DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: FILOZOFIA
*****************************************************
#Post#: 881--------------------------------------------------
Nevojshmėria e Filozofisė
DIR By: Kaloresi
Date: March 8, 2012, 7:59 am
---------------------------------------------------------
Janė shumė gjėra qė na nevojiten nė kėto momente. Me tė vėrtetė,
jemi tė varfėr brėnda kėtij bollėku dhe rehatllėku qė na ofron
njė teknologji qė ndodhet nėn shėrbimin e nevojave tė vėrteta
dhe tė supozuara tė njeriut.Por, vėrtetojmė se sa mė shumė kemi,
aq mė shumė nevojitemi dhe kjo pėrbėn njė rreth vicioz qė ėshtė
e vėshtirė tė ndalojė, vetėm nėse arrijmė atė qė me tė vėrtetė
na nevojitet. Pėr kėtė arsye themi: Na nevojitet mė tepėr
Filozofi.
Kur shpjegojmė qėllimet e filozofisė, theksojmė sidomos
seminaret bashkėkohore tė Filozofisė qė kryhen me mėnyrėn
klasike. Dhe vėmė theksin aty, domethėnė nė mėnyrėn klasike, ku
Filozofia me kuptimin e gjėrė tė saj, pėrmban tė gjithė fazėn e
jetės dhe mundohet tu pėrgjigjet pyetjeve tė saj, pa u kufizuar
nė kuadra tė kristalizuara qė sot perdoren.
SOT EKZISTON FILOZOFIA, POR
.
Dikush mund tė pyesė veten: Pse nuk ekziston filozofia nė kohėt
e sotme, qė tė drejtohemi stilit klasik? Po ekziston, por
Nuk
do tė hymė nė detaje tė programeve universitare, dhe as tek ato
qė nė disa vėnde pėrdoren nė gjimnaze. Ekzistojnė mėsime
filozofie, por ajo lėndė mbush jetėn e atyre qė e japin si
mėsim, apo jo, ose tė atyre qė ndjekin mėsimet e filozofise? Jo
sipas programeve , por sipas mėsuesve qė e japin si mėsim. Vetėm
ata qė dedikohen me dashuri tė vėrtetė nė punėn e tyre arijnė tė
bėhen tė kuptueshėm nga nxėnėsit e tyre dhe arrijnė tė zgjojnė
njė ndjenjė kėrkimi dhe takimi.
Tė tjerėt krijojnė njė kaos tė kotė mendor qė pėrfundon nė
mėnyrat e njohura qė pėrdoren sot pėr tė karakterizuar
filozofinė: budallėqe fjalėsh tė ēuditshme dhe kuptime tė
pavlera dhe tė padurueshme. Ky ėshtė mallkimi i padrejtė qė vuan
filozofia: tė qenit e padobishme.
Nuk nevojitet pėr asgjė praktike dhe as nuk ofron para.
Domethėnė, pėr tė nxjerrė dikush para nė kėtė sektor duhet tė
merret vetėm me departamentin e arsimit (dhe jo gjithmonė me
qejf) ose tė ketė fatin e pabesueshėm tė nxjerė ndonjė libėr qė
tė mund tė lexohet dhe tė bėhet i pranueshėm. Akoma jehojnė
tingujt e polemikave qė u bėnė nė Spanjė kur u vendos tė dilte
kjo lėndė nga programet e shkollave tė mesme. Pa u thėnė qartė,
lihej tė kuptohej ideja e padobishmėrisė. Pėr kėtė arsye u
ankuan pedagogė dhe nxėnės dhe fakti qė disa njerėz guxuan tė
vėrtetojnė se rinia pa filozofi nuk do tė mėsonte tė mendonte,
ishte me tė vėrtetė dicka e gėzueshme. Por ndoshta nuk ėshtė aty
tema e bisedės? Ndoshta ajo qė nė tė vėrtetė u intereson nuk
mund tė them se kujt, por duhet tė ekzistojnė mbi njė person
ėshtė tė mos mendojė rinia dhe tė lihet tė zvarritet nga rrymat
e budallepsura tė modave. Mos ndoshta nuk do tė ishte shumė mė e
vėshtirė tė demagogohet njė rini me aftėsinė e tė menduarit? Ne
ēfare gjėndje mbeten me tė vėrtetė ata qė mbarojnė Shkollėn
universitare tė Filozofisė? Pas disa vitesh pune, nė mėndjen e
tyre ziejnė qindra ide kontradiktore tė reflektuesve tė epokave
tė ndryshme, pa mundur asnjeri tė gjejė fillėn qė i bashkon kėto
epoka historike dhe mendimet qė dalin nga to.
