URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: KOMUNITETI ISLAM
       *****************************************************
       #Post#: 1548--------------------------------------------------
       KUR'ANI, DITURIA DHE SHKENCA
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 5, 2012, 5:23 am
       ---------------------------------------------------------
       KUR'ANI, DITURIA DHE SHKENCA
       Pėrshkrimi i diturisė nė Kur'an dhe nga Profeti (s.a.v.s)
       Gjenden dėshmi tė shumta pėr diturinė dhe pėr kėrkimin e
       diturisė nė Kur'an. Ndjenja e pėrgjithshme qė ato lėnė te
       lexuesi ėshtė se poseduesit tė diturisė ose njohurisė i ėshtė
       dhėnė njė dhuratė shumė e fuqishme, dhe se kėrkimi i diturisė
       ėshtė diēka e cila duhet tė veprohet nė mėnyrė aktive nga
       ēdonjėri. Kėtu po japim disa ajete mbi kėtė ēėshtje:
       “Lexo! Nė emėr tė Zotit tėnd i cili krijoi (ēdo gjė) - E krijoi
       njeriun prej njė gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė
       Bujari - Ai qė e mėsoi njeriun tė shkruaj me pendė. I mėsoi
       njeriut atė qė nuk e dinte.” (96:1-5)
       Kėto pesė ajete pėrbėjnė hapin e parė tė treguar nga Kur'ani pėr
       njerėzit pėrmes profetit Muhammed (s.a.v.s). Ėshtė interesante
       se prej tė gjithave gjėrave qė Allahu zgjodhi qė tė niste
       shpalljen e Tij ėshtė ajo qė ka tė bėjė me veprimin e leximit
       dhe shkrimit. Aftėsia pėr tė shkruar dhe pėr tė ruajtur
       informacionin ėshtė pėrshkruar nga profesor Karl Sagan nė librin
       e tij "Kozmosi": Shkrimi ėshtė ndoshta shpikja mė e madhe
       njerėzore, duke lidhur njerėz sė bashku, tė epokave tė largėta,
       tė cilėt asnjėherė nuk e kanė njohur njėri-tjetrin. Librat i
       kėpusin prangat e kohės, provojnė se njerėzit mund tė bėjnė
       magji."
       “Ai (Allahu) i dhuron dituri atij qė do, e atij qė i ėshtė dhėnė
       dituri, atij i ėshtė dhuruar njė mirėsi e madhe. Por kėtė nuk e
       kupton askush tjetėr pėrveē tė menēurve.”(2:269)
       “I lartė ėshtė Allahu, Sundimtari i vėrtetė. Ti mos u nxito me
       Kur'anin para se tė pėrfundojė shpallja e tij te ti, dhe thuaj:
       "O Zoti im, ma shto diturinė." (20:114)
       Me tė vėrtetė nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndryshimin e
       natės dhe tė ditės - ka argumente tė qarta pėr ata qė janė tė
       menēur. Pėr ata qė e pėrmendin Allahun kur janė nė kėmbė, kur
       janė ulur, kur janė shtrirė dhe thellohen nė mendime rreth
       krijimit tė qiejve dhe te tokės (duke thėnė): "O Zoti ynė! Kėto
       nuk i krijove kot. Lavdėrimi tė qoftė Ty! Na ruaj nga dėnimi i
       zjarrit!" (3:190-191)
       Ajetet e mėsipėrme (190-191) aludojnė fuqishėm se tė
       "medituarit" pėr botėn rreth nesh ėshtė njė pjesė pėrbėrėse e
       besimit.
       “Thuaj: Udhėtoni nėpėr tokė dhe shikoni se si filloi krijimi;
       pastaj Allahu e fillon krijesėn tjetėr (ringjalljen). Me tė
       vėrtetė Allahu ka fuqi pėr ēdo gjė.” (29:20)
       Kėto gjithashtu janė referenca nga Kur'ani qė pėrshkruajnė
       vlerėn e njeriut tė ditur nė kundėrshtim me njeriun e paditur.
       Ata nuk janė tė barabartė:
       “Thuaj: "A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė"?
       Por, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim.” (39:9)
       “...Allahu do t'i ngrejė nė shkallė tė lartė ata qė besuan prej
       jush, do t'i lartėsojė nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė
       dhėnė dituri.” (58:11)
       Burimi i parė i Islamit ėshtė Kur'ani - dhe mė lart ne pamė disa
       ajete mbi ēėshtjen e diturisė. Burimi i dytė ėshtė jeta e
       profetit Muhammed (s.a.v.s). Kėtu po japim disa thėniet e
       profetit mbi ēėshtjen e diturisė:
       "Kur Allahu ia do tė mirėn ndonjė njeriu, Ai i dhuron diturinė e
       fesė." Buhariu dhe Muslimi.
       "Njeriut tė cilit shkon nė rrugėn pėr tė fituar dituri, Allahu
       do t'ia lehtėsojė rrugėn pėr nė Xhenet." Muslimi.
       Marrėdhėniet mes Kur'anit dhe Shkencės Moderne
       Teoria moderne shkencore e sotme e gjen veten e saj krejtėsisht
       tė afėrt me Kur'anin. Gjenden tė paktėn dy arsye prapa kėtij
       vrojtimi. E para ėshtė mungesa e mospajtimeve mes Kur'anit dhe
       fenomeneve natyrore tė dallueshme. Shkenca nuk ka qenė e aftė qė
       tė prodhojė teori ose eksperimente qe janė nė kontradiktė me
       parimet bazė tė Kur'anit. Vetė Kur'ani ėshtė i vėrtetė pėr tė
       gjitha kohėrat.
