URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Fizioterapia Shqiptar
  HTML https://fizoterapiashqip.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: Neuro Fizioterapi 
       *****************************************************
       #Post#: 3--------------------------------------------------
       Skleroza Multiple
   DIR By: ari.02
       Date: May 28, 2017, 6:45 pm
       ---------------------------------------------------------
       Multiple skleroza
       Multiple Skleroza ėshtė sėmundje e rėndė e njeriut, nė sistemin
       nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje tė ndryshme, tė
       cilat vijnė kohė pas kohe. Ankesat tipike tė kėsaj sėmundje
       janė: ligėshtimi (dobėsimi) nė duar apo kėmbė; ndjenja e tė
       qenit tė pirė (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartė dhe
       pengesa nė shikim. Nė raste tė shpeshta kėto ankesa kalojnė
       vetvetiu pas njė kohe por edhe mund tė mbesin.
       Kėto ankesa rikthehen pas disa muajve pushimi e ndodhė qė tė
       vonojnė edhe vite. Nganjėherė ankesat nuk zhduken tėrėsisht dhe
       lėnė pas veti gjurmė. Me ripėrtėritjen kohore tė ankesave
       shtohen dhe pengesat.
       Si shkaktar i kėsaj sėmundjeje merret dėmtimi i pjesshėm i
       Myelins-it, njė lloj membrane e paraqitur nė shumė pjesė tė
       sistemit nervor, e cila e izolon nervin pėr bartjen e ushqimit
       gjegjėsisht pėr pėrcjelljen e nevojshme tė sinjalit nervor.
       Dėmtimet mund tė jenė nė pjesė tė ndryshme tė trurit dhe tė
       palcės kurrizore dhe mund tė ripėrtėrihen (shėndoshen). Nė raste
       kur dėmtimet janė mė tė thella d.m.th e kanė prekur edhe vetė
       nervin, atėherė ato dėmtime mbesin edhe pėrkundėr ripėrtėritjes
       sė membranės (gjer.: Myelinės).
       Multiple Skleroza e prekė njeriun mė sė tepėrmi ndėrmjet moshės
       sė 20 dhe 40. Nga kjo sėmundje vuajnė mė shumė femrat se
       meshkujt. Pasi qė gratė e prekura nga sėmundja nė shtatzėnėsi do
       tė kenė mė shumė ankesa, ju udhėzohet tė heqin dorė nga lindja e
       foshnjeve.
       Parandalimi i kėsaj sėmundjeje nuk ėshtė i mundshėm. Mirėpo jeta
       e lumtur dhe dėshira pėr jetė bėjnė ēudira.
       Nė raste dyshimi duhet bėrė analiza neurologjike (kontrollimin e
       membranės). Nė bazė tė matjes sė sasisė sė ujit nė tru, shpesh
       mund tė nxirret pėrfundimi nėse vuan personi me ankesa nga kjo
       sėmundje. Nganjėherė ėshtė i nevojshėm edhe njė fotografim me
       rėntgen i njė shtresė apo njė EEG.
       Pėr tė ndihmuar procesin e ripėrtėritjes sė membranės, personave
       tė prekur nga kjo sėmundje ju duhet tė jenė sa mė aktiv.
       Ushtrimet e qetėsimit ndihmojnė nė zvogėlimin e dhimbjeve tė
       muskujve. Po ashtu edhe bisedat me personat e prekur nga kjo
       sėmundje janė njė ndihmė e mirė.
       Multiple Skleroza ėshtė e pashėrueshme. Me medikamente (barna)
       tė ndryshme provohet dobėsimi i sistemit tė imunitetit. Pėr kėtė
       qėllim pėrdoren barnat e ngjashme, tė cilat pėrdoren kundėr
       tumorit, Azathiopin, Cyclophosphamid dhe Methotrexat. Po ashtu
       edhe Kortisoni (glykokortikoid) pėrdoret pėr kėtė qėllim. Tė
       gjitha kėto barna janė tė rėnda dhe kanė ndikime tė thella nė
       shėndetin e njeriut. Tek njė pjesė e tė sėmurėve me terapinė
       Interferon ėshtė i mundshėm rrallimi i paraqitjeve tė ankesave
       si dhe i dhimbjeve. Terapia me Botulinum-toksin (helm i bakterit
       Clostridium botulinum), e paraparė pėr ankesat nė muskul,
       gjendet nė fazėn fillestare provuese. Nganjėherė ndihmojnė
       barnat kundėr gėrqit tė muskujve (p.sh.:Lioresal) por ndodhė qė
       edhe ta keqėsojnė gjendjen duke e shtuar intensitetin e
       dhimbjeve. Gjimnastika mjekėsore luan njė rol qendror.
       Ergoterapia po ashtu ndihmon pėr kalimin e ditės edhe pėrkundėr
       dhimbjeve.
       *****************************************************
       Page 1 of 1