URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: KĖNDI I VOGĖLUSHĖVE
       *****************************************************
       #Post#: 1049--------------------------------------------------
       PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Kaloresi
       Date: March 13, 2012, 8:04 am
       ---------------------------------------------------------
       KY ESHTE KENDI I PERRALLAVE ...
       Mund te gjeni momentin e ti lexoni femijeve tuaj perralla  :-D
       perrallat fillojne me NA ISHTE NJE HERE
       #Post#: 1050--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Kaloresi
       Date: March 13, 2012, 8:04 am
       ---------------------------------------------------------
       Kėsulkuqja
       Na ishte njė herė njė vajzė e vogėl e cila e kishte emrin
       Kėsulkuqe. Ajo ishte shum e sjellshme dhe e mirė sa qė tė gjithė
       e donin.
       Atė e quanin kėsulėkuqe sepse gjithmonė bante njė kėsuė tė kuqe
       mbi kokė.
       Njė ditė itha nėna Kėsulkuqės:
       - Kėsulkuqe, mere kėtė shportė me ėmbėlsira dhe dėrgoja gjyshės,
       do tė i bėjė mirė asaj tani kur ėshtė e shtruar nė shtratė e
       sėmurė. Nisu menjėherė dhe ke kujdes se mos humbesh nė pyllė.
       Kėsulkuqja mori rrugėn pėr nė shtėpi tė gjyshės e cila gjindej
       nė pyll.
       Rrugės takoi ujkun, por Kėsulkuqja nuk dinte se ai ishte njė
       bishė
       e rrezikshme prandaj dhe nuk u frigoi por e pėrshėndeti ujkun.
       Ujku e pyeti Kėsulkuqėn:
       - Ku je nisur kaq herėt nė mėngjez?
       - Jam duke shkuar tek gjyshja ime e cila ėshtė e sėmurė.
       - Nė anėn tjetėr tė pyellit, pranė atyre ter lisave tė gjatė.
       Kur ujku kuptoi kėt, mendonte ai nė vete se Kėsulkuqja do vijė
       mirė pasi ai ta ket ngrėnė gjyshėn. Qė tė jetė i sigurt se do
       mbrinė para saj tek shtėpia e gjyshes ai i tha Kėsulkuqes:
       - Shihe se ē'lule tė bukura janė kėtu, a nuk do i mbledhish disa
       pėr gjyshėn?
       E gjithashtu mund tė pushosh pak e tė dėgjosh kėngėn e bukur tė
       zogjėve e njėkohsisht tė zish pak hije nėn dru tani kur ėsht kaq
       ngrohėt.
       Kėsulkuqja e dėgjoi ujkun dhe veproi ashtu si i tha ai.
       Ujku vrapoi pėr nė shtėpi tė gjyshės dhe trokiti nė derė.
       - Kush ėshtė? Thiri gjyshja nga brenda.
       - Ėshtė Kėsulkuqja, u pėrgjek ujku duke u munduar tė bėj zėrin e
       Kėsulkuqės.
       - Unė jam e shtrirė nė shtrat, por dera ėshtė e hapur e ti urno
       e hyrė mbrenda.
       Ujku hyri mbrenda iu afrua ngadal shtratit tė gjyshės dhe e
       gėlltiti gjyshėn, pastaj veshi kėmishėn e natės sė gjyshės,
       kapelėn dhe syzat dhe u shtre nė shtrat.
       Kur Kėsulkuqja erdhi tek shtėpia e gjyshės u befasua kur pa se
       dera ishte e hapur, ajo thiri gjyshėn por askush nuk u pėrgjegj.
       Kėsulkuqja hyri mbrenda dhe iu afrua shtratit. Aty ishte
       gjyshja. Por ishte diēka e ēuditshme me gjyshėn mendoi ajo.
       - Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshėt kaq tė mėdhenjė?!
       - Qė tė dėgjojė mė mirė! u pėrgjegj ujku me zė tė gjyshės.
       - Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytė kaq tė mėdhenjė?!
       - Qė tė shohė ty mė mirė! foli prap ujku.
       - Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojėn kaq tė madhe?!
       - Qė tė gėlltijė mė mirė! dhe sapo tha kėte ujku u qua dhe e
       gėlltiti Kėsėlkuqėn.
       Ujku ishte ngirė shum dhe vendosi tė flejė. Ai bėnte zė tė lartė
       nė gjumė, aq tė lartė sa qė u dėgjonte dhe jasht, aty pranė
       kalonte njė gjyetarė dhe mendoi:
       - Sa zė tė ēuditshėm bėn gjyshja, tė hyjė mbrenda dhe tė shohė
       se si ėshtė me tė.