       Arsyeja e dytė pėr tė shėnuar harmoninė midis Kur'anit dhe
       shkencės ėshtė prania nė vetė Kur'anin e nxitjes shumė tė qartė
       dhe pozitive pėr tė soditur dhe studiuar botėn rreth nesh.
       Sidoqoftė, Kur'ani shkon pėrtej nxitjeve tė thjeshta qė tė
       gjitha qeniet njerėzore tė jenė nė dijeni tė botės natyrale. Ai
       gjithashtu pėrmban referenca tė pėrhapura shumė nė njė sėrė
       ēėshtjesh tė cilat nuk janė tė sakta shkencėrisht. Pėr
       muslimanėt tė cilėt i lexojnė dhe i kuptojnė kėto referenca, ato
       shėrbejnė sigurisht pėr tė forcuar besimin e tij ose tė saj. Pėr
       jomuslimanėt tė cilėt pyesin pėr autenticitetin dhe autorėsinė e
       Kur'anit, kėto referenca japin pėrgjigje interesante. Njė arsye
       e mundshme pėr kėto ajete kur'anore tė cilat pėrshkruajnė botėn
       natyrale mund tė gjendet nė ajetin mė poshtė:
       “Ne do t'ju bėjmė tė mundshme atyre qė tė shohin Argumentet Tona
       nė horizonte dhe nė vetet e tyre, derisa t'u bėhet e qartė se ai
       (Kur'ani) ėshtė i Vėrtetė...” (41:53)
       Ngjarja historike pėr tė cilėn bėn fjalė ky ajet ėshtė pushtimi
       i Mekės. Megjithatė, pothuajse ēdo ajet nė Kur'an pėrmban njė
       kuptim historik dhe universal, dhe pėr kėtė arsye njė
       interpretim i mundshėm i kėtij ajeti ėshtė se ai i referohet
       zbulimit gradual tė "dėshmisė" mė tė madhe natyrale tė Krijuesit
       nė botėn tonė. Dy nga qėllimet mė tė rėndėsishme dhe mė
       magjepsėse tė shkencės moderne janė qė tė shikojnė larg e mė
       larg jashtė universit dhe tė shikojnė thellė e mė thellė nė
       strukturėn e trupit tė njeriut. Dhe pikėrisht nė kėto dy fusha
       ne gjejmė "Shenjėn" mė tė fortė tė fuqisė krijuese tė Allahut.
       Njė pėrzgjedhje e ajeteve kur'anore qė komentojnė mbi botėn
       natyrale
       A - Mbi procesin nė zhvillim tė krijimit
       “...Dhe Ai krijoi ēfarė ju (tani) nuk i dini...” (16:
       “...Allahu krijon ēfarė tė dojė...”
       Kėto dy ajete, ndėrmjet tė tjerave, tregojnė se Allahu nuk e ka
       mbaruar krijimin, pėrkundrazi, ai ėshtė njė proces i
       vazhdueshėm. Kjo ėshtė shumė domethėnėse duke gjykuar nga njė
       pikėpamje shkencore sepse ne dalėngadalė po fillojmė tė
       vrojtojmė dhe tė kuptojmė disa fenomene natyrale tė cilat janė
       ende nė njė proces tė formimit. Njė shembull kryesor ėshtė
       vrojtimi ynė i galaktikave ende tė panjohura nga shtėllunga tė
       mėdha tė mjegullnajave. Njė shembull tjetėr ėshtė evolucioni i
       specieve, i cili ėshtė njė dėshmi e dytė pėr format e jetės sė
       ēuditshme dhe magjepsėse tė shndėrruar nė fosile. Kėta dy
       shembuj janė pikėrisht maja e asbergut; citati nė vazhdim nga
       libri "Plani Kozmik" i fizikanit Paul Davies nėnvizon rritjen e
       vetėdijshme tė krijimit tė vazhdueshėm:
       "Njė numėr gjithnjė e mė shumė i shkencėtarėve dhe shkrimtarėve
       ka filluar tė kuptojnė se aftėsia e botės fizike pėr tė
       organizuar veten e saj tė pėrbėrė, dhe shumė tė thellė
       misterioze, ėshtė tipar i universit. Fakti se natyra ka fuqi
       krijuese, dhe ėshtė e aftė qė tė prodhojė njė sėrė
       progresiviteti tė pasur tė formave dhe tė strukturave tė
       ndėrlikuara, sfidoi themelin e fortė tė shkencės bashkėkohore.
       Enigma mė e madhe e kozmologjisė, shkruan Karl Popper, filozof i
       mirėnjohur, mund tė jetė ajo se universi ėshtė, nė njė kuptim,
       krijues."
       B - Mbi ndotjen dhe gėrryerjen e burimeve natyrale
       “Pėr shkak tė veprave tė kėqija tė njerėzve, nė tokė dhe nė det
       janė shfaqur tė zeza, e pėr ta pėrjetuar ata njė pjesė tė asaj
       sė keqeje qė e bėnė, ashtu qė tė tėrhiqėn (pendohen) nga tė
       kėqijat.” (30:41)
       “O bijtė e Ademit! Vishuni bukur pėr ēdo namaz (lutje), hani dhe
       pini dhe mos e teproni, sepse Ai (Allahu) nuk i do ata qė e
       teprojnė.” (7:31)
       Rėndėsia e tė kuptuarit tė pasojave ekologjike tė veprimeve tona
       si individė ose si shoqėri nuk ishte vlerėsuar plotėsisht deri
       nė shekullin e njėzetė. Tani ne kuptojmė qė nuk mundemi ta
       ndryshojmė fytyrėn e rrėmujshme tė tokės pa paguar disa
       ndėshkime, tė cilat mund tė jenė shkatėrrimtare. Ne gjithashtu
       kuptojmė se paralajmėrimi (maturia) duhet zbatuar nė mėnyrė
       globale, jo vetėm lokalisht por me tė vėrtetė "mbi tokė dhe mbi
       det". Megjithatė vetėdija ekologjike nuk nėnkupton asketizėm.
