DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: PSIKOLOGJIA
*****************************************************
#Post#: 1580--------------------------------------------------
Stresi post traumatik!
DIR By: Ai_Djali
Date: April 6, 2012, 7:37 am
---------------------------------------------------------
Per te realizuar sa me mire arrirjen e eksperimentit u moren dy
pėrjetime nga dy persona. Kėto janė mendimet dhe ndjenjat e dy
njerėzve qė kanė pėrjetuar incidente traumatike.
Personi A: Ndjehem tmerrshėm, shumė i shqetėsuar dhe i
nevrikosur. Nuk kam qenė kėshtu pėrpara. Aksidenti me veturė ka
ndodh para 6 muajve por unė ende nuk ndjehem i sigurt nė veturė,
ndjehem shumė i frikėsuar dhe mundohem ti shmangem udhėtimeve
kur ėshtė e mundshme. Mė paraftyrohet aksidenti dhe nuk mė hiqet
nga mendja edhe gjatė gjumit, natėn ėndrrat janė tė kėqija me
skena nga aksidenti duke ndodhur prapė edhe prapė ... jam i
rraskapitur nga kjo ....
Personi B: Mėnyra se si mendoj pėr jetėn time mė ėshtė
ndryshuar, vetėm mendoj pse na ndodhi neve? Ndjehem shumė
fajtore kur mendoj se kam mundur tė bėjė mė shumė pėr tė ia
shpėtuar jeten e shoqes qė ka vdekur. E rijetoj pėrvojėn ēdo
herė, mendoj gjithmonė vetėm ta kisha bėrė kėtė, vetėm ta
kisha bėrė atė.... Ndjehem shumė e plogėsht dhe nė depresion
dhe shpesh ... nuk mund tė qetėsohem dhe frigohem, kam mundur tė
vdes...., nuk mund tė mendoj pėr tė ardhmen..., ndjehem e
paftė... Nėse ju keni vuajtur nga ndonjė pėrvojė traumatike ju
mund tė keni ndjenja tė njejta. Kjo fletushkė ėshtė shkruar nga
psikologėt pėr qėllim qė tė ju ndihmojė ti kuptoni kėto reagime
dhe ju ofron disa sygjerime praktike pėr tė ju ndihmuar ti
pėrballoni ndjenjat.
Ēka ėshtė incident traumatik?
Incident traumatik mund tė jetė ēdo gjė qė ėshtė jashtė nga
ngjarjet ditore dhe ėshtė shumė shqetėsuese pėr dikend. Shumė
gjėra mund tė kenė kėtė efekt. Mund tė jetė nga zjarri,
aksidenti, vjedhjes nė shtėpi apo sulm personal, sulmit, tė jeni
dėshmitar tė ndonjė rasti tragjik si vdekja e dikujt. Mund tė
jetė rast i madh si fatėkeqėsisė sė madhe qė pėrfshin disa
njerėz apo ngjarje personale qė ju pėrfshin juve, shokėt/shoqet
apo anėtarėt e familjes.
Si reagojnė njerėzit pasė incidentit traumatik?
Kėto nė vijim janė disa nga reagimet qė ju mund ti pėrjetoni
pas ndonjė ngjarje tragjike. Nė pėrgjithėsi reagimet e njerėzve
bėjnė pjesė nė tri grupe:
Pėrsėritja e pėrjetimit tė tragjedisė nė mendje.
Shmangia e gjėrave qė janė tė lidhura me tragjedi.
Ndjeheni mė shumė tė tendosur, tė nevrikosur apo mė shumė
vigjilent se zakonisht.
Jeni nė depresion, qani.
Mund tė ju ndihmojė tė shikoni se a i pėrjetoni kėto simptome.
#Post#: 1581--------------------------------------------------
Re: Stresi post traumatik!
DIR By: Ai_Djali
Date: April 6, 2012, 7:38 am
---------------------------------------------------------
Ripėrtrirja e tragjedisė nė mendjen tuaj
Paraftyrim i ngjarjeve tė tragjedisė nė mendje (kjo shpesh
quhet flashback qė do tė thotė kthim mbrapa)
Ėndrra shqetėsuese nga tragjedia apo ėndrra pėr gjėrat qė ju
frikėsojnė.
Ndjeheni qė tragjedia do tė ndodh prapė ndjenjė e fortė qė
do ta pėrjetoni prapė tragjedinė.
Nėse kaloni nėpėr situatė apo ndejnjė qė ju pėrkujton
tragjedinė dhe kjo ju shqetėson shumė.
Kur ju pėrkujtohen kujtimet apo situatat e tragjedisė dhe
pėrjetoni reagime fizike shqetėsuese pėr shembull si rrahje e
shpejtė e zemrės, marramendje etj.
Ti shmangeni gjėrave qė janė tė lidhura me tragjedi
Mundoheni ti shmangeni ndjenjave, mendimeve dhe bisedave
rreth tragjedisė.