       Gjyetari hyri nė shtėpi tė gjyshės dhe pa ujkun tė shtrirė nė
       shtrat tė gjyshės. Gjyetari kuptoi se ujku kishte gėlltitur
       gjyshėn dhe mori njė palė gėrshėr dhe preu barkun e ujkut kur
       aty pa jo vetėm gjyshėn por dhe Kėsulkuqėn e cila tha:
       - Oh sa shum u frigėsova, sa terė qė ishte aty mbrenda!
       pastaj ata mbledhėn disa gurė tė mdhej e i futėn nė bark tė
       ujkut e kur ujku u zgjua donte tė pinte ujė. Ai shkoi pran lumit
       por kur u afrua aty gurėt ia muarėn anėn kėshtu qė ai ra nė lum
       dhe u fundos.
       Kėsulkuqja premtoi se kur mė nuk do tė largohet nga rruga e as
       tė bisedon me ata qė nuk i njeh.
       #Post#: 1051--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Kaloresi
       Date: March 13, 2012, 8:05 am
       ---------------------------------------------------------
       Mbreti me Zanat
       
       Njė mbret, i ri nė moshė rreth 25 vjeē,i pa martuar,fronin e
       trashėgoi nga i jati.Ai djalė ishte pak i ēuditshėm pėr
       mbretėrinė, sepse pyetjeve tė tija,tė pakėt ishin ata qė i
       pėrgjigjeshin! Bashkė me fronin,nėn urdhėrat e tij ishin edhe tė
       gjith ata qė i kishin shėrbyer me besnikėri babait tė tij.Njėri
       nga kėta,ishte njė kėshilltar,me gradėn gjeneral,i vjetėr nė
       moshė,rreth tė 60-tave dhe me flokė tė thinjur.Njė ditė prej
       ditėsh,Mbreti dhe Gjenerali,kėshtu quhen nė pėrrallė,ishin duke
       biseduar nė dhomėn mbretėrore,rreth oxhakut sepse ishte vjeshtė
       dhe koha kishte filluar tė ftohej.Nė ēengelin e oxhakut, ishte
       varur njė kusi me ujė, e cila pėrdorej pėr tė mos u tharė ajri i
       dhomės. Pėr njė moment nuk po fliste asnjėri dhe dėgjohej vetėm
       kllu-kllu i ujit qė valonte dhe tek-tuk ndonjėēik ujė qė binte
       nė zjarr,duke lėshuar atė zhurmėn karakteristike tė tij.Kush ka
       qėn mbret, e di shum mirė se ē'do tė them! Befas Mbreti e pyet
       Gjeneralin:
       - Ēfar thotė Kusia?
       Gjenerali qeshi! Duke menduar se Mbreti bėnte shaka,sepse nuk e
       kishte dėgjuar herė tjetėr kėtė lloj pyetje!Por Mbreti
       kėmbėnguli dhe e pyeti pėrsėri:
       -Ēfar thotė Kusia?
       Pėrsėri Gjenerali ja ktheu me tė qeshur:
       - Kusia? Ēfar do thotė? Asgjė!
       - Jo! - Ja ktheu Mbreti.- Ajo thot njė gjė!
       -Po ēfar do thot Kusia?-Ju pėrgjigj Gjenerali me kureshtje.
       - Atė dua tė gjesh. - I tha Mbreti i vendosur dhe prerė.-
       Pėrndryshe nuk meriton tė jesh pranė meje. Po nuk e gjete do tė
       pres kokėn.
       Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bėnte shaka,por nuk dinte si ti
       pėrgjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit rrėmbimėthi duke
       kėrkuar leje tė largohej.
       - Ikė.-I tha Mbreti- Por ke tre ditė afat pėr t'a gjetur!
       Pėrndryshe unė do jap urdhėr tė tė presin kokėn!
       Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Nė dalje
       tė portės sė jashtme, u pėrplas me Bahēevanin e pallatit.Edhe
       Bahēevani ishte njė burr i moshuar, pothuajse nė njė moshė ma
       Gjeneralin.
       - Ej! Ku i ke sytė? Nuk shikon ku hedh kėmbėt? - I foli
       Bahēevani.
       - Ou! Mė fal! Nuk e kisha mėndjen!- Ju pėrgjigj Gjenerali.
       - Ku e kishe mėndjen?- E pyeti Bahēevani.
       - Lėre mos mė pyet!- I tha Gjenerali.
       - Po ti fol, se mund tė ndihmojmė!- I thotė Bahēevani.
       - Nuk e di por...Kėshtu,kėshtu...mė ndodhi! I tregon gjith
       historin me Mbretin.
       - Dėgjo kėtu.-I thotė Bahēevani.- Unė nuk tė jap dotė xhuvap,por
       e kuptoj se kot nuk tė ka thėn Mbreti! Kėto janė nga ato fjalėt
       qė...pėrgjigjen e kan nė hejbe,si i thotė njė fjale tė urtė! Po
       ti mos u mėrzit se nė njė fshat jeton njė vajzė e re, e cila u
       kthen pėrgjigje kėtyre pyetjeve.Ajo jeton vetėm me babanė e saj
       dhe ėshtė shum e zgjuar.Njė ditė larg ėshtė prej kėtej.- E
       sqaroj Bahēevani.
