DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: LAJME NGA KOSOVA
*****************************************************
#Post#: 1662--------------------------------------------------
Ivanovic: Pėrsėritja e 25 korrikut, aventurė e rrezikshme
DIR By: Ai_Djali
Date: April 12, 2012, 3:03 am
---------------------------------------------------------
I ashtuquajturi sekretar shtetėror nė Ministrinė pėr Kosovėn nė
Qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanovic, ka vlerėsuar se aksionet e
policisė kosovare nė veri do tė paraqisnin aventurė tė
rrezikshme, e cila sipas tij, mund tė nxiste pastaj reagim tė
dhunshėm.
Ivanovic ka thėnė se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė ndalojė
njė gjė tė tillė.
Ai ka thėnė se veriu i Kosovės ėshtė problem politik, i cili nuk
mund tė zgjidhet me dhunė, sepse nė kėtė rast do tė nxiste
reagim tė dhunshėm tė cilin askush nuk do tė mund ta qetėsonte.
Ndryshe, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka paralajmėruar
mbrėmė se policia mund tė ndėrmarrė aksion tė ngjashėm nė veri,
si ai i 25 korrikut tė vitit tė kaluar, kur, Njėsia Speciale e
Policisė sė Kosovės u dėrgua pėr tė vėnė nėn kontroll pikat
kufitare nė veri.
Nė fundjavėn e kaluar nė veri tė Kosovės ėshtė vrarė nė pronėn
private te tij, me anė tė njė bombe, shqiptari 38 vjeēar, Selver
Haradinaj, dhe janė plagosur anėtarėt e familjes sė tij.
Pėr tė kontrolluar vendin ku ka ndodhur incidenti, te Tre
Rrokaqiejt, Policia e Kosovės tentoi tė vendosė shtėpiza
statike, por ato u hoqėn dhe u demoluan nga serbėt lokalė.
Pjesa veriore e Mitrovicės aktualisht ėshtė e banuar me shumicė
serbe dhe kontrollohet nga strukturat paralele tė financuara nga
Qeveria e Serbisė.
Nė vitin e kaluar, autoritetet kosovarė tentuan qė pėrmes
marrjes nėn kontroll tė pikave kufitare veriore, nė Bėrnjak dhe
Jarinė tė nisin shtrirjen e kontrollit.
Por, kjo gjė nuk rezultoi me sukses, dhe qė nga vera e kaluar,
serbėt kanė ngritur barrikada nė rrugėt qė lidhin jugun me
veriun, duke pamundėsuar qarkullimin e automjeteve tė
institucioneve tė Kosovės dhe pjesėrisht tė EULEX-it.
Vetėm KFOR-i ka njė qasje mė tė lirė nė atė pjesė.
/Rel/Telegrafi/
*****************************************************
Page 1 of 1