Shmangeni aktiviteteve, vendeve apo njerėzve qė ju
pėrkujtojnė tragjedinė.
Nuk jeni nė gjendje tė mbani nė mend gjėrat rreth
tragjedisė.
Humbni interesimin pėr jetė, ndjeheni tė ftohtė nga tė
tjerėt apo nuk ndjenheni si pėrpara tragjedisė.
Ndjeni qė nuk do tė keni tė ardhme normale ju duket qė
jetoni nė kohė tė huazuar.
Ndjeheni mė shumė tė tendosur dhe tė nevrikosur se zakonisht
Ndjeni zemėrim apo nevrikim
Nuk mund tė koncentroheni
Keni vėshtėrsi tė fleni
Ndjeheni shumė vigjilent tėrė kohėn dhe trembeni shumė
lehtė.
Reagimet nga stresi post traumatik mund tė na ndikojnė nė katėr
mėnyra tė ndryshme:
Si ndjehemi
Mėnyrėn si mendojmė
Mėnyra se si trupi jonė funksionon
Mėnyra se si sillemi
Ju mund tė kuptoni se si ndjeheni nėse i nėnvizoni simptomet e
shėnuara, simptomet qė i pėrjetoni rregullisht:
Si ndjeheni?
Nė Ankth, tė shqetėsuar, tė brengosur, tė frikėsuar
Mendoni qė diēka e keqe do tė ndodh
Tė tendosur, tė ngurtė, tė trubulluar, nevrik
Jo-real, tė ēuditshėm, i paqartė, tė shkėputur
Nė depresion.
#Post#: 1582--------------------------------------------------
Re: Stresi post traumatik!
DIR By: Ai_Djali
Date: April 6, 2012, 7:40 am
---------------------------------------------------------
Ēka ndodh me trupin tuaj?
Zemra ju rrah shpejt dhe dridhet
Shtrengim nė gjoks
Muskujt janė tė ngurrosur
Lodhje, rraskapitje
Dhembje nė trup
Marramendje
Ndjeni panikė
Nė depresion, tė humbur
Ndjeheni tė zemėruar
Qani
Si mendoni?
Brengoseni vazhdimisht
Nuk mund tė koncentroheni
Pėrjetoni tragjedinė nė mendjen tuaj
E fajsoni vetėn pjesėrisht apo plotėsisht pėr ngjarjen
Mendoni qė do tė ndodh prapė
Keni vėshtėrsi tė merrni vendime
Ndjeni keqardhje, turp apo hidhėrim
Mendime tė turbuara
Tė nevrikosur dhe tė frikėsuar
Trubullim nė stomak
Keni problem me gjumė dhe ėndėrra tė kėqija
Trembeni shumė lehtė
Ēka bėni?
Endeni poshtė e naltė
I shmangeni gjėrave qė ju kujtojnė ngjarjen
Nuk mund tė uleni dhe relaksoheni
I shmangeni njerėzve
Nuk dėshironi tė jeni vetėm
Jeni tė nevrikosur
I prishni marrėdhėniet
Pini alkohol apo duhan mė shumė
Vareni nga tė tjerėt shumė
Mendimet e zakonshme
Ishte faji im Jam duke u ēmendur Do tė pėrjetoj krize
zemre Po mė kontrollon mua Nuk mund tė pėrballoj mė Do tė
mė bjerė tė fikėt Pse u desh tė ndodh kjo Nuk shoh arsye mė
Pse reagojmė kaq fuēishėm pėr tragjedi?
Ka disa arsye pse tragjeditė lėnė ndikim tė fuqishėm emocional
nė njerėz. Sė pari, shpesh tragjeditė e dėmtojnė besimin
elementar qė ne e kemi pėr jetėn, se jeta ėshtė mjaft e sigurt
dhe jeta pėr ne ka kuptim, qėllim nė formė tė posaqme. Mund tė
jetė se mėnyra si e shohim jetėn ėshtė dėmtuar, ne ndoshta kemi
reaguar ndryshe nga si kemi dėshiruar apo pritur gjatė krizave.
Sė dyti, tragjeditė zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjė
paralajmrim. Ne nuk kemi kohė ti pėrshtatemi kėsaj pėrvoje tė
re. Kjo zakonisht ėshtė jashtė pėrvojave tona normale dhe ne
duhet tė ballafaqohemi me atė qė ėshtė e panjohur pėr ne dhe nuk
kemi dituri si tė sillemi. Ju ndoshta jeni ndjehur qė do tė
vdisni apo njerėzit pėrreth juve kanė vdekur dhe ju jeni tė
tronditur. Kur ndodh kėsilloj tragjedie mendja jonė e mbanė nė
kujtesė traumėn me shumė fuqi, si mėnyrė natyrale pėr
vetėmbrojtje pėr tu siguruar qė nuk do tė kaloni nėpėr asilloj
situate prapė. Por si rezultat i kėsaj ju do tė mbeteni me
reagime tė post traumatike tė pėrshkruara mė lartė.
Si mund ti ndihmojė vetėvetes?