       Sipas Kur'anit, ne nuk jemi tė ndaluar qė tė kujdesemi pėr
       kėnaqėsinė nė kėtė jetė, mirėpo ne jemi tė ndaluar nga harxhimet
       e panevojshme tė pasurisė.
       C - Mbi natyrėn e dyfishtė tė hekurit
       “...Ne e zbritėm edhe hekurin qė nė tė ka forcė tė fortė dhe
       dobi pėr njerėz...” (57:25)
       Hekuri ėshtė njė nga dy metalet qė gjenden mė sė tepėrmi nė tokė
       (tjetri ėshtė alumini). Ai ishte i njohur nga shumė qytetėrime
       antike, dhe ėshtė metali mė i rėndėsishėm qė ne e pėrdorim sot.
       Pėrshkrimi i pėrgjithshėm i tij nė Kur'an ishte i saktė nė kohėn
       e njerėzve tė lashtė, edhe bile mė tepėr sot: hekuri ėshtė bazė
       pėr shumė armė tė luftės dhe pėr shumė vegla tė pėrditshme me tė
       cilat punojmė.
       D - Mbi origjinėn e jetės nė ujė
       “...dhe Ne e bėmė ujin bazė tė jetės sė ēdo sendi... (21:30)
       Allahu e krijoi secilėn gjallesė prej ujit... (24:45)
       Teoria moderne shkencore mbi origjinėn e jetės nuk ishte provuar
       nė mėnyrė tė vendosur deri nė dy ose tre shekujt e fundit.
       Pėrpara kėsaj, teoria mbizotėruese mbi origjinėn e jetės ishte
       bazuar mbi njė koncept tė quajtur "gjenerata spontane", ku
       krijesa tė gjalla nė kuptimin e plotė tė fjalės ishin nxjerrė
       jashtė ēėshtjes sė pajetė spontanisht dhe nė mėnyrė tė
       vazhdueshme. Ky mendim ishte zhvlerėsuar me punėn e shumė
       shkencėtarėve tė Rilindjes, duke pėrfshirė edhe Harvin dhe
       Redin, dhe nė vitin 1950, kėrkimi i Lui Pasterit mbi
       bakteriologjinė vendosi vulėn mbi kėtė teori. Duke filluar qysh
       me punėn e Huxley (Hukslit) e deri mė sot, njė teori alternative
       ėshtė propozuar se jeta ėshtė mė e nėnkuptueshme qė tė jetė e
       dukshme pėr njė kohė tė gjatė, vargje gjithnjė e mė shumė tė
       ndėrlikuara tė rrezatimeve ultravioletė:
       "...besohet se format e hershme tė jetės janė zhvilluar nė
       oqeane ose pellgje uji... Kjo tė lė tė kuptosh se kolonizimi i
       vendit, rreth 425.000.000 vjet mė parė, ishte i mundur vetėm
       sepse atėherė kishte ozon tė mjaftueshėm tė krijuar pėr tė
       mbrojtur pėr tė parėn herė sipėrfaqen nga drita ultravioletė."
       Ideja e origjinės sė jetės nė oqeane ėshtė vėrtetuar nga dy
       ajetet kur'anore tė cituara mė lart.
       Ėshtė e rėndėsishme qė tė shėnohet se Kur'ani nuk pėrmban ndonjė
       pėrkrahje tė veēantė pėr evolucionin. Megjithatė ajetet e
       cituara mė sipėr tregojnė pėrtej ēdo dyshimi se Allahu i krijoi
       tė gjitha sendet e gjalla nga uji. Gjenden edhe shumė ajete tė
       tjera tė cilat tregojnė fuqinė e Tij absolute mbi ēdo gjė.
       "...Ai (Allahu) ka mundėsi pėr ēdo gjė." (41:39)
       “...Kur Ai vendos pėr njė cėshtje, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo
       menjėherė bėhet.”
       E - Mbi shumėllojshmėrinė e njerėzimit
       “Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės,
       ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Nė kėtė ka
       argumente pėr njerėzit.” (30:22)
       “O ju njerėz, ne ju krijuam prej njė mashkulli dhe njė femre, ju
       ndamė nė popuj e fise qė tė njiheni me njėri-tjetrin. Nuk ka
       dyshim se tek Allahu mė i ndershmi prej jush ėshtė ai qė ruhet
       mė sė shumti nga tė kėqijat...” (49:13)
       Dallimet raciale dhe gjuhėsore mes njerėzve nuk e kanė kuptimin
       si arsye pėr tė diskriminuar. Allahu thjesht e paraqet kėtė
       ndryshim si njė pjesė tė fuqisė krijuese tė Tij, dhe Ai nuk e
       dallon ndonjė racė si qenie natyrale mė tė lart se tė tjerat.
       Pėrmendja nė ajetin 49:31, nė tė vėrtetė, bėn fjalė pėr tė
       mėsuarit e komunikimit me njėri-tjetrin.