       Gjenerali pasi e dėgjoj me vėmėndeje,mėsoj edhe fshatin ku
       banonte vajza e zgjuar dhe vendosi qė tė nesėrmen nė mėngjez tė
       shkonte atje, pėr tė mėsuar pėrgjigjen qė do ti shpėtonte kokėn!
       Mezi priti tė gdhihej!Sapo ēeli dita,i hipi kalit,i veshur civil
       jo me uniformėn ushtarake,qė tė dukej sa mė i thjeshtė dhe mori
       rrugėn pėr nė fshat.Me vehten e tij bėnte llogari, se si do
       gjente sa mė kollaj shtėpinė e vajzės! Si do hynte nė bisedė!
       Mendonte edhe ai ndonjė pyetje tė ngjashme me atė pyetjen e
       Mbretit.E bėri llogari qė nė tė ngrysur tė gjendej nė fshatin e
       duhur.Nė tė perėnduar tė diellit u gjend nė fillim tė fshatit tė
       adresuar.Ai ishte njė fshat nė rrėzė tė njė mali tė lartė.Aty nė
       anė tė rrugės pa njė fshatar, i cili po lėronte (plugonte) tokėn
       me qe'! Pasi e pėrshėndeti,Gjenerali e pyeti nėse kishte zjarr
       pėr tė ndezur njė cigare,ndryshe nuk kishte se si tė hynte nė
       bisedė me fshatarin.
       - Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju pėrgjigj fshatari, njė
       burrė rreth tė 50-ave,me njė bujari karakteristike tė njė tė
       varfėri por fisnik!
       Gjenerali i zbriti kalit, e la tė kulloste nė ledhin e arės dhe
       vetė shkoj u takua me fshatarin bujar.U ulėn tė dy ashtu siē
       ishin,mbi arėn e sapo lėruar dhe e drodhėn nga njė cigare, duke
       pėrdorur gjethet e kallirit tė misrit(lėpushka), nė vėnd tė
       letrės.Kėshtu ishte atėherė! Duke tymosur duhanin e fortė tė
       fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda mė tej!
       - Ka ndonjė Han nė kėtė fshat qė tė gdhihemi pėr sonte,sepse jam
       pėr rrugė tė gjatė?-Pyeti Gjeneral,pėr tė hapur muhabet,duke e
       provokuar.
       - Han nuk kemi nė fshat, por..ti mos u mėrzit se e kemi njė copė
       kasolle pėr miq e pėr shokė!- Ju pėrgjigj fshatari.
       - Tė fleminderit por..nuk dua tė tė bezdis se ke kalamjt e tu e
       familjen tėnde, e mė duket sikur do tė vė nė siklet.- Ja ktheu
       Gjenerali.
       - Ooo ē'ėshtė ajo? Unė vetėm njė vajzė tė vetme kam.
       Aha ! Mendoi gjenerali.Paskam goditur nė personin e duhur.Pėr
       kėtė u gėzua dhe e pranoi me kėnaqėsi ftesėn e fshatarit.Kėshtu
       qė kishte kohė tė mendohej edhe pėr "Kusinė" .
       - Tė faleminderit shumė! -Ja ktheu pėrsėri gjenerali dhe u
       ngritė,pasi u ngritė edhe Fshatari, i cili filloj tė lėshonte tė
       dy qetė kurse parmėndėn e hodhi nė krah.U nisėn tė dy,Fshatari
       pėrpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa tė arsyshme qė tė
       mos i hipte kalit por,pėr respektė ta ndiqte fshatarin mė kėmbė
       dhe kalin e mori pėr dore! Mbasi ecėn njė cop herė,gjenerali e
       pyet:
       - Do mė ngresh,a tė tė ngre?
       Fshatari u mendua njė cop herė." Po ky dreq!Unė kam parmėndėn nė
       krah!Ky kalin e ka bosh! Ēdo tė thotė me kėtė?" E kuptoi se
       ishte pyetje me tjetėr kuptim,ndaj bėri sikur nuk e
       dėgjoi.Vazhduan pėrsėri rrugėn.As Gjenerali nuk kėmbėnguli mė.Mė
       lartė rruga kalonte pėrmes varrezave tė fshatit! Atje ishte njė
       varr i freskėt.Gjenerali pėrsėri pyeti Fshatarin duke u drejtuar
       nga varri i freskėt:
       - Po ky kėtu? Rron apo ka vdekur?
       Pėrsėri Fshatari u mendua! "Ky e shikon qė ėshtė varrosur! Ē'do
       tė thotė me kėtė?"Pėrsėri heshti,pa kthyer pėrgjigje.Por edhe
       Gjenerali nuk i tha gjė.
       Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonjė kusi nė zjarr,e kėshtu
       do ishte mė e lehtė tė hynte nė temėn qė kėrkonte!
       Mbas pak arritėn tek shtėpia e Fshatarit.Fshatari i foli vajzės
       sė tij dhe ajo doli nė oborr.Ishte njė vajzė rreth 20 vjeēe,me
       flokėt zeza,si pėnda e korbit,tė gjata qė i binin deri nė mes
       dhe e bukur nė fytyrė.Fshatari i dha urdhėr qė tė priste e
       nderonte mikun! Ajo menjėherė pas pėrshėndetjes, i mori kalin
       nga duart dhe duke e ftuar tė hynte brėnda nė odėn e
       miqėve,shkoi tė rregullonte kafshėn e lodhur.Duke u larguar
       Gjenerali vuri re se vajza ēalonte pakėz.
       Gjenerali hyri brėnda nė njė dhomė tė vogėl, me oxhak,zjarri
       ndezur dhe nė zjarr vėnė njė kusi, mbi njė perosti! Sa u gėzua
       Gjenerali kur gjeti njė ambient tė tillė!Pas pak erdhi edhe
       Fshatari dhe i uroi mirseardhjen mikut,sipas zakonit,duke i
       dhėnė edhe dorėn.Pasi u takuan,Gjenerali pėrsėri pyeti:
       - Ēfar thotė kusia?
       Fshatari pėrsėri bėri sikur nuk e dėgjoi,pasi nuk dinte ēfar ti
       pėrgjigjej!
       Pas pak erdhi vajza e cila u pruri kafetė dhe i uroi
       mirseardhjen edhe mikut tė sapo ardhur.Pasi pinė kafenė,Fshatari
       ju drejtua vajzės,tek e cila gjithmonė kishte gjetur sqarim pėr
       shum gjėra qė ai nuk i kuptonte.
       - Moj bija ime! E ftova kėtė mikun nė shtėpi sepse ėshtė pėr
       rrugė tė largėt dhe mė erdhi keq qė nuk kishte ku tė gdhinte
       natėn!
       - Po mirė bėre baba! Shtėpia pėr miq e pėr shok ėshtė e hapur!
       - Po mirė po..ky ma ka bėr tre herė borxh, e unė nuk dija si t'i
       pėrgjigjesha!
       - Ēfar tė tha baba?
       - Po ja..e para! Kur po vinim lartė pėr nė shtėpi ky mė
       pyeti:"Do mė ngresh a tė tė ngre?" Unė nuk dija si t'i
       pėrgjigjesha e bėra sikur nuk e kuptova!
       - Po mir tė ka thėnė baba! Ai tė ka thėnė:" Do mė llafosėsh a tė
       tė llafos?" Ju do kini qėn tė heshtur?
       - Eeee! Ashtu ėshtė.Nuk po fliste asnjėri.
       Aty Gjenerali u bind se vajza vėrtetė ishte e zgjuar.
       - E dyta,-vazhdoi Fshatari-kur kaluam tek varri i ...filanit!
       Prapė mė pyeti: "Po ky,ėshtė gjall apo ka vdekur?"
       - Po mir tė ka thėn baba! Ai tė ka pyetur: Ka lėnė trashėgimtar,
       apo ėshtė shuar fare?
       - Aaa! Nuk e kuptova moj bijė.Po do mė falėsh se aq ma pret kjo
       rradake!- I tha Fshatari sė bijės.
       Gjenerali tani mezi priste tė dėgjonte pėrgjigjen e asaj qė
       kishte marrė udhėn, e qė do t'i shpėtonte kokėn! I hapi sy e
       veshė, pa folur,pėr tė dėgjuar dialogun qė bėnin babė e bijė!
       - E treta moj bijė! Sapo erdha kėtu mė pyeti:" Ēfar thotė
       kusia?" Unė prapė nuk dija ē'ti thosha! Flet kusia? Ndaj e lashė
       qė tė tė pysja!
       - Aaa! Edhe kusia fletė! Pėr kėtė e kam fajin unė, se u mora me
       punė dhe nuk kam kohė!
       - Po ēfar thotė kusi moj bijė?
       - Kusia thotė: "Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj
       zjarrin?"
       Kjo nuk i kishte shkuar kurrė nė mėndje Gjeneralit! Prandaj e
       pyeti Mbreti?!Tani kujtohej ai se pėr nga shkalla ....ishte ai
       qė duhej tė ngrihej e ti hidhte ujė kusisė!Tani gjenerali e
       ndiente veten tė ēliruar e tė pa mposhtur.Ai sapo kishte mėsuar
       njė sekret qė tė pakėt ishin ata qė e dinin!
       Atė natė ndėjtėn deri vonė duke biseduar,hėngrėn, pinė,fjetėn,
       pa u zbuluar se "Miku", me tė cilin bisedonin ishte kėshilltari
       kryesor i mbretit!
