URI:
   DIR Return Create A Forum - Home
       ---------------------------------------------------------
       Fizioterapia Shqiptar
  HTML https://fizoterapiashqip.createaforum.com
       ---------------------------------------------------------
       *****************************************************
   DIR Return to: Neuro Fizioterapi 
       *****************************************************
       #Post#: 2--------------------------------------------------
       Paraliza faciale ose paraliza e fytyrės
   DIR By: fizioterapiashqip
       Date: May 28, 2017, 6:40 pm
       ---------------------------------------------------------
       Paraliza faciale ose paraliza e fytyrės ėshtė njė sėmundje qė
       vjen nga demtimi e nervit tė shtatė tė kokės, i cili inervon
       muskujt e fytyrės (tė ballit, tė kapakėve tė syve, faqeve,
       buzėve etj.).paraliza e nervit facial
       Dėmtimi i tij bėhet nga tė ftohtit (rrymimi i ajrit),
       infeksionet (gripale, otitet, etj.), shtypjet e nervit pėrgjatė
       rrugės sė tij nga shkaqe tė ndryshme, manipulimet e
       stomatologėve etj. Nė shumicėn e rasteve, dėmtimi i nervit tė
       fytyrės, pėr pasojė edhe paraliza faciale, ndodh nga
       inflamacioni i kėtij nervi dhe nė kėto raste ne nuk arrijmė tė
       gjejmė ndonjė shkak preciz.
       Nė kėtė rast, paraliza faciale emėrtohet (Ex frigore) nga tė
       ftohtit. Shkaqet e sipėr pėrmendura janė ato qė japin tė ashtu
       quajturėn paralizė faciale periferike, sepse ka edhe njė lloj
       tjetėr paralize faciale qė quhet paraliza faciale centrale e qė
       ka shkaqe tė tjera. Kėshtu qė mjeku fillimisht bėn dallimin e
       paralizės centrale nga ajo periferike.
       Paraliza faciale periferike ėshtė patologji mė e shpeshtė.
       Shenjat klinike tė saj janė: vėshtirėsi ose pamundėsi pėr ta
       rrudhur ballin (nga ana e sėmurė), pėr tė mbyllur syrin, pėr tė
       fryrė faqet, pėr tė fėrshėllyer si dhe vėrehet tėrheqje e kėndit
       tė gojės nga ana e shėndoshė. Mund tė ketė edhe lotim tė syrit,
       prishje tė shijes nė gjysmėn e gjuhės nga ana e sėmurė si dhe
       dhimbje prapa veshit.
       Muskujt
       Lėvizjet e muskujve tė fytyrės arrihen me anė tė nervit tė
       fytyrės qė quhet nervi facial. Me urdhrat qė vijnė nga truri,
       fytyra jonė merr pamje tė ndryshme duke formuar shprehje tė
       ndryshme. Nėse disa sėmundje apo probleme tė ndryshme bėhen
       shkak qė kjo lidhje tė ndėrpritet, atėherė edhe lėvizjet fytyrės
       humbasin plotėsisht apo pjesėrisht. Nė mjekėsi kjo gjendje quhet
       paraliza faciale. Nervi facial fillon nga ponsi dhe pasi kalon
       nga veshi i brendshėm, pastaj i mesėm, arrin te muskujt e
       fytyrės. Por ai, gjatė kėsaj rruge, kalon edhe mes gjėndrave tė
       pėshtymės.
       Pėrgjatė rrugės nė veshin e mesėm ka pranė dhe nervin e
       dėgjimit. Gjithashtu, gjatė rrugės, nervi facial jep edhe disa
       degė qė kanė detyra tė ndryshme. Pėr shembull, njė pjesė e
       shijes sė ushqimeve, lotimi, pėshtyma realizohen me anė tė
       degėve tė nervit facial. Paraliza faciale mund tė shkaktohet nga
       shumė sėmundje apo probleme qė prekin zonėn mes trurit dhe zonės
       pons apo mes kėsaj zone dhe muskujve tė fytyrės. Shkaktari
       kryesor nė rrugėn mes trurit dhe ponsit ėshtė hemorragjia
       cerebrale, e cila ndiqet nė repartin e neurologjisė. Kėto
       paraliza quhen paraliza faciale qendrore. Kurse dėmtimet pas
       ponsit deri tek muskujt e fytyrės krijojnė paralizėn faciale
       periferike.
       Shkaktarėt
       Shkaktarėt e paralizės periferike janė tė shumtė. Paraliza Bell
       ėshtė paraliza faciale mė e shpeshtė. Shkaku nuk dihet
       plotėsisht. Mendohet pėr njė ėnjtje nė veshin e brendshėm. Dihet
       qė ndikohet prej erės dhe tė ftohtit. Nuk ka ndonjė shenjė
       tjetėr veē humbjes sė funksionit tė nervit. Kjo dhe e bėn tė
       dallohet nga shkaqet e tjera. Nė tė shumtėn e rasteve shėrohet
       plotėsisht. Sindromi Ramsay Hunt shkaktohet prej viruseve. Plus
       mosfunksionimit tė mirė tė nervit ka dhimbje dhe disa lezione
       (plagė) nė rrugėn e jashtme tė veshit. Ka mė pak mundėsi tė
       shėrohet plotėsisht nė krahasim me paralizėn Bell. Infeksionet e
       veshit tė mesėm (otitis media) janė njė tjetėr rrezik pėr
       shfaqjen e paralizės faciale. Tek fėmijėt otitis media akut,
       kurse tek tė rriturit kroniku duke arritur tek nervi e dėmton
       atė. Sėmundjet sistemike si: tensioni i lartė, diabeti,
       neuritis, mungesa e vitaminave ndikojnė negativisht nė paralizėn
       faciale. Edhe tumoret qė shkaktohen nė zonat e rrugės ku kalon
       nervi facial mund tė shkaktojnė paralizė. Mund tė jenė tė mirė
       (bening) ose tė kėqij (maling). Sidomos tumoret e gjėndrave tė
       pėshtymės.