Ėshtė me rėndėsi tė kuptoni se reagimet qė i pėrjetoni janė
shumė tė zakonshme pas ndonjė tragjedie, reagimet nuk janė
shenja tė dobėsisė apo tė marrėzisė. Sygjerimet nė vijim mund tė
ju ndihmojnė qė tė ia filloni ti pėrballoni reagimet e post
traumės. Gjėrat qė i pėrshkruajmė mund tė ju ndihmojnė:
Kuptoni tragjedinė
Tė merreni me paraftyrimet dhe ėndrrat e kėqija nga
tragjedia
Tejkaloni presionin, neveritjen dhe zemėrimin
Tejkaloni shmangjen
Tejkaloni mėrzitjen
Kuptimi i tragjedisė
Mundohuni tė kuptoni sa mė shumė se ēka ka ndodhur. Kjo mund tė
ju ndihmojė ta kuptoni ngjarjen mė qartėsisht. Kjo do tė ju
ndihmojė tė shėroheni. Nėse njerėzit tė tjerė kanė qenė nė
ngjarje, bisedoni me ata dhe pyetni pėr mendimet e tyre pėr
ngjarjen. Bisedoni me viktimat e tjerė, personat nga shėrbimet
shpėtuese apo kalimtarėt kėta mund tė jenė personat qė mund tė
ju ndihmojnė tė kuptoni mė gjerėsisht se ēka ka ndodhur.
Zakonisht nė kėto rrethana personat nga shėrbimet shpėtimtare
janė nė gjendje tė ju ndihmojnė. Nėse mendoni pėr tragjedinė me
njerėzit e tjerė mund tė ju ndihmojė. Ju ndoshta ndjeni qė
tragjedia ju ka ndryshuar plotėsisht mėnyrėn se si keni menduar
pėr jetėn, kėshtu qė ėshtė mirė tė mundoheni ti sqaroni
ndjenjat, bisedat me njerėz tė tjerė mund tė ju ndihmojnė ta
bėni kėtė. Disa njerėz bisedojnė me shokė/shoqe, anėtarėt e
familjes apo partnerin/en, tė tjerėt i qasen mjekut tė tyre pėr
tė kėrkuar ndihmė. Disa njerėzve ju ka ndihmuar nėse i kanė
shkruar pėrvojat e tyre.
Mundohuni tė kaloni disa minuta pėr ti menduar mėnyrat qė ju
mund tė kuptoni se nėpėr ēka keni kaluar. Mundohuni ti shkruani
disa ideja si:
Njerėzit bisedojnė pėr tragjedi pėr tė kuptuar se ēka ka
ndodhur
Njerėz me tėcilėt mund tė bisedoni.
Gjėra qė mund tė bėni vetėvetiu p.sh. tė shkruani pėrvojat
tuaja
1. Tė merreni me paraftyrimet dhe ėndrrat e kėqija nga
tragjedia
Shumė njerėz mundohen ti harrojnė pėrvojat nga tragjedia pėr tė
mos menduar pėr te. Edhepse kjo ėshtė gjė natyrale pėr tė bėrė
nuk mund tė ju ndihmon pėrgjithmonė pėr ta tejkaluar problemin.
Njerėzit vazhdojnė ta pėrjetojnė tragjedinė nė mendjen e tyre
dhe tė kenė ėndrra tė kėqija lidhur me tragjedinė. Ėshtė
vėrtetuar se njėra nga mėnyrat mė tė mira pėr ti redukuar
pėrjetimet dhe ėndrrat e kėqija ėshtė duke bėrė kohė ēdo ditė
pėr ti rishikuar kujtimet e pakėndshme dhe ėndrrat. Shumė
njerėzve ju ka ndihmuar nėse ēdo ditė pėr 20 minuta janė ulur tė
qetė pėr ti menduar apo pėr tė biseduar gjėrat apo pėr ti
shkruar disa shenime rreth tragjedisė kėshtu qė paraftyrimet e
padashura dhe ėndrrat e kėqija gradualisht janė bėrė tė
parėndsishme dhe nuk kanė ndodhur shpesh. Nėse shihni ėndrra tė
kėqija e bėni kėtė para se tė bjerni nė gjumė. Ky proces ju
ndihmon tė pėrfitoni kontroll tė kėtyre mendimeve nė vend se tė
ju tejkalojnė juve. Ėshtė me rėndėsi tė mundoheni tė synoni nė
anėn pozitive tė situatės tuaj tė tanishme kur ju bjen nė mend
pėrvoja e tragjedisė qė e keni pėrjetuar.
Provoni kėto mėnyra:
1. Shkruani hollėsirat e paraftyrimeve dhe ėndrrave tė kėqija
qė i pėrjetoni.
2. Gjeni kohė gjatė ditės pėr tė menduar se ēka ka ndodhur.
Kjo duhet tė bėhet nė ambient tė qetė dhe tė sigurt.
