URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Ndjenja
  HTML https://ndjenja.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: <b>SHKRIMTAR SHQIPTAR</b>
       *****************************************************
       #Post#: 495--------------------------------------------------
        Mimoza Ahmeti (Poezi)
   DIR By: Kaloresi
       Date: February 24, 2012, 5:37 am
       ---------------------------------------------------------
       Fluturoj e Lire
       Nuk me besohet...ēudi...
       Ne pikėn e nisjes
       Ndodhem pėrsėri.
       Njėsoj...mendon dhe...ai.
       Nuk e kanė thėnė me kot
       Por unė besova ėndrrėn
       Tani qė po derdh lot
       Nuk dėgjoj dot as kėngėn..
       Nuk i shkėputa prangat
       Pėr tu burgosur me ndryshe.
       Fluturoj e lirė .
       Si njė dallėndyshe.
       #Post#: 496--------------------------------------------------
       Re:  Mimoza Ahmeti (Poezi)
   DIR By: Kaloresi
       Date: February 24, 2012, 5:37 am
       ---------------------------------------------------------
       ĒMENDINA ME PORTE HAPUR
       Po ikni, po na lini,
       duke menduar; "Pėrgjithmonė",
       Nga ky dhe qė ishte juaji, joni,
       qė ėshtė ēmendina jonė.
       Ēmendina jonė e dashur, mallėngjyese
       me kafkat shqyese.
       O te ēmendurit e mi te shtrenjte,
       sa ju dua,
       megjithėse kurrė s'ju flas,
       megjithėse kurrė s'me flisni
       dhe dot s'ju duroj
       dhe dot s'me duroni.
       Por ky ėshtė rit:
       ne nuk e shohim ne sy njėri-tjetrin
       pėr pa urryer,
       dhe ky ėshtė shkak
       pėr t'u dashur gjer ne ēmendim,
       duke buzėqeshur ekzaltisht,
       ndėrsa ne faqe
       lotėt na rrjedhin,
       lotėt.
       Bashkevuajtes te mi
       qė ikni mergueshem,
       te cmendines sone unikale,
       me sy te fiksuar
       pas njė ideje te vetme,
       oh, vetėm pas njė ideje te vetme,
       qė askurre s'u pa, s'u gjend askund
       dhe s'di ndonjėherė ne ka pėr t'u gjetur.
       Shperndahuni, ikni, tretuni.
       Vend me vend shtet me shtet...
       Oh, ēfarė piskame pisket
       nga cmendina jonė
       ne orėn e vonė te perendimit,
       kur malli e merr pėr bijte ne Perėndim...
       C'trishtim!
       Mure te rrjepur..Mure qė gjithmonė
       kufizojne horizontin
       pėr te lėnė njė qiell pa fund pėrsipėr.
       Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
       dikush me vete po flet:
       Sidoqoftė shqiptarit,
       kudo qė te ndodhet,
       i mjafton marrezia e vet...
       #Post#: 497--------------------------------------------------
       Re:  Mimoza Ahmeti (Poezi)
   DIR By: Kaloresi
       Date: February 24, 2012, 5:38 am
       ---------------------------------------------------------
       Ėshtė ēudi kur je femėr
       Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
       shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
       Dot nuk duroj,
       ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
       kundrejt njeri-tjetrit.
       Kangur me foshnjen ne xhep
       duket figura ime se largu
       ketu ne bregdet.
       Me vjen per te qare.Jam bere barre.
       Me siguri molusqet e buta tani
       levizin kapaket e forte brenda ujit
       dhe kandilet e kuq
       kushedi c'udhetim te mahnitshem
       kane marre
       Eshte cudi kur je femer...
       E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
       e shkaterron!
       Kur si perbindesh shkriferon germadhat
       e mohimit...
       Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
       me syte e medhenj plot hije
       pret nje vazhdim, nje lindje femije
       buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
       ngaqe se si eshte, eshte me barre.
       Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
       hapin kapaket e forte brenda ujit
       dhe kandilet e kuq
       kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
       #Post#: 498--------------------------------------------------
       Re:  Mimoza Ahmeti (Poezi)
   DIR By: Kaloresi
       Date: February 24, 2012, 5:38 am
       ---------------------------------------------------------
       Gjithckaja ime
       Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
       dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
       prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
       prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
       O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
       o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
       o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
       o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
       O ti gjithcka,gjithckaja ime,
       gjithckaja e nates sime,e dites sime,
       ti,gjithcka
       O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
       i sedres sate te kafshuar.
       Te gjitha ju,gjithcka te ti.
       Vete ti:
       Qendro,me veshtro,
       mos me vdis ne duar
       Nje toke nje here e gjetur
       kurre me s'eshte harruar!
       #Post#: 499--------------------------------------------------
       Re:  Mimoza Ahmeti (Poezi)
   DIR By: Kaloresi
       Date: February 24, 2012, 5:38 am
       ---------------------------------------------------------
       Mama Dhe Bijtė
       Gjithmonė e me rralle te shoh,
       gjithmonė e me tepėr
       ēuditem
       si dola nga barku yt dhe ti je ime bije.
       Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
       dhe lotėt i ke te brishte e te rinj.
       Ti qe u plake dhe qan si foshnje
       kur duhet te gėzohesh
       e qe pikellimi te ndjek si urith
       pikerisht kur liria hap nje shteg.
       Po ti je e vogel, mama, e
       pafajshme...
       O zot, c'deshi nje njeri si ti
       ne kete bote te sprovuar...