Filozofi i ri i sotėm ( a mund tė quhet filozof ai qė mbaron
kėto studime? ) jeton nė konfuzion, ose ka prirje tė ndjekė ato
doktrina qė me njė mėnyrė tė shkathėt i janė shfaqur si mė tė
mirat. Apo ndjehet i paaftė me kaq shumė argumente qė nuk i
sjellin zgjidhje pėr problemet qė po pėrballon nė jetėn e
pėrditshme. Pėr kėtė, nuk ėshtė se i mungon tėrėsisht Filozofia,
por
POR ĒFARĖ ĖSHTĖ FILOZOFIA?
Kemi lexuar kaq shumė pėrcaktime tė prejardhjeve tė ndryshme, qė
do tė thotė se nuk ėshtė e lehtė tė mbetemi tek njė tjetėr
akoma. As nuk duam tė ngatėrrohemi nė polemikat qė herė pas here
skepticistėt kanė krijuar midis tyre. Si nėse konsiderohet njė
shkencė e vecantė, si njė shkencė e tė gjitha shkencave, ose njė
jo shkencė, kuptimet e sotme janė kaq tė pėrziera sa per fat
tė keq i japin tė drejtė atyre qė besojnė se filozofia nuk ka
lidhje me vetė jetėn, dhe kėshtu nuk sjell asnjė lloj
dobishmėrie tjetėr pėrvec se njė ushtrim intelektual shqeto. Dhe
as nuk na intereson tė merremi me totalin e rastėsive qė
ndryshuan qėllimin dhe konceptin e filozofisė.
Le tė mjaftohemi tė themi se nėse sot mund tė duket si dicka e
paarritshme dhe e pafrytshme, por nė epokat klasike tė Lindjes
dhe Perėndimit, Filozofia u perpoq tu pėrgjigjet pyetjeve tė
mėdha mbi Universin dhe njeriun, dhe sidomos u pėrpoq tė
themelojė njė mėnyrė jetese , njė ndihmė tė rėndėsishme pėr
Njeriun si njė pjesė e Universit.
Nėse do tė bazohemi nė traditat e lashta greke, ai qė formoi pėr
herė tė parė fjalėn Filozofi ishte Pitagora, i cili deklaroi se
ai vetė nuk ishte njė njeri i ditur, por ishte njė njeri qė
dashuronte Diturinė, pra njė Filozof.Ky ėshtė shpjegimi mė i
thjeshtė dhe mė i thellė qė gjejmė. Ėshtė pra Dashuria mbi
Diturinė, ajo qė mund tė mundė njerėzit, ajo qė hap sytė botės,
ajo qė e nxjerr nga njė izolim egoist, dhe ėshtė ajo qė e bėn tė
jetė i shqetėsuar nė njė mėnyrė tė shėndoshė nė kėrkimin dhe
gjetjen e disa tė vėrtetave tė dobishme mbi ekzistencėn e tij.