3. Mendoni pėr gjėra pozitive pėr situatėn qė jeni tani: pėr
shembull, Unė kam mbijetur kėtė dhe ende jam kėtu, Unė kam
shoqe/shokė tė mirė qė mė pėrkrahin, Unė tani mund tė ia
filloj tė planifikoj tė ardhmėrinė.
#Post#: 1583--------------------------------------------------
Re: Stresi post traumatik!
DIR By: Ai_Djali
Date: April 6, 2012, 7:43 am
---------------------------------------------------------
Tejkalimi i presionit, neveritjes dhe zemėrimit
Presioni, neveritja dhe zemėrimi janė aspekte tė zakonshme tė
reagimeve post traumatike. Mund tė ketė edhe simptome fizike
duke pėrfshirė frymarrje tė dobėt, rrahje e zemrės me shpejtėsi,
frym-marrje tė tepėrt, marramendje dhe tension nė muskuj.
Provoni mėnyrat nė vijim pėr ti zvogėluar simptomet fizike. Nė
mėnyrė qė ti zvogėloni simptomet fizike ėshtė e dobishme nėse
ia filloni menjėherė si tė vini re shenjave tė para tė
tensionit. Kur i vėni re shenjat tė para tė tensionit ju mund
ti ndaloni tė bėhen shumė tė shpeshta duke pėrdor mėnyra tė
relaksimit. Disa njerėz relaksohen nga ushtrimet fizike, duke
dėgjuar muzikė, shikuar televizor apo duke lexuar libėr. Pėr tė
tjerėt ėshtė mė e dobishme pėr ti vijuar disa ushtrime. Klasat
pėr joga (lloj tė ushtrimeve spitituale qė vjen nga hinduizmi qė
pėrfshin frymmarje tė kontrolluar dhe meditim) apo relaksim mund
tė jenė tė dobishme, apo mund tė ndėgjoni kaseta relaksuese.
Kasetat relaksuese mund ti kėrkoni nga mjeku juaj por edhe mund
ti bleni nė dyqan. Relaksimi ėshtė njė aftėsi si ēdo gjė tjetėr
kėshtu qė duhet tė mėsohet dhe kjo shkon gjatė. Ushtrimet nė
vijim ju mėsojnė ti relaksoni muskujt dhe shumė njerėz i gjejnė
tė dobishme pėr tė zvogėluar nivelin e tensionit dhe ankthit.
Relaksimi i muskujve nė thellėsi ėshtė mė e dobishme nėse i
lexoni udhėzimet para se tė ia filloni nė mėnyrė pėr ti mėsuar.
Mė sė pari e gjeni njė vend tė qetė, tė ngrohtė dhe tė rehatshėm
ku nuk do tė keni pengime. E bėni kėtė nė kohėn kur ndjeheni mė
tė qetė. Shtrihuni, rehatohuni dhe i mbyllni sytė. Koncentrohuni
nė frymarrjen tuaj pėr disa minuta. Merrni frymė ngadale dhe nė
qetėsi duke marrė frymėn brenda dhe numroni deri nė tre dhe
pastaj e qitni frymėn jashtė prapė duke numruar deri nė tre. I
pėrsėritni vetėvetės fjalėn qetėsi apo relaksohu duke e
qitur frymarrjen jashtė. Ushtrimet e relaksimit kalojnė nėpėr
grupe tė ndryshme tė muskujve duke qenė nė tension dhe pastaj
relaksoheni. Ju duhet tė merrni frymėn brenda kur jeni nė
tension dhe relaksoheni kur e qitni frymėn jashtė. Filloni me
duart tuaja e shtrėngoni njėrėn shumė dhe mendoni pėr tensionin
qė e bėhet nė dorė. Mendoni pėr tensionin nė dorėn tuaj pėr disa
sekonda dhe pastaj e relaksoni dorėn. Vėni mendjen te ndryshimi
i tensionit dhe relaksimit. Ju mund tė ndjeni nė dorė si shpim
tė lehtė kjo do tė thotė qė relaksimi ia ka filluar tė
zhvillohet. E pėrsėritni tė njejtin ushtrim nė dorėn tjetėr.
Ēdoherė kur relaksoheni muskujt e njė grupi mendojnė se si
ndjehen kur relaksohen. Mos u mundoni tė relaksoheni vetėm ta
largoni tensonin. I lejoni muskujt tė relaksohen sa mė shumė qė
mundeni. Mendoni pėr ndryshim qė e ndjeni kur muskujt janė tė
relaksuar dhe kur janė nė tension. Tani e pėrsėritni kėtė me
muskujt e tjerė nė trup. Ēdoherė i shtrėngoni pėr disa sekunda
pastaj i relaksoni. Mendoni se si i ndjeni muskujt dhe pastaj i
relaksoni. Ėshtė e dobishme nėse punoni me grupin e muskujve nė
vijim:
Gishtat i shtrėngoni dhe pastaj i relaksoni.
