DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: PSIKOLOGJIA
*****************************************************
#Post#: 1103--------------------------------------------------
Ndryshimi ndermjet dashurise dhe nevojes per dike
DIR By: Kaloresi
Date: March 14, 2012, 9:05 am
---------------------------------------------------------
Shume njerez thone qe duan te ndahen me dike por nuk munden
sepse kane nevoje per te.
Ne fakt ka nje ndryshim te madh ndermjet dashurise qe ke per
dike dhe nevojes qe mund te kesh per te. Edhe pse duket se
dashuria bazohet shume ne nevojat njerzore perseri ndryshimi
midis dy fjaleve eshte shume i madh.
Le te supozojme se ti gjymtohesh dhe fillon te perdoresh
paterica per te ecur. A thua dot se ti i do patericat? Sigurisht
qe jo, ti thjesht ke nevoje per to sepse je vrare tek kemba dhe
nuk ecen dot pa to. Ne fakt po e njejta gje ndodh edhe me
dashurine.
Ndonjehere ne besojme se e duam shume dike, se e dashurojme
marrezisht, kur ne fakt ne thjesht kemi nevoje per te vetem per
arsyen se dicka nuk shkon tek vetja jone. Ne kte artikull do te
tregohet diferenca e plote ndermjet dashurise dhe nevojes per
dike ne menyre qe nje ndarje qe duhet te behet te kaloje pa
mundime.
Ndryshimi ndermjet dashurise dhe nevojes
Le te marrim si shembull nje vajze qe eshte rritur nga dy
prinder shume te distancuar, te cilet nuk jane kujdesur shume
per te apo ti japin vemendje. Kur kjo vajze do te rritet ajo do
te kete gjithmone dicka te palotesuar qe do ta ndjeje gjithmone,
nevoje te tepert per dashuri, dhe mund te terhiqet me njeriun e
pare qe e ben ate te ndjehet e rendesishme.
Ne kte rast kjo vajze nuk do personin, por ka nevoje per
vemendjen e tij, per kte arsye ra ne dahuri me te.
Nese ti gjen nje person interesant qe ploteson kriteret e tua
per nje partner te ardhshem atehere ti bie ne dashuri pa kuptuar
me kte person. Por kur je i merzitur, i vetmuar, i deshperuar,
ne nje nevoje te madhe per tu ndjere i vleresuar apo i dashur
nga te tjeret, atehere ka mundesi qe te te genjeje mendja per te
shkuar me personin e gabuar thjesht per te plotesuar keto nevoja
edhe pse ne te vertete nuk e do personin, duke i prishur keshtu
shume pune vetes.
Te duash dike dhe te kesh nevoje per dike
Kur ti bie ne dashuri thjesht per tju arratisur problemeve te
tua, per tu ndjere me mire, per te hequr merzine apo per tu
ndjere me mire me veten, atehere dije qe ti ke nevoje per ate
lidhje dhe nuk e do ate.
Nese ty te lene vetem ne nje shkretetire pa asnje lloj ushqimi
ti mund te kesh vertete shume nevoje per nje gjarper qe ta
kapesh dhe ta hash, por a do te thote kjo qe ti i do
gjarperinjte dhe qe ti i dashuron ata???
Ti thjesht ke nevoje per gjarperinjte sepse per momentin je ne
nje situate shume te keqe, por sapo ti te shpetosh nga ajo
situate ti nuk do te kesh me nevoje per gjarperinjte, bile nuk
do duash me te shohesh me sy ndonje gjarper.
Disa njerez bien ne dashuri me gjarperinj sepse kane probleme
emocionale apo psikologjike qe duan ti zgjidhin nepermjet tyre.
Te dish kte ndryshim mund te te shpetoje jeten
Pse mendoni ju se u lodha per ta shkruajtur kte artikull?
Ne fakt te dish ndryshimin ndermjet dashurise dhe nevojes per
dike mund te te shpetoje nga shume telashe ne te cilat mund ta
fusesh veten sepse:
Lidhjet qe bazohen ne nevoje nuk jane te shendetshme:
Kthehemi tek shembulli me gjarprin. Ti do ta haje ate po te
kishe nevoje megjithese nuk do te bente mire, dhe po e njejta
gje ndodh me lidhjet. Per shkak te nevojave njerzit futen ne
lidhje jo te duhura duke perfunduar gjithmone me ndarje me vone.
Dashuria zhduket kur zhduket nevoja: Sapo te zhduket nevoja
dashuria mbaron, sepse e gjithe lidhja eshte bazuar vetem ne ate
nevoje. Psh nese ti lidhesh me dike vetem sepse ndjehesh i/e
vetmuar, atehere sapo jeta jote sociale te rregullohet ti do te
vesh re qe nuk ke me nevoje per ate lidhje qe ke krijuar vetem
per ate arsye, gje e cila do te shkaktoje ndarjen.
Ndryshimi ndermjet nevojes dhe dashurise: Nuk po them qe
dikush mund te dashuroje pa pasur asnje lloj nevoje per dike. Ne
fakt te gjitha lidhjet kane nje numer te ndryshem nevojash qe i
mbeshtesin ato, megjithate sa me e madhe te jete perqindja e
ketyre nevojave qe mbeshtesin ate lidhje ne krahasim me pelqimin
e vertete per dike, aq me e pashendetshme eshte ajo lidhje.
*****************************************************
Page 1 of 1