URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: PSIKOLOGJIA
       *****************************************************
       #Post#: 1105--------------------------------------------------
       Te fshehtat e xhelozise
   DIR By: Kaloresi
       Date: March 14, 2012, 9:13 am
       ---------------------------------------------------------
       Nje depertim ne mendjen e xhelozit
       Ti je ulur me te sonte, cdo gje po shkon per mrekulli dhe po ja
       kaloni te dy shume bukur, derisa papritur ai shfaqet si nga
       hici. Ai ka paraqitje me te mire se ty, eshte me i pashem dhe
       pasi te pershendet fillon te flase me te: e gjithe vetedija jote
       perqendrohet tek biseda e tyre: si e sheh ai ate, si i buzeqesh
       ajo atij. Ti je i frikesuar, i inatosur, i pasigurte dhe te
       mungon vetebesimi. Ta themi troc ti je xheloz.
       Disa situata ku ti mund te provosh ndjenjat e xhelozise
       Ti mund te behesh xheloz nen cilendo nga situatat e meposhtme:
       1. Kur dikush flirton me te dashuren/dashurin tend.
       2. Kur dikush arrin dicka qe e ke dashur prej kohesh, por qe nuk
       e ke arritur dot.
       3. Kur arrin sukses dikush qe ti e urren.
       4. Kur dikush fiton dicka qe ti mendon se nuk e meriton.
       Cilat jane shkaqet qe fshihen pas xhelozise
       Nese ti mendon se behesh xheloz/xheloze per shkak te menyres
       sesi ai i flet asaj apo menyres sesi ajo i buzeqesh atij,
       atehere mendon gabim: edhe xhelozia, si shumica e emocioneve te
       tjera, i ka rrenjet perbrenda, pra pjesa me e madhe e problemit
       shtrihet brenda vetes tende, nuk shkaktohet nga kushtet apo
       rrethanat e jashtme.
       1. Shkaku i pare i xhelozise: Mungesa e besimit ne vetevete:
       Shkaku kryesor qe te ben te ndjehesh xheloz eshte dyshimi qe ke
       tek aftesite e tua: nese je 100% i sigurte ne vetevete, nuk do
       te vuash asnjehere prej ndonje ndjenje xhelozie, edhe nese do ta
       provosh kete ndjenje do te jete e nje intensiteti shume te vogel
       dhe do te zhduket shpejt.
       2. Shkaku i dyte i xhelozise eshte mendimi i keq qe ke per
       paraqitjen tende:
       Te kesh nje mendim te keq per bukurine tende fizike apo
       aparencen tende eshte nje shkak tjeter i xhelozise. Nese mendon
       dhe beson se ke nje pamje te keqe, atehere ti do te provosh
       ndjenja xhelozie sa here qe takon dike me te bukur se ti.
       3. Shkaku i trete i xhelozise: Frika:
       Nje nga shkaqet qe fshihet pas xhelozise eshte frika: kjomund te
       jete frike se mos perfundon vetem, nje frike se mos dukesh i
       turperuar, ose frike se mos humb dashurine qe partneri te ka
       dhene gjithmone.
       4. Shkaku i katert i xhelozise: Pasiguria:
       Ndjenjat e pasigurise jane rezultat i dy pikave te para, pra i
       mosbesimit ne vetevete dhe i besimit se ke pamje te keqe. Dhe
       pastaj kjo pasiguri behet nje arsye shume e forte qe personi te
       behet xheloz.
       Intensiteti i xhelozise ndryshon sipas situates
       Nese urren shume dike atehere do te behesh shume xheloz nese ti
       e sheh qe ai arrin dicka. Nese nuk e urren dhe aq kete person
       atehere ndjenjat e xhelozise qe do te provosh nuk do te kene dhe
       aq intensitet te madh. Nga ana tjeter nese dikush qe ti e pelqen
       arrin dicka, atehere me shume mundesi ti nuk do te ndjehesh fare
       xheloz per te, edhe pse ka ecur perpara shume here me shume se
       ti.
       Xhelozia dhe nderhyrja ne hapesiren private
       Kur dikush behet xheloz ai/ajo mund te filloje te nderhyje dhe
       te pushtoje hapesiren private te partnerit te tij ne nje menyre
       qe rezulton ne pakenaqesi dhe bezdisje per personin qe i eshte
       cenuar hapesira e tij private. Gjera si te ngulesh kembe qe te
       dish pasuordin e partnerit mund ta bezdisin ate dhe mund te
       shkaterrojne gjithe lidhjen. Pa pasur prova te forta qe
       vertetojne se partneri/ja po te mashtron nuk duhet nderhyre ne
       hapesiren e tij/saj private, edhe nese ndjen xhelozi.
       Xhelozia: nje mik apo nje armik?
       Gjeja e vetme qe xhelozia di ta beje shume mire eshte te na beje
       te ndjehemi keq, te shkaterroje lidhjet ose te na e mbushe
       zemren me urrejtje. kur te ndjesh xhelozi me mire mos shko te
       zihesh me te tjeret apo te fajesosh kushtet e jashtme: merru me
       mire me veten tende, dhe keto ndjenja do te zhduken.
       #Post#: 1115--------------------------------------------------
       Re: Te fshehtat e xhelozise
   DIR By: sweety
       Date: March 14, 2012, 12:54 pm
       ---------------------------------------------------------
       une jam xheloze per ate qe dua por jo shume sa te vihet re
       #Post#: 1124--------------------------------------------------
       Re: Te fshehtat e xhelozise
   DIR By: Kaloresi
       Date: March 15, 2012, 2:25 am
       ---------------------------------------------------------
       --- Quote from: sweety link ---
       >
       > une jam xheloze per ate qe dua por jo shume sa te vihet re
       >
       --- End Quote ---
       Eshte mire te jesh pak xheloze por jo ne ate mase sa te
       xhelozosh per cdo gje.
       *****************************************************
       Page 1 of 1