Dashuria ėshtė njė motor i rėndėsishėm, dhe kur Dashuria udhėheq
tek Dituria, shumė dyer tė brėndshme, qė deri atėherė ishin tė
mbyllura dhe tė panjohura pėr vet vetveten e tij, hapen. Nuk
kėrkon askush tė Vėrtetėn , tė Vėrtetėn e Madhe dhe unike,
pasi dihet sė njerėzit do tė bėjnė gabim. Por ēdonjėri, ēdo
filozof me mėnyrėn e tij, u mundua tė gjente disa ēelėsa qė do
tu lejonin tė gjithė njerėzve jo vetėm atyre, individualisht
tė arrijnė nė njė vėnd, nė njė nuancė tė sė Vėrtetės.
KU NA SHĖRBEN?
Pas shumė vitesh pėrpjekjesh pėr tė na mbushur mėndjen se
Filozofia nuk shėrben pėr asgjė, dhe qė as nuk ka tė bėjė fare
me jetėn reale, kuptohet qė kushton shumė rimarrja e idesė sė
dobishmėrisė sė saj. Ėshtė e qartė se si ushtrimi i mprehtėsisė
mendore nuk vlen asgjė mė shumė pėrvec se zhvillimin e
muskujve mendore, pėr tė mprehur gjuhėt dhe penat, pėr tė
mund tė shprehet dikush ose tė shkruajė me njė mėnyrė gjithmonė
e mė konfuze, pavarėsisht se fenomenikisht duket njė mėnyrė
intelektuale. Kjo formė e filozofisė nuk mund tė na ndihmojė si
njerėz. Por le tė kthehemi nė praktikėn qė pėrpiqemi ti japim
jetės.
Kush nuk i ka bėrė pyetje vetes nė moshėn fėminore, nė
adoleshencė, nė moshėn rinore dhe madje dhe nė pjekurinė e tij,
disa herė fshehurazi qė tė mos tregojmė dobėsi apo padituri? Sa
herė kėto pyetje nuk mbeten nė ajėr nė dimensionin e tė
pamundurės dhe tė paarritshmes? Sa herė nuk jemi torturuar duke
menduar mbi lindjen dhe vdekjen, sėmundjen dhe pleqėrinė? Sa
herė nuk kemi kėrkuar njė pėrgjigjje mbi botėn dhe praninė tonė
mbi tė? Sa herė nuk jemi rrotulluar pėrreth idesė sė Zotit, disa
herė duke e refuzuar pėr arsye tė ndėrlikueshmėrisė sė saj, dhe
herė tė tjera duke e lėnė tė jetojė si njė ndjenjė e pamundur
pėr tu kuptuar? Sa herė nuk na ėshtė nevojitur Filozofia pėr tu
ndihmuar kundrejt dyshimeve, ankthit dhe dėshpėrimit?
Dimė qė Filozofia nuk na shėrben pėr tė na bėrė tė ditur dhe as
pėr tė gjetur celėsin e mistereve tė Universit. Por gjithashtu
dimė se na shėrben pėr tė qartėsuar disa pasiguri, pėr tė
pėrdorur mėndjen tonė, pėr ti shtruar vetes sonė jo vetėm
pyetje, por edhe tė guxojmė tė gjejmė pėrgjigje. Dimė qė nuk
dimė asgjė, ashtu sikur bukur thoshte Sokrati, por pėr kėtė na
nevojitet Filozofia, pasi ajo na vė nė rrugėn e dijes. Dalė
ngadalė, pa u nxituar, pa ankth, duke pranuar larminė e pafund
tė sigurive qė fitojmė.
Filozofia na shėrben pėr tė jetuar. Ėshtė njė art shumė i
vėshtirė me tė cilin asnjeri nuk merret dhe asnjeri nuk duket se
njeh teknikėn dhe mėnyrat e tij. Thjesht vijmė nė jetė dhe
lejojmė instiktit tė na tregojė rregullat e lojės, ose i
shtrembėrojmė sipas pranimeve parodike. Por Jeta, me shkronja tė
mėdha ėshtė dicka tjetėr krejt ndryshe. Jeta ėshtė tė dimė se
kush jemi,, tė dimė se nuk jemi unikė, se ato qė na duken teste
tė dhimbshme dhe vėshtirėsi, nuk janė asgjė tjetėr pėrvec se
shkallė pėr tė mėsuar tja arrijmė vetė, tja dalim mbanė me
mjetet qė ne disponojmė. Ėshtė tė intuitojmė se po ikim drejt
njė kohe-vėndi dhe le tė mos jetė ai qė njohim deri tani. Ėshtė
tė konceptojmė njė fije lidhjeje reciproke qė mund ta quajmė
nėse duam pėrjetshmėri.