       Kur u ngritė Gjenerali nė mėngjez,vajza ju solli kafenė.Duke
       pirė kafe,"Miku" i thotė Fshatarit,me qėllim qė ta dėgjonte
       vajza dhe si do pėrgjigjej.
       - Shtėpinė tė mirė e paske,por oxhaku sikur ėshtė njėēikė
       shtrėmbėr!- ( E kishte fjalėn pėr vajzėn qė ishte e zgjuar por
       ēalote pakė! )
       Vajza e kuptoi, ku e kishte muhabetin "Miku" dhe ju pėrgjigj nė
       momentė:
       -S'ka gjė! Dorė ustai ėshtė! Mjafton qė tymi ikėn drejtė!-( E
       kishte fjalėn se mjafton qė e kam kokėn plotė!...)
       Gjenerali e pa se ishte vėrtet pėr t'u admiruar,e shum e
       zgjuar,prandaj u ngritė, u pėrshėndet,duke i falenderuar dhe u
       largua pėr andej nga erdhi!
       Tė nesėrmen shkoi tek pallati i mbretit,i qeshur e i gėzuar.Kur
       e pa kėshtu Mbreti e kuptoi se do kishte ndonjė lajm tė mirė.
       - Hė? -E pyeti, pa pritur qė ti thoshte ai.- E gjete ē'thotė
       kusia?
       - Po.E gjeta!
       - E ēfar thotė kusia nė zjarr?
       -Kusia thotė: Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj
       zjarrin?
       - Kush ta tha?- E pyeti Mbreti me njė mėnyrė kėmbėngulėse,pasi
       ishte i sigurtė se nuk ishte mėdja e tij!
       - Vetė e gjeta!-Ja kthen Gjenerali duke u skuqur nė fytyrė.
       - More..Qė nuk ėshtė mėndja jote!..Pėr kėtė jam i sigurtė.Por
       thuama se tani do ta pres vėrtet kokėn si gėnjeshtar!
       Dhe gjenerali u detyrua  tregoj te tere historin qe lexuat me
       lart.....
       #Post#: 1052--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Kaloresi
       Date: March 13, 2012, 8:07 am
       ---------------------------------------------------------
       Princi dhe e Bukura e Dheut
       Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo
       pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per
       gjah…
       Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…
       Princi i thot, - Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per
       gjah Princi…
       Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e
       kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet
       ata,
       Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?
       Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e
       Dheut.
       Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e
       Dheut… fshataret i thone Princit…
       -Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!
       Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te
       shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
       Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrir dhe e rrethojne
       Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…
       Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.
       Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…
       -Neno do dal pak shetitje!…
       Ndersa e ema e kundershton!. - Jo se po te preku njeriu nuk
       futesh me dot brenda ne sheg…
       E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta…,
       Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin
       qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga
       llokumet dhe futet brenda prap.
       Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret…
       -A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene
       gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e
       dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.
       Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut
       u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje
       here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.
       Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste
       aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe
       ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.
       Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur
       plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…
       Kenga kishte nisur dhe daullet binin.
       E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste,
       mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte
       tek pallati mbreteror…
       Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e
       njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret… Ajo u thot atyre
       se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len…
       Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin
       qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te
       vertet apo genjeu…
       Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura
       e Dheut, dhe i thote:
       Nga po na vjen o Baba Dervish?
       E Bukura e Dheut i thot…
       -Rruges tende imzot!
       Princi: -Po ēfare pe andej Baba Dervish?
       E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!
       Princi: -Po ēfare thoshte Baba Dervish?
       E Bukura e Dheut: - Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise
       tate, me dhe besen e me le dhe shega me s’me nxe.
       Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…
       Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e
       tij te Bukuren e Dheut.
       Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume
       lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte…
       Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke
       me Princin.
       Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e
       Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e
       shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…
       Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan…
       #Post#: 1053--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Kaloresi
       Date: March 13, 2012, 8:08 am
       ---------------------------------------------------------
       E p ė r h i t u r a
       Na ishte njė herė njė vajzė e bukur e cila jetonte sė bashku me
       babain e vet pasi qė nėna i kishte vdekur. A jo shkonte pėr ē'do
       ditė tek vari i nėnės dhe qante, dhe nuk kishte shokė tjerė pos
       zogjėve.
       Njė ditė u martua babai i saj me njė grua e cila i kishte dy
       vajza. Ato asnjėra nuk e donin tė pėrhiturėn ashtu siē ato e
       quanin sepse ajo ishte mė e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze
       sa qė e detyronin nė punė tė ndryshme, poashtu tė veshė rrobe tė
       vjetra.
       Kur biente nata dhe vajza kishte pėrfunduar punėt e ditės, ajo
       ulej pran hirit tė zjarrit dhe qante, pėr kėtė arsye dhe filluan
       tė e quajn e Pėrhitura.