       F - Mbi ciklin ujor
       Shumica prej nesh janė njohur me ciklin ujor qė nė klasat e
       shkollės fillore, ku ne mėsojmė se si avullon njė pikė uji,
       pastaj bėhet njė pikė shiu, dhe mė nė fund kthehet nė det
       nėpėrmjet lumenjve ose kanaleve nėntokėsore. Njeriu i parė nė
       kohėt moderne i cili e kuptoi kėtė proces ishte Bernard Palissy,
       i cili e pėrshkroi atė me saktėsi nė vitin 1580. Pėrpara tij,
       shumė prej dijetarėve tė Greqisė antike dhe tė Romės kishin
       teori tė ndryshme jokomplete ose jokorrekte mbi ciklin ujor.
       Kur'ani nuk jep ndonjė pėrshkrim tė plotė tė ciklit ujor nga
       fillimi nė fund, por sidoqoftė aty janė disa referenca precize
       pėr etapat specifike. Ndoshta mė magjepsėset e kėtyre
       referencave janė dy ajetet e mėposhtme mbi retė e shiut:
       “Allahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe
       Ai i shtrinė lart si tė dojė, i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė,
       dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi...” (30:48)
       “A nuk e ke parė se si Allahu i drejton retė me forcė, pastaj i
       bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si
       rrjedh prej tyre? Ai lėshon prej sė larti, nga retė e mėdha si
       kodra breshėr dhe me tė godet kė tė dojė, e ia largon atij qė
       do. Shkėlqimi i vetėtimės gati sa nuk tė merr tė parit.” (24:43)
       Dy ajetet e mėsipėrme pėrshkruajnė fazat gjatė formimit tė reve
       tė shiut. Njė vėshtrim i afėrt i kėtyre dy ajeteve tregon se ato
       kanė tė bėjnė me dy fenomene tė ndryshme, njėri me
       "shpėrndarjen" e reve dhe tjetri me "bashkimin" e tyre, dy
       procese tė ndryshme nga tė cilat mund tė formohen retė e shiut.
       Meteorologjia moderne ka arritur nė kėtė konkluzion tė vėrtetė
       brenda dy shekujve tė fundit. Janė dy tipe resh tė cilat mund tė
       prodhojnė rreshje shiu, dhe janė klasifikuar sipas trajtave tė
       tyre: re shtresore dhe re grumbullore. Ajeti i parė mė sipėr mbi
       retė e shiut (30:48) pėrmbledh me saktėsi formimin e reve tė
       shiut. Sot ėshtė e njohur se kėto tipe tė reve kanė nisur gjatė
       kushteve graduale, erėrave tė ngritura:
       "...e pastaj ato (erėrat) lėkundin retė..." (30:48)
       Pastaj, reja zė vendin e trajtės sė veēantė tė saj, atė tė njė
       reje shtresore:
       "...dhe Ai i shtrin ato..." (30:48)
       Nėse kushtet janė tė pėrshtatshme (d.m.th. temperaturė e ulėt e
       mjaftueshme, lagėshti (e ajrit) e lartė e mjaftueshme, etj.),
       pikėzat e resė kondensohen mė tej nė pikėza (tė mėdha) shiu dhe
       ne e vėrejmė kėtė efekt nga toka si njė errėsim tė resė
       shtresore:
       "...dhe i errėson ato..." (30:48)
       Mė nė fund, pikat e shiut bien nga retė.
       "...dhe pėrmes tyre e shikon se si bie shi..." (30:48)
       Tipi i dytė i reve ėshtė ai i reve grumbullore. Ajeti i dytė mė
       sipėr mbi retė e shiut (24:43) pėrshkruan formimin e reve
       grumbullore tė shiut. Kėto re janė formuar gjatė kushteve tė
       rrymave tė forta tė ajrit (burimeve termike) dhe rrymave tė
       ulėta tė ajrit:
       "...i drejton retė me forcė..." (24:43)
       Sikurse fryrjet e formave tė reve, ato mund tė bashkohen nė njė
       re gjigande tė vetme:
       "...pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato..." (24:43)
       Nė kėtė ēast, dhe njė grumbull resh ėshtė formuar, ku secila
       prej tyre mund tė prodhojė shi. Pjesa tjetėr e ajetit ėshtė e
       zbatueshme nė rastin e njė grumbulli resh (e cila ėshtė e njohur
       nga ne si reja me shtrėngatė shumė tė madhe).
       Nėse reja grumbull merr proporcione tė gjera vertikale, pastaj
       ajo mund tė duket nga vėzhguesi i terrenit si njė mal ose kodėr
       e stėrmadhe, por, ēka ėshtė mė e rėndėsishme, duke u zgjeruar
       lart nė atmosferė, pikat e ujit tė resė sė sipėrme mund tė
       ngrijnė dhe nė kėtė mėnyrė formohet breshėri:
       "...dhe Ai lėshon prej sė larti breshėr, nga retė e mėdha si
       kodra..." (24:43)
       Mė nė fund, retė shpėrndarėse (d.m.th. stuhia me shi dhe
       vetėtima) mund tė kenė njė karakteristikė tė fundit tė gjallė:
       vetėtimėn:
       "...Shkėlqimi i vetėtimės sė dritės sė resė gati sa nuk tė merr
       tė parėt." (24:43)
       Ajete tė tjera kur'anore kanė tė bėjnė me mė shumė etapa tė
       ciklit ujor.
       “Ne lėshuam me masė ujė nga qielli dhe atė e pėrqendrojmė nė
       tokė. Por Ne kemi mundėsi edhe qė ta humbim atė (ujin).” (23:18)
       Ky ėshtė njė ajet i vetėm qė tregon se shiu ka rėnė nė tokė dhe
       nė fund do tė largohet (do tė thahet).
