DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Ndjenja
HTML https://ndjenja.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: LAJME NGA KOSOVA
*****************************************************
#Post#: 410--------------------------------------------------
Tė bllokuara 570 fshatra
DIR By: Daja
Date: February 14, 2012, 3:36 am
---------------------------------------------------------
Rreth 570 fshatra tė Kosovės janė tė bllokuara nga bora, kanė
thėnė burime tė gazetės Express brenda Kėshillit tė Sigurisė.
Por, publikisht, kėto fakte nuk janė treguar nga anėtarėt e
kėtij organi. Zyrtarisht, Qeveria thotė se gjendja ėshtė e
rėndė. E, komunat po kėrkojnė para.
Bora qė po bie pa ndėrprerė javėt e fundit, ka bllokuar rreth
570 fshatra nė tė gjitha komunat e Kosovės.
Ky lajm ėshtė konfirmuar nga burime tė Expressit brenda Qeverisė
sė Kosovės.
Nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurisė tė Kosovės ėshtė
konfirmuar se 570 fshatra nė Kosovė janė tė bllokuara nga bora,
ka treguar ky burim.
Por, duket se pėr tė mos hapur panik, zyrtarėt qeveritarė nuk
kanė treguar publikisht pėr kėtė shifėr alarmante tė fshatrave
tė bllokuara.
Tė hėnėn ėshtė mbledhur organi mė i lartė pėr siguri nė vend,
KSK, i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaēi.
Ai ka thėnė se Qeveria ka nė funksion tė gjithė mekanizmat e saj
nė ndihmė qytetarėve qė po pėrballen me njė situatė tejet tė
vėshtirė pėr shkak tė motit.
Nė njė takim tė jashtėzakonshėm tė Kėshillit tė Sigurisė
Kombėtare, Thaēi ka thėnė se ka aktivizuar tė gjitha segmentet e
sigurisė qė situata tė mbetet nėn kontroll.
Kreu i ekzekutivit ka thėnė se situata ėshtė e rėndė dhe Qeveria
ėshtė ngritur nė gatishmėrinė e saj mė tė lartė pėr tu
pėrballur me situatėn.
Ndėrsa, Ministri i Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, Agim Ēeku ka
thėnė se, pėrkundėr problemeve nė nyjat e qarkullimit dhe
funksionimit normal, trupat e FSKsė janė nė ēdo pjesė tė vendit
nė shėrbim tė qytetarėve.
Kryeministri tė hėnėn ka vizituar edhe komunat e Dukagjinit -
Gjakovė, Junik, Deēan dhe Pejė, tė cilat janė goditur mė sė
shumti nga bora.
Komunat kėrkojnė para
Asociacioni i Komunave tė Kosovės ka kėrkuar nga Qeveria ndarjen
e mjeteve financiare pėr komunat nga Fondi Emergjent, si dhe
lejimin e komunave pėr ridestinimin e mjeteve nga buxhetet
komunale, nė mėnyrė qė komunat ta kenė mė tė lehtė tejkalimin e
kushteve tė rėnduara atmosferike tė kėtyre ditėve.
Asociacioni i Komunave tė Kosovės (AKK), nė njė deklaratė pėr
shtyp, vlerėson se angazhimi i tashėm i komunave tė vendit nė
pėrballimin e situatės sė rėndė tė krijuar nga reshjet e borės
ėshtė tėrėsisht nė pėrputhje me mundėsitė dhe kapacitetet e
tyre.
Komunat e Kosovės janė duke bėrė tė pamundurėn nė mėnyrė qė
rrugėt tė jenė tė kalueshme dhe qytetarėt tė kalojnė me sa mė
pak vėshtirėsi dhe pasoja kėtė situatė tė rėnduar tė dimrit,
thuhet nė deklaratėn e nėnshkruar nga Bajrush Xhemaili, kryetar
i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės.
Asociacioni i Komunave tė Kosovės ka kėrkuar nga Qeveria e
Republikės sė Kosovės me anė tė njė kėrkese ndarjen e mjeteve
financiare pėr komunat nga Fondi Emergjent i Qeverisė, si dhe
lejimin e komunave pėr ridestinimin e mjeteve nga buxhetet
komunale, nė mėnyrė qė komunat tė kenė mė tė lehtė tejkalimin e
kushteve tė rėnduara atmosferike tė kėtyre ditėve.
50 mijė euro pėr zonat e bllokuara nga bora
Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė (MTI) ka marrė vendim tė
hėnėn, qė tė ndajė 50.000 euro pėr zonat e bllokuara nga bora nė
gjithė vendin.
Zyrtarėt e MTI-sė kanė treguar pse ndarja e kėtyre mjeteve do tė
bėhet pėrmes Kryqit tė Kuq, varėsisht prej nevojave tė
familjeve, tė cilat jetojnė nė zonat ku kushtet klimatike ua
pamundėsojnė qarkullimin.
Rritet numri i pacientėve nė QKUK
Temperaturat e ulėta dhe tė reshurat e borės kanė shtuar numrin
e pacienteve, tė cilėt po kėrkojnė ndihmė nė Klinikėn e
Pulmologjisė nė QKUK. Skėnder Bacaj, pulmolog, tha se pacientet
tė cilėt po kėrkojnė ndihmė kanė kryesisht probleme qė
shkaktohen nga viruse tė ndryshme. Ai u bėn thirrje qytetarėve
tė cilėt vuajnė nga sėmundjet kronike, tė vaksinohen me vaksinėn
kundėr kriptė sezonal.
Shtyhet afati pėr provimin e patentė shoferėve
Ministria e Infrastrukturės pėrmes njė komunikate pėr medie,
njofton tė interesuarit pėr dhėnien e provimeve pėr shoferė se
pėr shkak tė gjendjes sė krijuar nga kushtet atmosferike,
pezullohet mbajtja e provimeve teorike dhe praktike nė tė gjitha
njėsitė e patentė shoferėve deri mė 20 shkurt 2012.
*****************************************************
Page 1 of 1