       Njė ditė u pėrhap lajmi se mbreti do bėnte njė fest ku gjitha
       vajzat e mbretėris do tė ftoheshin. Puna ishte se princi donte
       tė zgjedh njė vajzė qė tė fejohej mė tė. Kur dy motrat morėn
       vesh se si ishte puna u gėzuan shum dhe nuk mund tė mendonin nė
       asgjė tjetėr pos se qfar fustani se do tė veshin dhe se si do
       rregullonin flokėt.
       E Pėrhitura dhe ajo kishte dėshirė qė tė e takonte princin...
       Mė nė fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj
       morrėn rrugėn pėr nė kėshtjellė tė mbretit derisa e Pėhitura
       mbeti duke shiquar pas tyre. Kur mė ato humbėn nga pamja, e
       Pėrhitura filloi tė qanė me zė. Njė zanė qė ishte pranė ndjeu
       atė dhe u bė e dukshme e tha:
       - Ti dėshiron tė shkosh nė festė, apo jo?! Unė do tė ndihmoj.
       Po moj zanė por unė as fustan tė veshi e as kėpucė tė mbathi, qė
       tė mund tė shkoj tek princi...
       - Shko nė kopsht dhe kėpute njė kungull dhe mė bjer mua! Shko nė
       tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nėn guri zbuloi gjasht
       zhapinjė...
       E pėrhitura pyeste vehten se ē'far don zana me ghith ato?!
       Sidoqoft ajo bėri mu ashtu siē i tha zana e cila me ndihmė tė
       shkopit tė saj magjik e shėndroi kungullin nė karrocė tė
       zbukuruar me ari, minakėn i shėndroi nė kuaj e nga zhapinjėt
       bėri gjashtė shėrbėtorė pėr tė Pėrhiturėn. E mė nė fund lėvizi
       shkopin magjik dhe veshi tė pėrhiturėn mė njė fustan tė bukur
       punuar me ari e argjent e nė kėmbė i mbathi njė palė kėpucė tė
       bukura nga qelqi.
       - Ngutu tani i tha zana tė sė Pėrhiturės. Por tė keshė kujdesė e
       tė kthehesh para se tė bie ora dymbėdhjetė. Pas orės sė mesnatės
       ajo do tė shėndrohej mu ashtu siē kishte qenė mė parė, me rrobat
       tė vjetra dhe kėmbė zbathur. E pėrhitura i premtoi zanės se do
       kthehej para se ora tė tregojė mesnatė.
       Kur e Pėrhitura mbrini nė festėn e mbretit dhe u paraqit nė
       hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Tė gjithė qenė
       habitur me bukurin e sė Pėrhiturės. Princi kur pa atė, u drejtua
       menjėherė nė drejtim tė saj dhe tėrė mbrėmjen nuk u largua nga e
       Pėrhitura. Mirpo kur e Pėrhitura dėgjoi se ora filloi tė shenjoj
       mesnatėn iu kujtua se ēka i kishte thėn zana. Ajo iu pėrkul
       princit dhe me hapa tė shpejtė iku nga aty.
       Ditėn e ardhme e pėrhitura ishte prap nė festė dhe prap princi
       kaloi tėrė mbrėmjen pran tė sė Pėrhiturės. Ditėn e tretė e
       Pėrhitura ishte e habitur nga lumturia sa qė nuk ndėgjoi orėn e
       cila biente dymbdhjetė. Nė qastet e fundit ajo u kthjell dhe
       kuptoi se duhet tė ik nga aty. Ajo nuk mbrini tė pėrshėndes
       princin ashtu siē duhej dhe ai nuk mbrini tė ndalė tė Pėrhiturėn
       tė qėndroj pranė tijė. Duke vrapuar njė kėpucė ra nga kėmba e tė
       sė pėrhiturės dhe princi mori atė dhe afroi pranė zemrės.
       Princi ishte dashuruar nė tė Pėrhiturėn dhe kishte vendosur
       fellė tė gjejė atė gjithsesi. Sė shpejti u pėrhap lajmi se asaj
       cilės i pėrshtatet kėpuca nga qelqi atė do e fejojė princi.
       vajzat e njerkės u ngutėn tė provojnė kėpucėn edhe pse e dinin
       se ajo nuk ishte e tyre.
       Kur u erdhi rradha tė vajzat e njerkės sė Pėrhiturės me grimasa
       tė mėdha dhe mund donin tė shtinin kėmbėn nė kėpucė, por ajo
       ishte e pamundur dhe asnerės nuk i pėrshtatej mu ashtu sikur nuk
       i pėrshtatej asnjė vajzė tjetėr nė mretėri.
       E Pėrhitura u afrua tė mbathė kėpucėn dhe atė e bėri pa problem
       si dhe njėkohėsisht nxori kėpucėn tjetėr qelqi nga xhepi i
       pėrparsės dhe pasi mbathi atė ajo u shėndruan nė bukurushen mė
       tė bukur nė mbretėri.
