URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: PORTALI I FORUMIT
       *****************************************************
       #Post#: 1142--------------------------------------------------
       Troja garon nė “Rock am Ring” 
   DIR By: Kaloresi
       Date: March 16, 2012, 4:05 am
       ---------------------------------------------------------
       [IMG]
  HTML http://i40.tinypic.com/rgxeeo.jpg[/img]
       Rock grupi kosovar “Troja” ėshtė nė mesin e pesėdhjetė bendeve
       nga e gjithė bota qė ėshtė duke “luftuar” nė garėn “Rock am Ring
       Band Contest 2012” nėpėrmjet ueb-faqes ringrocker.com.
       Festivali “Rock am Ring” ėshtė njėri nga festivalet mė tė
       popullarizuara qė mbahen nėn qiellin e hapur ēdo vit nė
       Nürburgring tė Gjermanisė.
       Edicioni i kėtij viti do tė realizohet midis datave njė dhe tre
       tė muajit qershor. “Rock am Ring” ėshtė themeluar mė 1985 dhe qė
       nga ajo kohė nė skenėn e tij kanė performuar rock grupet mė tė
       mėdha tė skenės botėrore, duke pėrfshirė edhe “U2”, “Westlife”,
       “Chris de Burgh” e shumė tė tjera.
       Pėrfshirja e “Trojės” nė garėn qė siguron “vizėn” pėr
       pjesėmarrjen nė edicionin e njėzeteshtatė tė kėtij festivali, ka
       qenė krejt e rastėsishme.
       “Njė fans i yni gjerman, i cili na ka njohur si grup muzikor
       pėrmes njė shoku tė tij shqiptar, ka aplikuar pėr ne, sepse i
       kemi pėlqyer”, ka thėnė Shabani pėr “Koha Ditore”.
       “Nga pesėdhjetė bende qė kanė konkurruar do tė pėrzgjidhen
       fillimisht pesė, tė cilat do tė performojnė nė njė eveniment mė
       tė vogėl e prej aty do tė pėrzgjidhen vetėm dy bende qė do tė
       kenė mundėsi tė performojnė nė festival”, ka shpjeguar ai.
       “Nuk ėshtė ideja jonė qė nė kuptimin e plotė tė fjalės tė
       depėrtojmė ndėrkombėtarisht, por aty do tė ketė shumė producentė
       qė vijnė t’i dėgjojnė grupet e reja dhe nėse na ofrojnė diēka do
       tė ishte e mirėseardhur”.
       “Tendenca jonė ėshtė tė shpėrndajmė muzikėn tonė nė njė rrjet mė
       tė gjerė”, ka shtuar rokeri. /Telegrafi/
       *****************************************************
       Page 1 of 1