Duart lakoni bėrrylat dhe shtrengoni duart. E njdeni
tensionin nė duar posaqėrish mbi bėrryla. Mos harroni, e bėni
kėtė vetėm pėr disa sekonda dhe pasatj relaksohuni.
Qafa e mbani qafėn drejt dhe shkoni prej njė ane nė anėn
tjetėr ngadalė. E ndjeni si tensioni barrtet. Pastaj e sjellni
kokėn pėrpara nė pozitė tė rehatshme.
Fytyra Janė disa muskuj nė fytyrė por ju mendoni pėr
ballin dhe nofullėn. Fillimisht i ulni vetullat teposhtė. E
relaksoni ballin. Ju poashtu mund tė i ngritni vetullat dhe
relaksohuni. Tani e shtrėngoni nofullėn pastaj relaksohuni.
Gjoksi Merrni frymė thellė, mbajeni pėr disa sekonda dhe
relaksohuni. Pastaj merrni frymė normal.
Barku shtrėngoni muskujt e barkut sa mė shumė qė keni
mundėsi dhe relaksohuni.
Prapanica e shtrėngoni prapanicėn dhe relaksohuni.
Kėmbėt i shtrini kėmbėt dhe i lakoni kėmbėt nga fytyra
juaj. I pėrfundoni ushtrimet duke i lėvizur gishtat e kėmbėve.
Pėr ti bėrė kėto ushtrime ndoshta do tė ju ndihmojė nėse dikush
mund tė ju lexoj udhėzimet pėrderisa ju ushtroni. Mos u mundoni
shumė, bėni aq sa mundeni. Pėr tė pasur efekt tė duhshėm pėr tu
relaksuar ju duheni tė:
Ushtroni ēdo ditė
Ia filloni tė pėrdorni relaksimin nė situata tė pėrditshme.
Mėsohuni tė relaksoheni duke mos pasė nevojė ti shtrėngoni
muskujt.
I pėrdorni relaksimin nė situata tė vėshtira p.sh. me
frymarrje tė ngadalshme.
Zhvilloni stil tė jetės mė relaksues.
Kėto ushtrime relaksuese mund tė jenė nė dispozicion nė kasetė
nga mjeku juaj i pėrgjithshėm. Mos harroni relaksimi ėshtė njė
aftėsi ashtu si Aftėsitė e tjera shkon kohė derisa tė mėsohet.
Para se ti bėni ushtrimet relaksuese shkruani sa jeni nė ankth
para dhe pas ushtrimeve, e vlerėsoni ankthin me numrat prej njė
deri nė dhjetė.
Frymarrja e kontrolluar
Frymarrja e shpejtuar ėshtė shumė e zakonshme kur dikush ėshtė
nė ankth, i zemėruar dhe i nevrikosur.Kjo do tė thotė qė
ndryshimet ndodhin nė frymarrjen e tyre. Ata fillojnė tė
gėlltisin ajr, dhe mendojnė qė do tė ju ndalet fryma apo mund tė
fillojnė tė marrin frymė shumė shpejt. Kjo i bėnė ata tė ju
merret mendja dhe i bjen mė shumė nė ankth. Mundohuni ta njihni
nėse e bėni kėtė dhe mundohuni tė merrni frymė ngadalė. Mėsohuni
tė merrni frymė ritmikisht merrni frymė brenda deri nė tre dhe
qitni jashtė deri nė tre kjo do ta rregullon frymarrjen nė
normale. Disa njerėz e kanė gjetė tė dobishme me pėrdor orėn pėr
ta numruar frymarrjen. Tė tjerėt e kanė gjetė tė dobishme pėr tė
marrė frymė nė njė qese tė letrės apo nė duar tė grumbulluara.
Me kėtė duhet tė i mbuloni hundėn dhe gojėn. Ju duhet tre minuta
frymarrje tė ngadalėsuar apo pėr tė marrė frymė nė qese tė
letrės pėr frymarrjen tuaj tė kthehet nė normale.
Heqja nga mendja
Nėse e hiqni mendjen nga simptomet ju gjeni qė simptomet shpesh
zhduken. Mundohuni tė shikoni pėrreth juve, i shikoni gjėrat nė
hollėsirat mė tė vogla si regjistrimet e veturave, kėpucat qė
njerėzit e tjerė i mbathin, bisedat. Prapė ju duhet tė hiqni
mendjen pėr tre minuta qė simptomet tė ia fillojnė tė
zvogėlohen. Pėrderisa relaksimi, ushtrimet pėr frymarrje dhe
mėnyrat pėr ta hequr mendjen qė ndihmojnė pėr ta redukuar
ankthin ėshtė shumė me rėndėsi tė kuptoni qė ankthi nuk ėshtė i
dėmshėm dhe i rrezikshėm. Edhe nėse nuk i pėrdorni kėto mėnyra
asgjė e tmershme nuk do tė ndodhė. Ankthi nuk ėshtė e dėmshme
por ėshtė e parehatshme. Kėto mėnyra mund tė ju ndihmojnė ta
redukoni kėtė parehati.