       Ditė mė pasė u bė dasmė e madhe:
       Princi dhe e Pėrhitura martoheshin
       #Post#: 1566--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 6, 2012, 5:43 am
       ---------------------------------------------------------
       <b>Mendja dhe fati</b>
       
       U kapėn mendja e nafaka. Njana:" E maj une njerin" . tjetra:"Jo,
       une e maj".
       Menja tha:
       - S'un e man pa mue ti njerin.
       - E maj, - ja priti nafaka. - Qe kqyr se si kam me e majtė.
       Shkoi nafaka te njani e ja qiti ni guri xhevahir pėrpara. Kur e
       muer aj njeri gurin, e kqyri e menoi me vedi:"Shka m'vyn mue
       qiky gur? Kurrgja s'um vyen."
       Aty pari kaluen tatart e mretit. Muer aj njeri e ja dha tatarve
       gurin:
       - Ha qit gurė e ēonja mretit pej meje.
       E mueren tatart gurin dhe ja ēuen mretit. Mreti thirri mishlist
       e i pveti:
       - Qa me i dhanė kti njeri qi ma ka ēue kit gurė qi s'gjinet
       nėpėr krajli?
       - Kjo punė a e jote, i thanė mishlist, - po n'dash me a ba
       ēirak, qi ta paska ēue kit gurė t'mirė,bjere ktu, epja ēikėn e
       maje si djalė.
       Qoi e e thirri mrati, ja nreqi sarajet e ja dha ēikėn. Kur hini
       djali n'gjerdek tu ēika e mretit, nuk foli me ēikėn, po ra e
       fjet n'tokė e jo n'krevet ku ish e shoqja.
       Ashtu bani edhe natėn e dytė e t'tretėn. Mas natės tretė e veti
       mreti ēikėn:
       - Qysh po e ēo me kit nafakė?
       - Kurrqysh, babė.
       - Pse?
       - Qe tri nat unė n'dyshek e aj n'tokė. Gojėn s'e ka ēelė me folė
       me mue.
       E thirri mreti e i tha:
       - Shka a kshtu? Une t'kam evlad e ēikėn ta kam dhanė, e ti mos
       me folė me ta, po me ra n'tokė?
       Djali s'diti me thanė kurrgja. Mreti ja preu me e virė n'kanop.
       E ēoi n'hapsane e t'nersėmen kishin m'e virė. At'herė nafaka e
       pa qi s'munet me ba gja pėr ta e i tha menes:
       - Ti n'mujsh me e pshtue se une s'muj. Teri ktu e pruna.
       I hini menja n'krye djalit. I ra n'men djalit shka me ba. Lypi
       izė me dalė para mretit edhe 'i herė. Kur e ēuen para ti, i tha:
       - A kam izė me folė?
       - Fol! - i tha mreti.
       - Kanka gutė ēika jote qi ka folė. Unė t'parėn natė ju kam lutė
       zotit qi ma bani nafakė me ardhė ktu e m'i marrė ēikėn e mretit
       pėr grue.T'dytėn natė jam lutė pėr shnetin e t'retėn natė kam ba
       duva pėr ty qi je ni padishah.
       - N'koftė kshtu,- i tha mreti - hajt shko e hajrin ja pafsh.
       Shkoi aj djali e natėn e katėrte ra me t'shoqen.
       #Post#: 1567--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 6, 2012, 5:44 am
       ---------------------------------------------------------
       <b>Tre vllaznit e shpėtojnė tė bijėn e mbretit</b>
       
       Ishin kanė tre vllazėn. Njani kish pas ble ni parė dylbi, i dyti
       ni saxhade qi shkojke hava e i treti ni gastare me ujė Buhajati.
       Duelen ni ditė vllaznit maje ni bjeshke.Kqyri vllau i parė me
       dylbi e pa si diku larg ish dekė ēika e mretit. Po u kallxon
       ktyne dy qerve qi ish dekė ēika e mretit.
       - Hipni n'saxhade t'shkojmė e ta shohim.
       Hypen tė tre n'saxhade e u nisen. Ja mrrinė te sarajet e mretit
       e zunė ēikėn pa hī n'dhe. U avit aj qi e kishte gastaren me uj e
       ja qiti ujin Buhajat ēikės n'gojė. Ēika u ēue si ish kanė ma
       pėrpara mreti prej gzimit
       tha:
       - Masi ma pshtut ēikėn, jua paēa dhanė.
       Tre vllaznit zunė me u ngatrrue nėrmjet veti e secili e dojke
       pėr veti ēikėn e mretit.
       - Mos me pas pa unė me dylbi, - thojke i pari - nuk e kishim
       ditė si ā dekė.
       - Mos me ju pas pru une me saxhade, - thojke i dyti - s'kishim
       mujtė ju me mrri ktu.
       - Mos me ja pas dhanė une ujt, ju kurrgja s'kishit mujtė me qitė
       n'dritė - thojke i treti.