       Goditjet nga jashtė qė vijnė drejt veshit apo fytyrės janė
       rreziku i radhės pėr paralizėn faciale. Sė fundi, pėr sa u
       pėrket shkaktarėve tė kėsaj sėmundjeje tepėr tė rrezikshme, edhe
       operacionet e ndryshme qė realizohen nė kokė, vesh apo tek
       gjėndrat e pėshtymės mund tė shkaktojnė pa dashje dėmtim tė
       nervit.
       Parandalimi
       Paraliza faciale mund tė parandalohet. Nėse e dimė se cilat janė
       shkaqet, paraliza faciale mund tė parandalohet, duke evituar
       ekspozimin ndaj tyre, pėr shembull, duke u mbrojtur nga
       korrentet e erės, tė ftohtit, kujdes gjatė manipulimeve dentare,
       ruajtje nga infeksionet sa tė jetė e mundur mė shumė. Paraliza
       faciale ėshtė mė e shpeshtė nė stinėn e dimrit, pikėrisht
       atėherė kur edhe mundėsia pėr t’u ekspozuar ndaj tė ftohtit dhe
       korrenteve tė erės ėshtė mė e madhe. Epidemitė dhe pandemitė
       virale, si dhe infeksionet janė mė tė shpeshta, duke ndikuar
       edhe nė dobėsimin e sistemit vetėmbrojtės (imunitar) tė
       organizmit. Nė kėtė lloj dėmtimi tė nervit tė fytyrės, qė ėshtė
       edhe mė i shpeshti, ndikon njė lloj predispozicioni natyral i
       vetė individit pėr t’u sėmurur nga kjo paralizė; nė tė kundėrt,
       tė gjithė do tė pėsonim njė paralizė tė tillė. Mjekėt neurologė
       shpjegojnė se ēfarė ndodh kur kemi paralizė faciale. Sipas tyre,
       sė pari, vihet re se humbasin ose pakėsohen lėvizjet dhe
       shprehjet e fytyrės. Pėr shembull: lėvizjet si tė qeshurit, tė
       ngresh vetullat, tė frysh faqet, tė tregosh dhėmbėt. Ndodh
       pakėsimi i lotėve, pakėsimi i pėshtymės, humbje e shijes, rritet
       ndjeshmėria ndaj zhurmave.
       Trajtimi i sėmundjes bėhet sipas shkakut
       Nėse dyshohet pėr paralizėn e Bell-it nuk ka nevojė pėr ndonjė
       ekzaminim. Por, duke qenė se ilaēet qė do tė pėrdoren, mund tė
       shkaktojnė rritje tė sheqerit dhe tė tensionit bėhen matjet e
       kėtyre parametrave pėrpara se tė shkruhen ilaēet. Tjetėr
       ekzaminim qė mund tė bėhet nėse nevojitet ėshtė skaneri ose
       rezonanca manjetike, nėse dyshohet pėr njė tumor nė kokė apo tek
       gjėndrat e pėshtymės. Mund tė bėhet njė EMG (elektromielogram),
       njė test dėgjimi, njė test pėr lotėt (Schrimer). Apo teste para
       operacionit qė testojnė pėrēimin e sinjaleve tė nervit. Mjekėt
       neurolog theksojnė se paraliza faciale ėshtė njė sėmundje qė
       duhet tė kurohet sipas shkakut. Pėr shembull, tek paraliza Bell
       me ilaēe. Nėse nuk vuan nga ndonjė problem tjetėr (stomaku,
       tensioni, diabeti) mund tė pėrdoren kortikosteroidėt dhe
       vitamina B. Pėrdoren krema me antibiotik, lotė artificialė.
       Fizioterapia me procedura tė shumta bėnė tė mundshme rikthimin e
       funksioneve muskulore tė fytyres dhe rikthimin  e tyre nė
       gjendjen normale, ku pėrdoret stimulimi elektrik, masazha
       manuale dhe aktivizimi specifik i muskujve tė fytyrės. Edhe
       pėrdorimi i ēamēakėzėve pėr muskujt, masazhi nė fytyrė apo uji i
       ngrohtė janė tė dobishme. Madje, mund tė themi se trajtimet e
       mėsipėrme janė tė nevojshme, sidomos nėse paraliza zgjat shumė
       dhe gjatė kėsaj kohe muskujt e fytyrės nuk janė vėnė nė punė dhe
       mund tė ndodh qė edhe kur tė riparohet nervi ata tė mos
       funksionojnė pasi janė dobėsuar. Pastaj, sipas shkakut, mund tė
       duhen antibiotikė. Pėr shembull, pėr otitin media pėrdoret
       operacioni pėr tumoret apo ilaē kundėr viruseve tek sindroma
       Ramsay Hunt. Edhe nė rastet e paralizės Bell mund tė ndėrhyhet
       kirurgjikisht nė varėsi tė pėrgjigjes sė ilaēeve, gradės sė
       paralizės apo testeve elektrofiziologjike.
       Shkaktarėt tjerė tė paralizės faciale
       Infeksionet e veshit tė mesėm
       Sėmundjet si: tensioni i lartė, diabeti, neuritis, mungesa e
       vitaminave.
       Tumoret e ndryshme, sidomos ata tė gjėndrave tė pėshtymės.
       Goditjet nga jashtė qė vijnė drejt veshit apo fytyrės.
       Operacionet e ndryshme qė realizohen nė kokė, vesh apo tek
       gjėndrat e pėshtymės.
       *****************************************************
       Page 1 of 1