       Ti akoma s'ke mesuar te genjesh,
       e shtrenjte dhe duart i ke si dy
       bonbone te vogla, te emblat duar, te sheqerta
       nga lotet e tu.
       Mireserdhe mama!
       Ja shtepia, filaxhani i kafese dhe miresjellja ime
       te serviret me kujdes, sofostike eshte, megjithate
       ne mode...
       Coje koken, perse qan?
       Bijte e tu jane rritur tashme-
       bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
       ty te duan
       misheredhimbsur, mama,
       nuk te harrojne,
       me mire vdesin,
       Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare,
       nje oval gezimi, drite e shprese,
       sepse te tute ishin naivet,
       si kuaj lufte, me syte e medhenj
       ushqyer me ujera kroi.
       I deshe fort, mama, sic dite i deshe,
       i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
       me zerin qe e kishte si varg rruazash nbi gur...
       Dikur...e mban mend, mama?
       Ne shtepi kendoje,
       ishe e re, e bukur
       tani e kuptoj.
       perendimi vdiste i lumtur per ate lloj kenge,
       dhe syri yt i lumtur per ate lloj kenge,
       dhe jeta ishte oganike, mama:
       luanin kalamajte,
       naivett qe ti i rite me delir horizonti...
       Ja ku i ke perballe, te rrahur me jete e me sprove,
       felligeshtia i ka vrare, por gjakun nuk ua ka sterpikur.
       Jane te virgjer, mama, te perdalet e tu,
       jane te virgjer,
       lakuriq te pambrojtur, me gjithcka te fituar me
       dhembe.
       Mos i shaj, mama, se ben faj. Mos i truaj.
       Te kane dashur, mama, te kane dashur.
       I duaj. (Kurre prindi nuk mund te
       mberrije dashurine efemijes.)
       Kthehu, ece ne vete, mama,
       mos qaj me.
       Jane te fundit vjete te tute, ne
       kete femijeri te dyte
       mund te ngrohe pak dielli,
       po t'i teresh syte.
       Fshiji lotet, mama, jemi dermuar,
       te buzeqeshesh pak, kjo eshte buke per ne.
       O femija im i deshperuar,
       mekati me i madh i perendise mbi dhe.
       Mimoza Ahmeti
       #Post#: 500--------------------------------------------------
       Re:  Mimoza Ahmeti (Poezi)
   DIR By: Kaloresi
       Date: February 24, 2012, 5:39 am
       ---------------------------------------------------------
       Ti do te heshtėsh
       Ti do te heshtėsh gjate atė dite,
       ndoshta pėr fare atė nate,
       kur te mos jete
       mbi sferėn e humbur te tokės,
       figura ime krenare
       me sytė e fuqishėm si shpeze
       qe veē lirisė i pėrkasin,
       qe ti ti i deshe aq shume.
       Ti do te heshtėsh djalė,
       ti do te heshtėsh,burrė,
       ti do te heshtėsh,shpirt,
       kur te mos jem me unė.
       Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
       do te heshte.
       Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,njė nga ato qe vibrojnė
       afrimin.
       Ajo heshtje e madhe,
       ajo heshtje e mungesės,
       ajo heshtje e kthimit tėnd,
       ne njė,ne njė,ne njė.
       Ti qe gjithmonė me mua ishe dy,
       dhe prape njėsuar,
       po kurrė bir vetmie.
       Do te heshtėsh,
       ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
       ti qe i kishe fjalėt si guaska te rralla,
       qe m'u desh aq rruge te eci pėr ti gjetur,
       do te heshtėsh ti,qe aq shume te desha,
       Do te kthehesh ne njė burrė si mijėra
       (kurrė nuk mbaron argatėria se ngrėni burra.)
       Do te heshtėsh.Do te ēohesh.Do te ikėsh qe andej,
       krah thyer drejt gojės se argatėrisė do t'ikesh
       duke tu zvogėluar trupi,shpatullat ne largėsi.
       (Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
       Do te ikėsh argati im,do te zhdukesh,
       dhe kėtu historia jone do te mbaroje
       historia jone e padėgjuar
       qe e pėrgjonin yjet e pikuar
       e qe kapnim me dore nen ēati.
       #Post#: 501--------------------------------------------------
       Re:  Mimoza Ahmeti (Poezi)
   DIR By: Kaloresi
       Date: February 24, 2012, 5:39 am
       ---------------------------------------------------------
       Vdekja
       O qetėsi e gjithėfuqishme eternale,
       nga ti unė dola me pėrpjekje,
       te ti pėr tu kthyer.
       Veē me i mundimshėm qenka kthimi...
       Isha foshnje atėherė,
       tani jam njeri.
       #Post#: 502--------------------------------------------------
       Re:  Mimoza Ahmeti (Poezi)
   DIR By: Kaloresi
       Date: February 24, 2012, 5:39 am
       ---------------------------------------------------------
       Qe ti je gomar kjo ėshtė diēka qe duket
       Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
       ne gjurmėt e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
       ne gratė qe i humbe,qe i braktise, a shpėtuan duke ikur prej
       teje,
       pėr mbetur gjalle diku
       ne lemoshe ndjenje.
       Fytyre e bukur dhe sot,me gjithė prishjen,dyshimin,
       dekompozimin,
       trup qe zvarrisėsh e birresh ne toke te mallkuar.
       Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
       Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
       Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
       vdiresh ne rere.
       Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
       Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
       vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
       me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
       roberon
       me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
       Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
       menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
       fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
       asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
       Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
       gerryejne si macet gjire grash te lena.
       Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
       qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
       Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
       mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
       Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
       dhe ky eshte shkaku
       qe une te dua tmerresisht.
       *****************************************************
       Page 1 of 1