku)
       10. abdomeni (prania e defanses)
       11. Babinski dhe reflekset tjera: reaksioni ndaj dhembjes
       12. gjaku tė ekzaminohet me traken – Glukohemotest
       Pozita e dėshirueshme: pozita e tė pavetėdijshmit (pozita nė
       krah)
       Ndihma urgjente mjekėsore:
       1. infuzioni 500mL tretje infuzive 1 gtt/sek
       2. terapia simptomatike, kontrolli i funksioneve vitale
       3. terapia e diferencuar nėse dihet shkaktari
       Tretmani i mėtutjeshėm
       * Derisa jeni duke pritur autoambulancėn regjistroni shenjat
       vitale.
       * Shikoni pėr shenja tė traumės me ē’rast duhet tė keni kujdes
       tė mos keqėsoni lėndimin e medulles spinale.
       * Transporti urgjent me pėrcjellės i cili i zotėron shkathtėsitė
       e reanimimit. Gjatė transportit tė keni kujdes pėr funksionet
       vitale: frymėmarrjen dhe punėn e zemrės (mjeku ose infermierja).
       /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1