Filozofia shėrben pėr tė justifikuar Jetėn dhe jo pėr tu lėnė tė
zvarritemi nga ajo. Shėrben pėr tė vlerėsuar tė gjitha gjallesat
dhe jo vetėm njerėzit. Shėrben pėr tė shikuar qiellin dhe tokėn,
pėr tė gdhendur nė thellėsinė e tokės dhe pėr tė shpuar
thellėsinė e qiellit, pėr tė parė pėrreth, pėr tė menduar dhe
pėr tė ndjerė. Qė tė jemi filozofė do tė thotė tė jemi tė
ndėrgjegjshėm tė pyetjeve dhe pėrgjigjeve tė tyre, tė
papėrcaktuara, por qė shkojnė drejt njė kuptimi gradual tė sė
Vėrtetės. Asnjeri nuk do tė na paguajė pėr kėtė. Nuk fitojmė
mjetet e jetesės me kėtė mėnyrė, por ajo qė fitojmė ėshtė tė
dimė se si tė jetojmė dhe tė jemi mjaft tė kompletuar me
sigurinė tonė brėndėsore dhe vetėbesimin.
KUJT I NEVOJITET?
Tė gjithėve. Filozofia nuk ėshtė pronė e atyre qė mund tė
formojnė teori tė shprehura mė pak apo mė shumė bukur , duke
pėrdorur njė gjuhė qė nuk e ka zakon tė jetė e arritshme tek ata
qė nuk kanė bėrė studime tė vecanta. Filozofia, si njė mėnyrė
jetese, si njė kėrkim i dijes, ėshtė pėr tė gjithė dhe njė
mundėsi e tillė i nevojitet tė gjithėve , njė mundėsi pėr tė
pyetur veten lirshėm mbi anėt e qėnies dhe tė botės. Kurioziteti
pėr tė mėsuar ėshtė njė mėnyrė jetese. Dhe pasi tė kemi gjetur
disa pėrgjigje tė pėrgjithshme bazė qė pėrshtaten nė nevojat
tona, mund ti zbatojmė ēdo ditė e duke u pėrmirėsuar. Kjo gjė
ėshtė ajo qė na bėn filozofė dhe jo titujt universitarė , qė tė
shumtėn, sigurojnė qė kemi ndjekur mėsime nė njė shkollė, por jo
se kemi mėsuar tė mendojmė dhe tė jetojmė. As nuk mund tė
deklarojmė se Filozofia ėshtė njė angazhim qė u pėrshtatet vetėm
tė rriturve. Si njė shprehje jetėsore shfaqet qė nga fėmijėt, nė
pse-tė e tyre tė para, dhe tek tė rinjtė , tė cilėt janė tė
mbushur me pyetje dhe surpriza pėrpara zhvillimit tė tyre dhe
pėrpara njė mjedisi qė u ėshtė joshės dhe njėkohėsisht zhurmues.