Zemrimi
Ėshtė e vlefshme tė bisedoni ndjenjat e zemėrimit me njerėzit
pėrreth tyre. Ju nuk ju drejtoheni atyre me zemėrimin tuaj
mirėpo ju mund ta drejtoni zemėrimin nė ata. Ju tregoni atyre qė
zemėrimi nuk ėshtė pėr shkak tyre por nga ajo qė e keni
pėrjetuar. Kėrkoni durim nga ata pėderisa zemrimi dhe neveritja
ju kalon dhe tregoni atyre qė mos ta marrin zemrimin tuaj
personalisht.
#Post#: 1584--------------------------------------------------
Re: Stresi post traumatik!
DIR By: Ai_Djali
Date: April 6, 2012, 7:45 am
---------------------------------------------------------
Tejkalimi i shmangies
Pas pėrvojave traumatike shmangia mund tė jetė nė disa mėnyra.
Shmangia pėr tė biseduar pėr atė qė ka ndodh, tė mos
shqetėsoheni pėr tragjedinė poashtu mund tė thotė qė ju mund ti
shmangeni ēdo gjėje dhe ēdo njeri qė ka lidhje me tragjedi.
Shmangia ju parandalon pėr ta tejkaluar traumėn dhe nė disa
raste tė ju parandaloj ta vazhdoni jetėn nė mėnyrė normale.
Mundohuni ti njihni gjėrat qė ju shmangeni, ju poashtu mund tė
ju ndihmojė nėse i shkruani. Vendosni vetėvetiu disa qėllime tė
vogla pėr ta tejkaluar frikėn tėnde. Ne e quajmė kėtė shkallėt
e ankthit. Ato situata qė ne frigohemi vetėm pak janė nė fund
dhe atė qė frigohemi shumė janė nė krye.
Shikojeni kėtė shembull qė mund tė ju ndihmojė Kur Meri punonte
nė bankė ajo ishte kėrcėnuar nga dikush me revolver. Ajo nuk
mund tė shkoj nė zyre tė vogla nė vende publike, ajo nuk shikon
emisione nė televizion dhe nuk i lexon gazetat ku mund tė ketė
raporte pėr incidente tė dhunėshme. Ajo e ka pėrshkruar
shkallėt e ankthit: Ajo frikohet pak nga:
1. Nėse shikon gazetat me raporte tė sulmeve
2. Nėse i shikon lajmet nė ora 6 nė mbrėmje
3. Nėse e shikon emisionin Crime Watch (Emision nė tv pėr
sulmet qė kanė ndodhur nė Britani tė Madhe, jipet nė tv ēdo muaj
me synim qė tė ketė ndihmė dhe dėshmitar nga popullsia)
4. Nėse qėndron jashtė ndėrtesės sė bankės
5. Nėse hyn nė bankė
6. Nėse shkon nė bankė kur banka ėshtė e zėnė me shumė njerėz
7. Nėse shkon nė atė bankė ku ka ndodh incidenti
8. Ajo frigohet mė shumė nga kėto tė fundit
9. Ajo ia fillon nga numri 1 dhe gradualisht kalon nė numrin
7. Ajo gjen qė ankthi i saj nga kėto gradualisht zvogėlohet duke
i tejkaluar njė nga njė dhe duke e tejkaluar shmangien e saj
ndaj kėtyre.
Mos harroni qė nė fillim ju ndoshta do tė ndiheni tė shqetėsuar
por nėse ju mund tė vazhdoni tė qėndroni nė situatat qė
frikėsoheni gradualisht do tė ia filloni tė ndjeheni mė tė qetė.
Tejkalimi i mėrzitjes pas tragjedisė
Njerėzit shpesh pėrjetojnė mėrzitje pas tragjedisė. Kjo shpesh
mund tė kalojė nė ndjenja tė mos vlerėsim tė vetvetes, pa
siguri, pa shpresė dhe fajėsi. Ėshtė me rėndėsi se tė gjitha
kėto mendime negative tė mos tė kalojnė pa i kundėrshtuar. Pas
pėrjetimit tė tragjedisė shumė njerėz priren tė mendojnė dhe tė
presim mė tė keqen nga vetvetja, jeta dhe ardhmėria e tyre. Mos
i pranoni kėto mendime: Mundohuni tė:
Identifikoni kur jeni tė mėrzitur
I shkruani mendimet e padashura gjatė kohės kur jeni tė
mėrzitur
Mundohuni ti numėroni kėto mendime duke i shkruar
argumentet kundėr tyre.
Paramendoni se ēka mund ti thuani njė shoqe apo shoku nėse ata
mendojnė nė mėnyrė negative pėr vetveten. Kjo ėshtė posaēėrisht
shumė me rėndėsi nėse keni ndjenja faji.
Nėse mbani ditar me gjėrat qė keni mundur ti bėni apo jeni
kėnaqur gjatė javės, kjo mund tė ju ndohmojė tė koncentroheni nė
gjėra tė mira nė vend tė gjėrave tė kėqija nė jetėn tėnde.
