DIR Return Create A Forum - Home
---------------------------------------------------------
Fizioterapia Shqiptar
HTML https://fizoterapiashqip.createaforum.com
---------------------------------------------------------
*****************************************************
DIR Return to: Fizioterapia Sportive
*****************************************************
#Post#: 4--------------------------------------------------
Lėndimet nga aktivitetet sportive ;)
DIR By: fizioterapiashqip
Date: May 30, 2017, 5:40 pm
---------------------------------------------------------
Krahas tė gjitha pėrparėsive tė cilat i ofron trajnimi,
nganjėherė paraqitet edhe efekti negativ: lėndimi. Pa marrė
parasysh nėse flitet pėr dhimbje tė vazhdueshme ose pėr ndonjė
problem serioz, lėndimi nuk do tė thotė se ju i keni dhėnė fund
ushtrimeve. Pėr kėtė arsye, mėsojuni qė tė shėroheni mė shpejtė
dhe ti ktheheni palestrat pėr tė vazhduar karrierėn tuaj tė
fitnesit.
Ndezjet
Nganjėherė ndezjet paraqiten 24 apo 48 orė pas aktivitetit
fizik. Por mos keni dert, sepse ndezja ėshtė shenjė qė trupi po
pėrshtatet dhe po pėrparon. Ndezja duhet tė kalojė pas disa
ditėsh, prandaj prisni. Ēdo ditė tendosuni lehtė, ndėrsa nėse
dhimbja ėshtė e madhe, atėherė merrni barna tė caktuar kundėr
ndezjes. Nėse dhimbja zgjat mė shumė se njė javė ose pėrcillet
me skuqje, ėnjtje ose me kėrcitje tė nyjave, ndoshta keni pėsuar
njė lėndim serioz. Nė kėtė rast menjėherė kėrkoni ndihmėn e
mjekut.
Lėndimet akute
Lėndimet e menjėhershme dhe tė befasishme shpesh janė pasojė e
ngarkesės sė tepruar tė muskujve, nyjave ose tendinėve. Kėshtu
vjen deri te pėrdredhja ose luksacioni. Nėse pėrdredhja nuk
mjekohet ajo mund tė kalojė nė formė kronike. Nėse mendoni se
keni pėsuar njė lėndim akut, menjėherė lajmėrohuni te mjeku.
Llojet tjera tė lėndimeve
Lėndimet kronike janė shpesh rezultat ushtrimeve tė tepruara.
Format mė tė shpeshta kronike janė kėto:
Kur tibia (asht i kėmbės nėn gju- fyelli i kėmbės) dhe indi
lidhor qė lidh muskujt pėr kėtė asht, janė tė ekspozuar
vazhdimisht presionit tė madh, atėherė mund tė ndjeni dhimbje tė
mprehtė nė tibia, e cila mund tė shkaktohet me rritjen e
menjėhershme tė aktivitetit fizik, vrapimit nėpėr sipėrfaqe jo
tė rrafshėt ose kur mbani kėpuca tė pa pėrshtatshme.
Shpesh paraqitet edhe ndezja e plantar fascie- indi lidhor qė
gjendet pėrgjatė shputės, nga thembra deri te gishtėrinjtė. Mė
sė shpeshti paraqitet dhimbje e mprehtė nė thembėr, pikėrisht nė
vendin kur ky ind lidhor lidhet me kėmbėn. Dhimbja ėshtė mė e
fortė nė mėngjes, ndėrsa kjo gjendje paraqitet si pasojė e
mbajtjes sė kėpucėve tė papėrshtatshme ose si pasojė e
ushtrimeve tė tepėrta.
Prapashtesa itis ka tė bėje me ndonjė lloj procesi
inflamator (ndezje) nė muskul, nyje, ligament, tendin ose nė
ndonjė organ tė brendshėm. P.sh. tek artritis paraqitet
inflamacioni i nyjave. Kėto gjendje janė kronike dhe paraqiten
si pasojė e lėndimeve akute tė pa mjekuara.
Nėse ndjeni cilindo nga kėto simptoma ndalni menjėherė
ushtrimet! Kjo ndėrprerje duhet tė zgjatė sė paku 48 orė. Do
tiu ndihmojė nėse vendosni akull nė vendin e lėnduar dhe e
mbani atė pėr 20-30 minuta. Vendin e lėnduar mund ta lidhni me
peshqir ose me fashė, tė cilėt nuk duhet ti shtrėngoni shumė.
Kur jeni duke pushuar, provoni ta ēoni pjesėn e lėnduar tė
trupit tuaj mbi nivelin e zemrės. /Telegrafi/
*****************************************************
Page 1 of 1