DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: PORTALI I FORUMIT
*****************************************************
#Post#: 877--------------------------------------------------
Rita Ora flet shqip pėr sukseset (Video)
DIR By: Kaloresi
Date: March 8, 2012, 5:44 am
---------------------------------------------------------
[IMG]
HTML http://i41.tinypic.com/11t8vtx.jpg[/img]
Ka bėrė shpėrthimin e madh. Ėndrra pėr tu bėrė superyll i
muzikės botėrore tashmė nuk ėshtė i pa arritshėm pėr tė.
Bukuroshja e cila konsiderohet njė prej talentėve mė tė mėdhenj
nė industrinė e muzikės botėrore, Rita Ora, ka dhėnė njė
intervistė pėr herė tė parė pėr njė medium shqiptar dhe atė nė
gjuhėn shqipe.
22 vjeēarja nga Prishtina ėshtė sensacion absolut nė Britaninė e
Madhe, teksa kjo konfirmohet dhe me vendin e parė nė top listat
britanike.
E pyetur nga Top Channel se sa i rėndėsishėm ėshtė suksesi pėr
tė, Rita u pėrgjigj: Tė jesh numri njė nė Londėr mė ka
emocionuar e gėzuar pa masė. Dua qė tė gjithė njerėzit tė dinė
qė ne mundemi tė arrijmė atė ēfarė duam.
Para tri vitesh Rita ėshtė kontraktuar nga labeli muzikor Roc
Nation, ku themelues ėshtė reperi me famė botėrore, Jay-Z. Dhe,
sė fundmi ajo pritet tė nisė dhe njė turne tė jashtėzakonshėm me
bendin mė tė mirė britanik pėr momentin, Coldplay, i cili fillon
nė stadiumin e Arsenalit, Emirates.
Top Channel nuk la pa e ftuar pop yllin edhe nė finalen e
festivalit tė muzikės moderne shqiptare, Top Fest, kurse bjondja
kosovare pranoi me kėnaqėsi ftesėn.
Jam shumė e lumtur dhe mezi po pres tė shkoj kur tė vijė koha e
duhur. Dua qė tė gjithė tė ndihen krenarė qė sė fundmi po bėjmė
diēka pėr muzikėn, Prishtinėn, Shqipėrinė dhe Kosovėn,
pėrfundoi Rita.
Nė favor tė Ritės ėshtė duke punuar ora e saj e suksesit, e cila
ka filluar tė ecė me hapa tė shpejtė nga dhjetori i vitit tė
kaluar, kur dhe publikoi kėngėn Hot Right Now nė bashkėpunim
me DJ Fresh, kėngė qė ka 9 milionė klikime nė YouTube dhe po
transmetohet nga radiot e televizionet mė tė mėdha botėrore.
/Telegrafi/
HTML http://www.youtube.com/watch?v=rkcEmA2K_nI&feature=player_embedded
*****************************************************
Page 1 of 1