Merruni me diēka aktive
Aktivitetet fizike janė posaēėrisht tė dobishme. Ecni, vraponi,
ngisni biēikletėn, kėrceni, ēdo gjė qė ia fillon tė shton
aktivitetin tuaj do tė ju ndihmojė tė ndiheni mė mirė.
Planifikoni ēdo ditė apo ēdo dytėn ditė tė merreni 15-20 minuta
me ndonjė aktivitet fizik. Kėto lloj aktivitete ju ndihmojnė qė
tė mos ndjeheni tė lodhur dhe tė lehtėsoj gjendjen shpirtėrore.
Gjeni diēka ndonjė interes qė ju pėlqen dhe kaloni kohė me tė.
Planifikoni dhe synoni nė gjėrat qė ju zakonisht dėshironi tė
merreni dhe kaloni mė shumė kohė ēdo ditė nė kėto aktivitete.
Mund tė ju ndihmojė edhe nėse gjeni ndonjė interes tė ri. Disa
njerėz kanė gjetur qė aktivitetet kreative ju kanė ndihmuar ti
shprehin ndjenjat e tyre dhe tė ndjehen mė mirė si pikturimi,
marrja me poezi, muzika.
Kujdesuni pėr vetėveten
Mundohuni tė rezistoni tundimit nė mėnyrė pėr tė pėrballuar
mėrzitjen tė pini alkohol, merrni medikamente apo pėrdorni drogė
ilegale. Kėto mund tė ju japin lehtėsim tė menjėhershėm mirėpo
shumė shpejt mund tė krijojnė probleme tjera shėndetsore dhe
psikologjike. Ushqehuni mirė, ushqimi i shėndetshėm do tė ju
mbajė me shėndet tė mirė kėshtu qė do tė shėroheni mė shpejt.
Mundohuni ta qėrasni vetėveten me gjėra qė normalisht ju
pėlqejnė.
Kur ju duhet tė kėrkoni ndihmė tė mėtutjeshme
Ne shpresojmė se sygjerimet qė kemi bėrė nė kėtė fletushkė janė
tė dobishme pėr ju. Shqetėsimi qė zakonisht vjen pasė tragjedisė
me kohė humbet. Megjithėatė nėse mendoni se pėrparoni ngadalė
atėherė ka mėnyra tjera qė mund tė ju ndihmojė tė i tejkaloni
problemet tuaja. Konsideroni mėnyra tjera tė ndihmės posaqėrisht
nėse marrėdhėniet me njerėz tė tjerė dhe puna juaj ndikon keq,
apo mendoni se nuk mund tė pėrmbaheni mė, apo keni mendime ta
lėndoni vetėveten. Poashtu ėshtė e vlefshme tė kėrkoni ndihmė tė
mėtutjeshme nėse ndjenjat tuaja nuk pėrmirėsohen pas disa
muajve.
Ku mund tė drejtohem pėr ndihmė
Mjeku juaj familjar
Psikologu
Psikiatri
#Post#: 1585--------------------------------------------------
Re: Stresi post traumatik!
DIR By: Ai_Djali
Date: April 6, 2012, 7:46 am
---------------------------------------------------------
Kriteriet e PTSD
Kriteriet pėr dhėniėn e diagnosės se Ērregullimit tė Stresit
Post-Traumatik sipas DSM-IV.
A. Personi i ėshtė ekspozuar njė ngjarjeje traumatike, nė tė
cilėn kanė qenė tė pranishme tė dy situatat e mėposhtme:
1. Personi ka pėrjetuar, ka qenė dėshmitar, ose ėshtė
pėrballuar me njė/disa ngjarje ė pėrfshinin vdekje aktuale apo
kėrcenim pėr vdekje apo njė dėmtim serioz, apo kėrcėnim ndaj
integritetit fizik tė vetes dhe tė tjerėve
2. Reaksioni i personit pėrfshinte frikė tė thellė, ndjenjė
pamundėsie pėr tė dhėnė ndihmė, apo ndjenjė tmerri. (Shėnim
shtesė: Tek fėmijėt kjo mund tė shprehet pėrmes njė sjellje tė
ēorganizuar dhe tė ngacmuar)
B. Ngjarja traumatike ripėrjetohet vazhdimisht nė njė (apo
mė shumė) mėnyrat e mėposhtme:
1. Rikujtime stresuese dhe tė vazhdueshme tė mendimeve,
imazheve apo perceptimeve, qė lidhen me traumėn. Shėnim: Nė
fėmijėt e vegjėl, mund tė shfaqet loja e pėrsėritur nė tė cilėn
shprehen aspekte tė ndryshme tė traumės
2. Ėndrra tė vazhdueshme mbi ngjarjen. (Shėnim shtesė: Fėmijėt
mund tė kenė ėndrra tė frikshme pa njė pėrmbajtje tė njohur apo
tė kuptueshme)
3. Tė vepruarit apo tė ndjerėt sikur ngjarja traumatike po
pėrsėritet (pėrfshin njė ndjenjė ripėrjetimi tė pėrvojės,
iluzioneve, halucinacioneve dhe episodave disociative tė sė
kaluarės, duke pėrfshirė edhe ato qė ndodhin kur zgjohen, ose
kur janė tė intoksinuar). (Shėnim shtesė: Tek fėmijėt e rritur
mund tė ndodhė njė riaktivizim specifik i traumės)
4. Stres intensiv psikologjik, si pasojė e ekspozimit ndaj
stimujve tė jashtėm dhe tė brendshėm, tė cilat simbolizojnė apo
ngjajnė me njė aspekt tė ngjarjes traumatike
5. Reagueshmėri fiziologjike (trupore) si pasojė e ekspozimit
ndaj stimujve tė brendshėm apo tė jashtėm, tė cilėt simbolizojnė
apo ngjajnė me njė aspekt tė ngjarjes traumatike
C. Evitimi i vazhdueshėm i stimujve tė shoqėruara me
traumėn dhe mpirje tė reagueshmėrisė sė pėrgjithshme (jo tė
pranishme para traumės), siē tregohet nga tre (apo mė shumė)
situata nė vijim:
1. Pėrpjekje pėr tė evituar mendimet, ndjenjat apo bisedat tė
lidhura me traumėn.