       “Ai e lėshon ujin (shiun) nga qielli, dhe pastaj burojnė
       lumenjtė, secili sipas madhėsisė sė vet…” (13:17)
       “A nuk e sheh se Allahu lėshon ujė nga qielli dhe atė e
       shpėrndan nė tokė?...”(39:21)
       Dy metodat sipas sė cilave largohet shiu i rėnė janė treguar
       kėtu: nė sipėrfaqen e tokės dhe nė lumenjtė.
       Gjenden tė dhėna tė tjera nė Kur'an qė flasin pėr ciklin ujor (
       p.sh. 40:13, 23:18, 25:48, 29:63, dhe tė tjera), dhe tė gjitha
       ato kanė tė njėjtėn vlerė me ato tė pėrmendura mė herėt:
       zbulimet shkencore moderne janė plotėsisht tė pajtueshme me to.
       Njė numėr i vogėl i ajeteve tė tjera gjithashtu bėjnė fjalė pėr
       ujin, por nė njė kontekst paksa tė ndryshėm. Ato nuk janė tė
       afėrta nė numėr me ajetet mbi ciklin ujor.
       “A e shihni ujin qė po e pini? Ju e lėshoni atė prej reve, apo e
       lėshojmė Ne?” (56:68-69)
       Kjo pyetje retorike thekson paaftėsinė tonė pėr tė pėrmbushur
       njė nga ėndrrat tona mė tė vjetra: kontrollimin e shiut. Fakti
       ėshtė se ne nuk mund ta bėjmė atė tė bierė veēse nėse ndonjė re
       ekzistuese ėshtė afėr - dhe pastaj vetėm nė kushte tė
       pėrshtatshme, bile edhe atėherė ne nuk jemi tė sigurtė pėr
       sukses. Reja duhet tė ketė pėrmasa tė ndryshme tė pjesėsave tė
       resė, pėrqindje tė lartė tė kondensimit nga ajri i ngjitur, dhe
       zhvillim tė mirė vertikal. Nėse tė gjitha kėto karakteristika
       janė prezente atėherė ne mund tė zhvasim mė shumė shi pėrmes
       bėrthamės sė resė dhe teknikave tė tjera tė ndryshme.
       Megjithatė, meteorologėt modernė janė tė pasigurtė pėr
       efektshmėrinė e saj. Sidoqoftė, ėshtė prezenca e kushteve
       paraprake mbi tė cilat ne nuk kemi kontroll, dhe kjo sė fundi na
       ndalon neve nga tė zbriturit e ujit nga ndonjė re nė formė tė
       shiut.
       Ajeti vijues pėrshkruan njė cilėsi tė lumenjve tė mėdhenj:
       “Ai i la tė lirė tė bashkohen dy dete, njėri i pijshėm e i
       shijshėm, tjetri i njelmėt dhe i idhėt, dhe nė mes tyre bėri njė
       pengesė, nė mėnyrė qė tė mos pėrzihen.” (25:53)
       Njė pėrshkrim i grykėderdhjeve tė lumenjve tė mėdhenj ėshtė
       ofruar nga ajeti mė lart. Kėto grykėderdhje relativisht janė tė
       papėrdorshme sepse dalja e ujit tė freskėt tė lumenjve nuk
       pėrzihet menjėherė me ujin e kripur tė detit nė tė cilin derdhet
       lumi. Mė qartė, uji i freskėt depėrton thellė nė ujin e kripur
       para se tė ndodhė ndonjė pėrzierje, larg nga goja (gryka) e
       lumit. Lumenjtė e vegjėl nuk e kanė kėtė cilėsi.
       G - Mbi Zhvillimin Embrional dhe Fetal tė Njeriut
       Kur'ani pėrmban njė sasi tė madhe informacioni mbi zhvillimin e
       embrionit dhe fetusit tė njeriut, veēanėrisht tė parėn. Para se
       tė paraqesim kėtė informacion, do tė ishte e dobishme qė tė
       jepnim njė skicė tė shkurtėr tė zhvillimit tė njeriut nė mitėr
       ashtu siē e kupton shkenca moderne.
       1. Njė vezė e pafekonduar ėshtė prodhuar nga njė femėr, dhe mė
       pas ėshtė vendosur nė kanalin e saj Fallopian
       2. Mashkulli kryen marrėdhėnie me femrėn, dhe njė qelizė e vetme
       e spermės e fekondon vezėn
       3. Veza e fekonduar futet brenda nė mitėr, dhe bashkohet me
       murin e mitrės
       4. Zhvillimi embriologjik (afėrsisht 3 muaj)
       5. Zhvillimi fetal (afėrsisht 6 muaj)
       6. Lindja
       Ne do tė shqyrtojmė disa nga kėto etapa nė detaje tė mėdha si
       ajetet e kėrkuara nė Kur'an. Sė pari po japim dy ajete tė cilat
       japin njė vėshtrim tė pėrgjithshėm tė zhvillimit njerėzor:
       “Dhe Ai ju krijoi nė disa etapa.” (71:14)
       “Allahu ju krijoi juve prej dheu, pastaj prej njė pike uji...”
       (35:11)
       Ajeti i parė ėshtė shumė i pėrgjithshėm, dhe pėrshkruan me
       saktėsi krijimin tonė nė etapa. Ajeti i dytė na jep disa pamje
       mbi tėrė ēėshtjen: se si u krijua njeriu nga dheu (Ademi a.s.),
       dhe pastaj nga njė pikė uji.
