URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: RREGULLORJA E FORUMIT
       *****************************************************
       #Post#: 13--------------------------------------------------
        KULTURA E DEBATIT NĖ FORUM
   DIR By: Admin
       Date: January 30, 2012, 3:34 am
       ---------------------------------------------------------
       [center]
       [center]Ēfarė ėshtė ne vetvete diskutimi?[/center]
       Diskutimi ose debati ėshtė njė shkėmbim idesh midis dy ose me
       shume personash mbi njė teme te caktuar. Te gjithė pjesėmarrėsit
       ne diskutim shprehin mendimin e tyre mbi njė teme te caktuar.
       Mendimet mund te pėrkojnė ose jene te ndryshme dhe ne te
       shumicėn e rasteve qėllon qe jo dy persona mendojnė njėsoj. Kjo
       ėshtė mese normale dhe e pranueshme.
       [center]Perse njerėzit e lire diskutojnė?[/center]
       Qė te arrini tė shikoni vlerėn e diskutimit, duhet qė tė keni tė
       qarte qė zgjidhja mė e mire pėr njė problem ėshtė ajo qė del si
       produkt i shkėmbimit te mendimeve te sa me shume personave qe
       kane njohuri te avancuara ne njė fushe te veēante. Gjate kėtij
       debati, shtrohen fakte dhe mendime te faktuara te cilat mbrojnė
       ose hedhin poshtė njė mendim apo hipoteze. Kjo praktike mundėson
       qe:
       a) te arrihet ne njė zgjidhje me konsensus pas njė diskutimi te
       hollėsishėm
       b) te gjithė ata qe marrin pjese ne diskutim zgjerojnė bagazhin
       e tyre duke mėsuar nga njeri-tjetri. Ne kėtė mėnyre idetė
       evoluojnė dhe shoqėria avancon.
       [center]Ēfarė ju nevojitet pėr te marre pjese ne
       diskutim?[/center]
       a) Njohuri te mjaftueshme mbi temėn ne fjale.
       b) Njohje te normave demokratike.
       c)Etika e te shprehurit. Eksperienca mbi debate te ndryshme.
       Le ti zėmė tashme te tria kėto me radhe pėr ti shtjelluar me
       tej. Njohuritė e mjaftueshme mbi temėn. Asnjėherė mos jepni
       mendim mbi njė teme ku informacioni juaj mbi te ėshtė zero.
       Shprehni mendim mbi temat dhe forumet ku ju keni njė interes te
       veēante dhe kjo ju ka shtyre qe te mėsoni me shume mbi ato tema.
       Ėshtė me mire te pyesėsh se sa te dalėsh me supozime te gabuara!
       Nėse lexoni njė teme me interes, dhe doni te mėsoni me shume pėr
       te, parapara se te bėni njė koment, do te ishte me e udhės qe te
       shtronit disa pyetje ne atė teme qe iu linden pasi e lexuat
       temėn. Ne ketė mėnyre anėtaret e tjerė qe kane njė bagazh
       njohurish me te mėdha ne atė fushe do te jene ne gjendje qe tu
       japin ju pėrgjigje. Pasi ti lexoni pėrgjigjet, ju jeni ne pozita
       me te mira pėr te bere njė gjykim te drejte te problemit, pasi
       vetėm tani ju i njihni te gjitha detajet ne temėn ne fjale. Ēdo
       teme qe ju lexoni e rrit bagazhin tuaj mbi atė sfere diskutimi!
       Mos nguroni ta shprehni mendimin tuaj duke dale pro ose kundėr
       njė mendimi ne njė teme por gjithmonė kėtė mendim faktojini me
       fakte reale nga jeta dhe eksperienca juaj. Ne kėtė mėnyrė ju do
       te jeni bindes dhe komenti juaj do te ketė njė vlere te veēante
       ne atė teme. Edukoni veten me informacion ekstra mbi njė teme
       pėrpara se te shprehni mendimin tuaj ne te! Kjo do te thotė qe
       nėse tema qe diskutohet ėshtė me interes pėr ju. Ky ėshtė mbase
       edhe kontributi me i madh qe ju mund te jepni ne forum. Kėtė
       praktike e ndjekin njerėzit qe kane njė kulture te gjere
       demokratike. Argumentet e tyre janė bindėse pasi mbėshteten jo
       thjeshte mbi observime subjektive por mbi fakte reale. Njohja e
       normave demokratike dhe etikes te se shprehurit. Te jesh njeri i
       ditur ėshtė njėra ane e medaljes. Te dish si ta shprehesh sa me
       pastėr dhe ne mėnyrėn me bindėse mendimin tuaj, ėshtė ana tjetėr
       e medaljes. Me kėtė dua te them qe po aq e rėndėsishme sa
       mendimi qe shpreh ėshtė edhe mėnyra se si e shpreh. Pra ne skene
       del edukata personale e secilit dhe forma se si manifestohet kjo
       ne sjelljen e secilit ne debat.
       Me Respekt Bordi Drejtues i Forumit[/center]
       *****************************************************
       Page 1 of 1