URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: LAJME NGA KOSOVA
       *****************************************************
       #Post#: 1661--------------------------------------------------
       Irani, besnik i Serbisė! 
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 12, 2012, 3:00 am
       ---------------------------------------------------------
       Republika Islamike e Iranit do tė vazhdojė t’i mbetet besnik
       qėndrimit tė vet pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės, ka
       deklaruar tė mėrkurėn nė Beograd, zėvendėsministri i jashtėm
       iranian, Ramin Mehmanparast. Ai ka thėnė se me kėtė qėndrim,
       Irani i kontribuon paqes dhe stabilitetit rajonal.
       Mehmanparast ka thėnė se Teherani zyrtar nuk do ta njohė
       shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės por mbėshtet
       dialogun nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit, sepse sipas tij, “e
       drejta ndėrkombėtare do tė mundėsojė njė zgjidhje tė mirė pėr tė
       dyja palėt” raporton Blic.
       Zėvendės/shefi i diplomacisė iraniane ka thėnė po ashtu se Irani
       ka ndikim nė Gjirin Persik dhe do tė vazhdojė tė nxisė vendet e
       rajonit pėr tė thelluar raportet politike dhe ekonomike me
       Republikėn e Serbisė.
       Kosovėn deri mė tani e kanė njohur 89 shtete, ndėr to edhe
       shtete me demokraci dhe ekonomi mė tė zhvilluar nė botė. Por
       shumica e vendeve islamike dhe arabe prej katėr vitesh hezitojnė
       tė njohin pavarėsinė e Kosovės, shpallja e sė cilės, sipas
       Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nuk ka qenė nė kundėrshtim
       me tė drejtėn ndėrkombėtare. /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1