       Janė tė paktėn katėr detaje specifike qė merren me zhvillimin
       njerėzor nė Kur'an, qė shkenca moderne i ka zbuluar vetėm nė
       shekujt e fundit, dhe nė disa raste vetėm nė shekullin e fundit
       (shekullin XX). I pari merret me lėshimin e spermės:
       “A nuk ka qenė ai njė pikė uji qė derdhet?” (75:37)
       Pavarėsisht nga sasia e madhe e lėngut i cili mund tė prodhohet
       nga njė njeri gjatė marrėdhėnieve seksuale, ky ajet thekson se
       vetėm njė pikė e vogėl e tij ėshtė e nevojshme.
       Detaji i dytė i rėndėsishėm nė Kur'an mbi zhvillimin njerėzor
       ėshtė pėrshkrimi i fekondimit tė lėngut (d.m.th. spermės):
       “Ai (njeriu) ėshtė krijuar nga njė pikė uji qė hidhet fuqishėm.”
       (86:6)
       “Ne e krijuam njeriun prej njė pike uji tė pėrzier...” (76:2)
       “Pastaj bėri qė pasardhėsit e tij tė rrjedhin nga njė pikė uji e
       dobėt.” (32:
       Ajeti i dytė dhe i tretė kanė tė bėjnė me pėrmbajtjen e spermės.
       Shkenca moderne ka vėrtetuar se sperma nė fakt ėshtė njė
       pėrbėrje e sekrecioneve tė ndryshme tė cilat rrjedhin nga katėr
       gjendra tė ndryshme gjatė derdhjes sė spermės: testikujve,
       fshikėzat e farės, gjendra e prostatės, dhe gjendra e aparatit
       urinar. Qelizat e vėrteta tė spermės vijnė nga testikulat; tre
       gjendrat e tjera nuk prodhojnė faktorė fekondues. Kur'ani shkon
       mė larg dhe na informon se sperma ėshtė njė pėrzierje e
       lėngjeve. Ai (Kur'ani) na thotė neve nė (32: se vetėm "njė pikė
       uji" i lėngut ėshtė i nevojshėm. Fjala arabe pėr "njė pikė uji"
       nė kėtė ajet do tė thotė tė shkėputėsh mė tė pėrkryerėn e mė tė
       pastėrtėn e diēkaje. Shifrat tregojnė historinė: njė derdhje
       normale e spermės prej 3 ml. lėng pėrmban mes 120.000.000 dhe
       150.000.000 qeliza sperme. Prej kėtyre qelizave, vetėm njėra e
       fekondon vezėn tė femra, dhe kjo ėshtė pika e cila pėrmendet nė
       (32:.
       Detaji i tretė i zhvillimit njerėzor pėrmendet nė Kur'an nė
       lidhje me vezėn e fekonduar rishtas:
       “A nuk ka qenė ai (njeriu) njė pikė uji qė derdhet? E pastaj u
       bė gjak i trashė...”(75:37-38)
       Vrojtimet e fundit tė vezės sė fekonduar nė mitėr kanė zbuluar
       se veza nė tė vėrtetė futet vetė nė murin e mitrės. Ai "ngjitet"
       nė njė formė tė ēuditshme dhe ai mbetet kėshtu nė fazėn e
       hershme tė zhvillimit.
       Nė fund, Kur'ani na jep njė shpjegim magjepsės tė zhvillimit
       embriologjik (nė tre muajt e parė) nė ajetet pasardhėse (disa
       fjalė janė transkiptuar direkt nga arabishtja):
       “...Ne atė pikė uji e bėmė Alakah (copė gjaku), a atė Alakah e
       shndėrruam nėMudgah (nė copė mishi), pastaj e shndėrruam nė
       Idhaam (eshtra), dhe Idhaam-in e mbuluam me mish, pastaj atė e
       bėmė njė krijesė tjetėr (me shpirt).” (23:14)
       “...Ne ju krijuam juve nga dheu, pastaj nga uji, pastaj nga njė
       gjak i ngjizur (Mudgah), pjesėrisht tė formuar dhe pjesėrisht tė
       paformuar...” (22:5)
       Ajeti (23:14) e ndan zhvillimin embriologjik nė katėr faza. Faza
       e parė bėn fjalė saktėsisht pėr periudhėn pas fekondimit ("pika
       e ujit"), dhe ėshtė karakterizuar nga njė Alakah ose "copė
       gjaku" e cila pėrshkruan se si veza futet vetė nė mitėr (shih mė
       lart). Faza e dytė pėrshkruan embrionin se si zhvillohet nė njė
       Mudgah qė do tė thotė diēka e pėrtypur (copė mishi). Kjo dukje e
       pėrshkrimit tė papėrpunuar ėshtė nė tė vėrtetė krejtėsisht e
       saktė: pasi veza e fekonduar futet nė mitėr, ajo fillon tė marrė
       lėndėt e para ushqyese dhe energjinė nga nėna e saj. Si pasojė,
       ajo fillon tė rritet me shpejtėsi tė posaēme, dhe pas njė jave
       ose dy ajo duket me sy tė lirė si njė pjesė e ngrėnė e mishit.
       Kjo ėshtė rritur si pasojė e zhvillimit tė sythave dhe thepave
       tė vogla tė cilat do tė rriten mė vonė si organe dhe gjymtyrė tė
       plota.