       Masi s'mujtėn ma ja lidhė kryet kurrqysh k'saj pune, shkuen te
       tre te kadija. Kadija muer e ja kqyri t'parit dylbitė, gja
       naksan s'gjet n'to. Ja kqyri t'dytit sexhaden, gja naksa s'gjet
       as n'saxhade. Kur ja kqyri vllaut t'vogėl gastaren shprazet, ja
       la ēikėn k'ti t'mramit, se k'ti ju kish sosė ujt, e gastarja e
       shpraz't s'i hīke n'punė, e ata dy tjerėt kurrgja s'kishin hupė
       edhe i kishin hala, njani dylbitė e tjetri sexhaden.
       #Post#: 1568--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 6, 2012, 5:46 am
       ---------------------------------------------------------
       <b>Skifteri e dhelpra</b>
       
       Skifteri e dhelpra lidhėn miqėsi dhe vendosėn tė banojnė afėr
       njėri-tjetrit, pėr ta pėrforcuar kėshtu edhe mė tepėr miqėsinė.
       Skifteri fluturoi nė njė dru tepėr tė lartė dhe ndėrtoi ēerdhen;
       ndėrsa dhelpra mbeti nė njė kaēubė nėn drurin dhe aty polli
       kėlyshėt.
       Njėherė dhelpra doli pėr tė gjuajtur, kurse skifteri qė kishte
       mbetur pa ushqim, fluturoi poshtė tek kaēuba, ia rrėmbeu
       kėlyshėt dhelprės dhe i hėngri bashkė me skifterėt e vet tė
       vegjėl. Kur u kthye dhelpra pa se ēka i kishte ndodhur, nuk u
       pikėllua aq pėr zhdukjen e tė vegjėlve tė vet se sa pėr atė qė
       nuk mund tė hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bėnte gjė
       shpezės nė ajr. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta
       mallkojė armikun - ēka ėshtė e vetmja armė e tė dobėtve dhe e tė
       pafuqishmėve.
       Megjithatė, skifteri qė e theu miqėsinė, e mori shpejt dėnimin.
       Njėherė, kur disa barinj piqnin mish nė prush, ra poshtė
       fluturimthi dhe rrėmbeu njė copė mish, nė tė cilin kishte mbetur
       njė gacė. Posa e ēoi mishin nė ēerdhe tė vet, ia nisi tė fryej
       njė erė e fortė, dhe prej gacės morėn flakė degėt e holla e tė
       thata e kėshtu shpėrtheu njė flakė e madhe.
       Nga kjo, zogjtė e vegjėl tė skifterit, meqėnėse ishin pa krahė,
       ranė nė tokė gjysmė tė djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gėlltiti nė
       sy tė skifterit.
       
       Porosia: Ata qė shkelin miqėsinė, edhe nėse i shpėtojnė
       hakmarrjes, prapėseprapė nuk do t'i shpėtojnė dėnimit tė
       merituar.
       #Post#: 1569--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 6, 2012, 5:47 am
       ---------------------------------------------------------
       <b>Maēorri dhe minjtė</b>
       
       Nė njė shtėpi kishte shumė minjė. Maēorri e mori vesh kėtė,
       shkoi atje dhe ndejti qė t'i gjuajė e t'i hajė tė gjithė njė nga
       njė. Mirėpo minjtė iknin nė vrima nga zhurma mė e vogėl. Pasi
       nuk mund t'i zinte mė, maēorri e ndau mendjen t'i joshė me
       dredhi. Prandaj hipi mbi njė kunj druri, u var dhe u bė si i
       ngordhur. Njė mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha:
       I dashuri im, nuk do t'ju afrohemi edhe sikur tė shndėrrohesh nė
       thes.
       
       Porosia: Njerėzit e menēur, kur e provojnė poshtėrsinė e
       ndokujt, nuk mashtrohen mė me hipokrizinė e tij.
       #Post#: 1570--------------------------------------------------
       Re: PERRALLA PER FEMIJE ....
   DIR By: Ai_Djali
       Date: April 6, 2012, 5:47 am
       ---------------------------------------------------------
       <b>Dhija e bariu</b>
       
       Njė dhi ishte larguar njėherė prej vathit, dhe bariu u mundua ta
       kthejė te tė tjerat. Pasi me thirrje e me fishkėllima nuk mundi
       tė bėjė asgjė, mori njė gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi
       t'i lutet qė tė mos i kallėsojė pėr kėtė zotėrisė. Dhia iu
       pėrgjegj:
       Je me tė vėrtet mė i marri ndėr tė gjithė barinjtė; nė qoftė se
       unė hesht, vetė briri ka pėr t'i treguar.
       
       Porosia: Janė krejt tė marrė ata qė duan ta fshehin atė qė duket
       fare qartė.
       *****************************************************
       Page 1 of 5
   DIR Next Page