Prova e kėsaj dobishmėrie tė larmishme tė Filozofisė ndodhet tek
suskesi qė arriti libri Bota e Diturisė e Jostein Gaarder,
duke u mbajtur pėr 40 javė rrjesht nė vėndin e parė midis
librave mė tė shitur. Dhe e ēuditshme dhe e gėzueshme ėshtė se
ata qė janė mė tė apasionuar pas kėtij libri , janė tė rinj dhe
adoleshentė, qė ndihen si nė njė portret nė kėtė roman tė
kėrkimeve misterioze tė disa tė vėrtetave qė u interesojnė tė
gjithėve. Mund tė jetė se ky roman , ashtu sikur dhe vetė
shkrimtari thotė, ka shmangur qėndrimet tepėr serioze tė
doktrinave filozofike ose gjuhėn e errėt qė pėrdorin disa
skepticista apo profesorė. Dhe aty ndodhet katedra e ēelėsit tė
suksesit tė tij: tė arrijė tu pėrgjigjet temave me njė mėnyrė tė
thjeshtė dhe tė dobishme, ashtu sikur mund ta bėjė vetėm
filozofia. Kush je?, Nga ku vjen bota?. Kush ėshtė ai
qė nuk ka nevojė pėr pėrgjigje qė ta inkurajojnė tė vazhdojė tė
kėrkojė tek kėto anė?
NEVOJITET MĖ TEPĖR FILOZOFI
Me tė vėrtetė, kemi nevojė pėr mė tepėr filozofi, por Filozofi
tė vėrtetė, kaq tė thjeshtė dhe kaq tė thellė ashtu sikur ėshtė
edhe vetė jeta. Nuk kemi nevojė pėr ndėrlikueshmėri artificiale
dhe as kritika pėr ato qė kanė ose nuk kanė shkruar gjatė
rrjedhės sė Historisė. Kush zotėron kaq dituri qė tė mund tė
arrijė tė kritikojė mendimtarėt e mėdhenj nė emėr tė njė tė
vėrtete qė nuk ka arritur? Njė gjė ėshtė shkaku i thellė i
Universit dhe i njeriut pėr tė mos futur misterin e Zotit
dhe krejt tjetėr gjė ėshtė rrjeti i ndėrlikuar i teorive qė nuk
udhėheqin askund dhe as nuk zgjidhin shqetėsimin natyral tė tė
gjithė atyre qė kanė nevojė pėr filozofinė.
Filozofia duhet tė jetė natyrale, ashtu sikur janė tė gjitha
gjėrat qė ekzistojnė. Njeriu duhet tė mirėsillet kundrejt
Natyrės, jo vetėm si mjedis por edhe pėrsa u pėrket ligjeve qė
modifikojnė qė nga Zoti e deri tek mibrobet. Sot problemi duket
se ekziston nė mbylljen e ideve nėn ēelėsa qė kuptohen nga pak
initaconantė materialiste. Kėshtu Filozofia bėhet brėndėsore e
rreme dhe i jep tė drejtė atyre qė shpifin mbi esoterizmin , si
njė formė apokrifike. Brėndėsore janė tė gjitha gjėrat qė nuk
njohim qė janė tė shumta dhe roli i filozofisė ėshtė tė
lehtėsojė gradualisht errėsirėn e paditurisė pėr ta shndėrruar
nė shkėlqimin e dijes.
Pėrtej modave, filozofi i madh Platon thoshte nė veprėn e tij
Parmenidi : Ėshtė i bukur dhe hyjnor vrulli i zjarrtė qė
tė hedh nė arsyet e gjėrave. Por ushtrohu dhe edukohu tek kėto
ushtrime qė fenomenikisht nuk nevojiten askund, dhe qė turmat e
popullit quajnė teprica tė brishta, sa je akoma i ri. Nė tė
kundėrt, e vėrteta do tė tė ikė nga duart.
Nuk ekziston asgjė e re poshtė Diellit
As koha qė kalon nuk
mund tė shtrembėrojė kėtė shpirt zanafillės qė na bėn tė kemi
prirje drejt Filozofisė dhe qė, kur shprehet, flet qartė pėr
rininė e kėtij shpirti, pavarėsisht viteve natyrale qė mbart.
Pėr ndonjė arsye, gjithashtu Grekėt klasikė kishin zbuluar se
Afėrdita e Artė ose rinia e pėrjetshme gjendet nė zemrat
qė kurre nuk mbyllen nė enigmat e jetės, por dalin tė vendosur
pėr ti mundur ato.
*****************************************************
Page 1 of 1