       Dy fazat e tjera tė pėrshkruara nė ajetin (23:14) flasin pėr
       krijimin e eshtrave nga Mudgah, e pasuar nga mbėshtjellja e
       eshtrave me mish ose muskuj. Nėse ne e ndjekim progresin e
       embrionit me sytė tanė do tė shohim, pas pėrafėrsisht katėr
       javėsh, njė proces tė quajtur "ndryshimi i qenies", ku grupet e
       qelizave brenda embrionit e transformojnė veten e tyre nė formėn
       e caktuar tė organeve tė gjera. Njė nga strukturat e hershme tė
       zhvillimit nė kėtė fazė ėshtė baza kėrcore e skeletit njerėzor.
       Pastaj ėshtė pasuar nga dukja e njė bartėsi ose organeve tė
       tjera duke pėrfshirė muskujt, veshėt, sytė, veshkat, zemrėn, dhe
       tė tjera. Ajeti (23:14) pėrfundon me shndėrrimin e organizmit nė
       mitėr, qė pason me lindjen e tij.
       Ajeti (22:5) pėrfshin edhe njė shėnim interesant mbi embrionin.
       Nė kėtė ajet, Mudgah ėshtė pėrkufizuar me frazėn:
       "...pjesėrisht tė formuar dhe pjesėrisht tė paformuar."
       Siē u pėrmend mė sipėr, vrojtimet tona moderne mbi zhvillimin
       embriologjik treguan se si struktura dhe organe tė ndryshme
       zhvillohen njėra pas tjetrės pėrmes ndryshimeve. Kjo na jep njė
       burim tė situatave tė pazakonshme kur embrioni ėshtė formuar
       ēregullisht (p.sh. me mushkėri por pa veshė).
       H - Mbi kozmologjinė
       Prej tė gjithave dėshmive tė Kur'anit mbi ēėshtjet shkencore, mė
       tė shumtat janė mbi krijimin dhe strukturėn e universit dhe tė
       tokės. Kjo fushė ėshtė veēuar nė disa ajete tė ndryshme si ajo
       mė poshtė, si njė shembull i fuqisė krijuese tė Allahut:
       “Pėr besimtarėt ekzistojnė argumente nė qiej dhe nė tokė.”
       (45:3)
       Pėr mė shumė shpjegime tė detajuara tė Kur'anit dhe kozmologjisė
       (dhe shkencės nė pėrgjithėsi), lexuesve tė interesuar do t'ju
       konsideroja qė tė lexonin librin e Maurice Bucaille "Bibla,
       Kur'ani, dhe Shkenca." Mė poshtė po japim njė pėrmbledhje tė
       shkurtėr tė disa prej ajeteve mė tė fuqishme.
       I pari, njė ajet i cili bėn njė shėnim tė vogėl nė lidhje me
       moshėn e njerėzimit pėrsa i pėrket universit:
       “Vėrtetė ka kaluar njė periudhė kohore qė njeriu nuk ekzistonte
       fare si njė diēka e pėrmendur.” (76:1)
       Fjala arabe pėr "kohėn" nė kėtė ajet ėshtė "Dahr" dhe ajo e ka
       kuptimin gjithashtu tė pėrjetėsisė (pafundėsisė) ose thjesht njė
       kohe jashtėzakonisht tė gjatė. Shkenca moderne mund tė na
       ndihmojė neve qė ta kuptojmė mė mirė kėtė ajet. Shfaqja e parė e
       njerėzve nė kėtė tokė ėshtė llogaritur pėrafėrsisht se ėshtė
       paraqitur rreth njė milion vjet mė parė. Mosha e universit, nė
       anėn tjetėr, ėshtė llogaritur afėrsisht pesėmbėdhjetė miliard
       vjeēare. Nė qoftė se ne e normalizojmė moshėn e universit nė njė
       ditė, atėherė njeriu do tė ishte mė pak se gjashtė sekonda.
       Ajeti nė vazhdim ka tė bėjė me krijimin e qiejve dhe tė tokės:
       “Ne i krijuam qiejtė dhe tokėn dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre
       brenda gjashtė ditėsh, dhe Ne nuk ndiemė lodhje.” (50:38)
       Vėreni pėrmendjen e zgjuar nė kundėrshtim me Biblėn nė fund tė
       kėtij ajeti nė lidhje me atė se Allahu "pushoi" pas gjashtė
       ditėsh nga lodhja. Bibla nė lidhje me krijimin e qiejve dhe tė
       tokės, te Zanafilla thotė:
       “Nė fillim, Zoti krijoi qiejtė dhe tokėn.” Bibla 1:1
       Kėtu nuk pėrmendet gjė "dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre", nė
       kundėrshtim me Kur'anin (i cili i referohet kėsaj nė shumė
       ajete). Shkenca moderne vetėm nė shekullin e fundit ka zbuluar
       se shumė prej masės sė universit pėrfshihet nė hapėsirat e
       pafund tė galaktikave dhe yjeve.
       Duke qenė se janė bėrė debate tė cilat e kanė munduar
       krishterizmin dhe hebraizmin pėr shekuj nė lidhje me kuptimin e
       "gjashtė ditėve", fjala "ditė" nė arabishten klasike ka njė
       kuptim tė dytė pėr "kohė shumė e gjatė" ose "njė epokė".