2. Pėrpjekje pėr tė evituar aktivitete, vende apo njerėz, qė
risjellin ndėrmend traumėn
3. Paaftėsi pėr tė rikujtuar njė aspekt tė rėndėsishėm tė
traumės
4. Rėnie e theksuar e interesit apo pjesėmarrjes nė aktivitete
domethėnėse
5. Ndjenja largimi apo tu huajtėsimi nga tė tjerėt
6. Nivel i kufizuar emocionaliteti (si p.sh.: paaftėsi pėr tė
pasur apo provuar ndjenja dashurie)
7. Ndjenja tė njė ardhmeje tė shkurtėr (si p.sh.: nuk mendon
se mund tė bėjė karrierė, tė martohet, tė ketė fėmijė, apo tė
ketė njė jetė normale)
D. Simptoma tė qėndrueshme tė nxitshmėrisė sė lartė (jo e
pranishme para traumės), siē tregohet nga dy (apo mė shumė)
situata si vijon:
1. Vėshtirėsi nė rėnie apo ndjenjėn nė gjumė
2. Irritim ose shpėrthim zemėrimi
3. Vėshtirėsi nė Pėrqendrim (koncentrim)
4. Hipervigjilencė
5. Gjendje alarmi e ekzagjeruar
E. Kohėzgjatja e shqetėsimit (simptomat nė kriteret B, C
dhe D) ėshtė mė shumė se njė muaj.
F. Shqetėsimi shkakton stres klinikisht domethėnės apo
dėmtim nė fushat sociale, tė punėsimit apo nė fusha tė tjera tė
rėndėsishme tė funksionimit.
#Post#: 1586--------------------------------------------------
Re: Stresi post traumatik!
DIR By: Ai_Djali
Date: April 6, 2012, 7:47 am
---------------------------------------------------------
Si tė shmangim stresin
Stresi behet shkak per prishjen e ekuilibrit te jetes tone. Po
si ta shmangim ate me qellim qe jeta jone te shkoje se me mire.
Ndqi me kujdes gjashte hapat e meposhtem per te dale nga gjendja
ku keni rene.
1. Zgjidh nje diete fikse, pra ushqimin qe ty te pelqen ta hash,
pa prishur regjimin e te ngrenit, ne kete menyre do te arrini te
gjeni hamonine midis trupit dhe deshirave tuaja.
2. Respekto oraret e takimeve personale apo ato qe kane lidhje
direkte me punen. Asnjehere mos neglizho orarin e pushimit,
vetem ne kete menyre do te jeni i fresket per oret ne vijim.
3. Pasioni juaj per futbollin apo televizionin duhet te jete
gjithnje ne linje te pare. Mos mendoni se puna ka rendesi
maksimale. Shpesh edhe deshirat per tu zbavitur luajne rol te
rendesishem ne humorin tone.
4. Munduho te jesh gjithnje i qete: Trafiku apo zenkat ne pune
konsiderohen rutine dhe ato nuk mund te jene nje shqetesim i
pashmangshem per ju. Perpiquni te ndani kohen ne menyre
perfekte.
5. Nje terapi e vogel me miqte do te ishte ideale per te zbrazur
stresin e dites. Mos ngurro te besh thashetheme apo te flasesh
me miqte per problemet e tua apo gjithcka qe te ka zene syri
gjate dites tende.
6. Hapi i fundit, qe konsiderohet edhe finali, eshte matja e
grades ku ka arritur stresi juaj. Nese te gjitha keto qe thame
nuk sjellin jeten tuaj ne vijen e duhur, drejtohuni tek nje
psikoterapist.
*****************************************************
Page 1 of 1