       Kur'ani, sidoqoftė, paraqet njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr kėtė
       pyetje nėpėrmjet tre ajeteve mė poshtė:
       “Ata kėrkojnė prej teje qė t'ua ngutėsh dėnimin, por Allahu nuk
       e thyen premtimin e Vet, pse njė ditė te Zoti yt ėshtė sa
       njėmijė vjet tė llogaritjeve tuaja.” (22:47)
       “Ai (Allahu) udhėheq (tė gjitha) ēėshtjet prej qiellit nė tokė,
       pastaj ajo (ēėshtja) ngrihet tek Ai nė njė Ditė qė sipas
       llogaritjeve tuaja ėshtė sa njėmijė vjet.” (32:5)
       “Engjėjt dhe shpirti ngjiten tek Ai nė njė Ditė qė zgjat
       pesėdhjetė mijė vjet.” (70:4)
       Nga kėto ajete ėshtė e qartė se njė "ditė" nė Kur'an pa dyshim
       mund tė ketė kuptime tė ndryshme nė kontekste tė ndryshme, dhe
       nė kėtė mėnyrė nuk ėshtė e detyrueshme qė tė kuptohet nė mėnyrė
       tė prerė njė periudhė 24-orėshe.
       Dy ajetet e tjera merren me disa detaje mbi krijimin:
       “A nuk e dinė ata tė cilėt nuk besuan se qiejtė dhe toka ishin
       tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja?...” (21:30)
       “Mandej e mėsymė qiellin (krijimin e tij), dhe ai ishte tym
       (mjegullinė qė ishte si materie e parė), dhe Ai i tha atij dhe
       tokės: "Ejani dhe bindjuni urdhėrit tim, me dėshirė ose pa
       dėshirė!" Ata tė dy thanė: "Po vimė tė bindur (me dėshirė)!"
       (41:11)
       Ajeti (21:30) lajmėron pėr teorinė kozmologjike moderne tė
       njohur si Big Bang, ku pėr tė gjitha ēėshtjet ėshtė menduar se
       kanė nisur nga njė shpėrthim i fuqishėm. Ajeti (41:11) i
       referohet njė faze tė mėvonshme tė krijimit, njė faze tė cilėn
       njė kozmolog do ta pėrshkruante universin si tė mbushur me njė
       gaz tė mjegullt duke pėsuar njė shkrirje tė ngadaltė nė
       struktura tė plota si grumbullimet yjore, galaktikat, yjet, etj.
       Fjalėt e kėtyre dy ajeteve mund tė duken tė rėndomta dhe
       sempliste pėr syrin modern, por kjo nuk e pakėson vlerėn e tyre
       tė pėrgjithshme.
       Pastaj janė ajetet tė cilat flasin pėr diellin dhe hėnėn.
       "I madhėrishėm ėshtė Ai qė i krijoi yjet nė qiell, dhe vendosi
       nė tė dritė (diell) dhe hėnė qė ndriēon." (25:61)
       Ky ajet e pėrkufizon diellin si njė burim tė drejtpėrdrejtė tė
       dritės, ndėrsa hėnės nuk i ėshtė dhėnė ky titull. Kaluan kaq
       kohė qė nga krijimi i njeriut dhe drita e hėnės ėshtė thjeshtė
       njė reflektim i dritės sė diellit.
       “Dielli dhe hėna udhėtojnė sipas pėrcaktimeve tė sakta.” (55:5)
       Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė i qartė, dhe ne e dimė pėrshkrimin
       matematikor tė kėtyre "pėrcaktimeve" qė kur Kepleri dhe Njutoni
       i formuluan ato disa shekuj mė parė.
       “Ai e krijoi natėn dhe ditėn, diellin dhe hėnėn, dhe secili prej
       tyre noton nė orbitė.”(21:33)
       Ky ajet e plotėson atė tė mėparshėm: kėtu, ne mėsojmė se dielli
       dhe hėna "notojnė" nė orbitė. Kepleri ishte astronomi i parė
       europian qė kuptoi se rrugėt (orbitat) e planeteve dhe tė hėnės
       janė eliptike. Nuk ka shumė kohė qė astronomėt kuptuan
       gjithashtu se dielli ka njė orbitė - rreth qendrės sė Udhės sė
       Qumėshtit.
       Kur'ani pėrmban njė numėr ajetesh mbi strukturėn dhe mjedisin
       (rrethanat) e universit. Janė shumė pėr t'u rregjistruar kėtu,
       por tre ajetet nė vijim formojnė njė shembull interesant:
       “Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin, dhe ne e zgjerojmė atė.”
       (51:47)
       Ky ajet shėnon nė mėnyrė shumė tė qartė se zgjerimi ėshtė duke
       vazhduar (deri nė Ditėn e Gjykimit, ditė e cila ėshtė premtuar
       nga Allahu se do tė vijė tek ne papritur).
       “Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės, dhe i
       gjallesave tė cilat Ai i ka shpėrndarė nė ato tė dyja...”
       (42:29)
       “Dhe Ai e nėnshtroi pėr ju ēdo gjė qė gjendet nė qiej dhe nė
       tokė; dhe me tė vėrtetė nė to ekzistojnė argumente pėr njerėzit
       qė mendojnė.” (45:13)
       Kėto dy ajete janė tepėr interesante, i pari nėnkupton nė mėnyrė
       tė fuqishme ekzistencėn e krijesave tė gjalla nė planetet e
       tjerė nė tė gjithė universin, dhe i dyti na tregon neve se
       qiejtė janė "nėnshtruar" pėr ne. Me njė imagjinatė tė vogėl, ne
       (ose ndoshta fėmijėt tanė) mund tė ėndėrrojnė pėr mundėsinė e
       udhėtimit ndėryjor (nė hapėsirė) - dhe tė mos kufizohen vetėm nė
       sistemin tonė diellor!
       Marrė nga faqja:
  HTML http://www.quran.net/quran/quranknowledgeScience.htm
       *****************************************************
       Page 1 of 1